Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Apeli i fortë i Gjicit: Policia të marrë përgjegjësitë ose bllokojmë kampionatin

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Siguria në stadiumet shqiptare ka kaluar në dorë të policisë private, por që në ndeshjen e parë u përballëm me një situatë kaotike në Korçë ku tifozeritë u përleshën me njëra-tjetrën. Policia private nuk ishte në gjendje që të ruante rendin në stadium dhe iu desh që të ndërhynte policia e shtetit që të qetësoheshin gjakrat. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka trajtuar me shumë shqetësim këtë pjesë, pasi vihet në diskutim siguria e tifozëve në stadium. Ai shprehet se policia e shtetit duhet të garantojë mbarëvajtjen e ndeshjes,, në të kundërt duhet të bojkotojmë kampionatin.

“Unë e kam thënë që siguria në stadiumi nuk mund të bëhet me polici private. Është e pamundur. Nuk janë pjekur akoma kushtet në Shqipëri, dhe tifozeria nuk është ndërgjegjësuar akoma për të pasur siguri me polici private. Është e pamundur. Me Policinë e Shtetit kemi pasur probleme, edhe në vitet e kaluara. Nuk janë akoma kushtet e pjekura, për të hequr Policinë.

Zgjidhje është të rikthehet Policia e Shtetit në krye të detyrës, sepse ligji e përcakton qartë, që të garantojë sigurinë publike. Aty kemi të bëjmë me njerëz, me tifozë, futbolli është sport masiv. Ka shumë tifozë, vijnë lloj-lloj tifozi. Kemi pas shumë tifozë në Kukës, vinin në stadium, thyenin stolat, i merrte policia 2-3, e më pas i nxirrte. Ata përsëri ata punë bënin. Pavarësisht se në Kukës tifozët patën një qetësi, dhe nuk kishim ato probleme si në vitin e parë, nuk kemi pasur ngjarje të rënda. Por, në përgjithësi kur luajnë ekipet rivale, ato kryesore, do kemi përsëri probleme me sigurinë.

Jam dakord që të gjithë presidentët në Shqipëri, ne duhet të bllokojmë kampionatin nëse Policia nuk kthehet të ruajë stadiumet. Kemi të bëjmë me sigurinë publike. Jo pafundësisht mund të  shkojë kjo gjë, pasi ka kosto edhe Policia. Këto ekipe mbahen për njerëzit, sepse në fund ne heqim dorë nga futbolli, dhe nuk ka më futboll. Të 10 ekipet e Superligës duhet të bllokojmë kampionatin nëse nuk rikthehet Policia.

Janë të pafuqishëm edhe nga ana financiare, është një kosto e madhe, në një kohë që nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti për të mbajtur klubet. Zero ndihmë. Gjithçka, shpenzimet i kanë vetëm presidentët. Flas për Superligën, nuk e di për Kategorinë e Parë. Mesa di unë, 99% të ekipeve të Superligës, mbahen nga presidentët. Ne investojmë, por asetet janë të shtetit. Ne mbajmë një aktivitet që ka shumë kosto, dhe tani na shtohen edhe kostot e policisë private, dhe nuk është problemi, se ja e përballuam 3-4 ekipe, por nuk realizojmë dot atë që merret përsipër, siguria publike.

Tifozët kanë pasur sherre me Policinë e Shtetit, jo më pastaj me policitë private. Ato nuk i llogarisin private. Unë e di se çfarë është, sepse e kam pasur vetë, e di se sa siguri mund të bëjë, por me turma masive, nuk është e përgatitur. E patë çfarë bënë tifozët në Korçë. Duhej policia e shtetit të stabilizojë gjendjen. Sapo ka filluar kampionati, sepse kur të kalojnë 1-2 muaj, do fillojë të ketë akoma më shumë rivalitet. Unë i bëj thirrje kolegëve, presidentëve të klubeve, të mblidhemi, që Policia të marrë përsipër sigurinë, dhe nëse ata nuk reagojnë, ne duhet të bllokojmë kampionatin.” – deklaroi Gjici.

Tags: ApelibllokojmëfortëGjicitkampionatinmarrëpërgjegjësitëpolicia

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Next Post

Wanda rrëfen tradhtinë që i bëri Maxi Lopezit me Icardin: Ai nuk kishte para

Ja pse Napoleon Bonaparti mund të ketë origjinë shqiptare (Video)

‘Policia gri’ në aksion, por buxhetit i mungojnë 65 mln euro për 7-mujorin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

by mirseda
11:53 | 08/06/2026
0

Ka nisur seanca gjyqësore e radhës në ngarkim të Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë të...

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026

Mungesat në Kuvend u kushtojnë deputetëve mijëra lekë, zbulohen emrat e deputetëve që u penalizuan

11:10 | 08/06/2026
BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

“Mbro natyrën, sa je në kohë!”, Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës, mesazhi i fortë

11:03 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com