Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Topa të zjarrtë dhe hardhuca? Gjërat më të çuditshme që kanë rënë nga qielli

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Topa të zjarrtë dhe hardhuca? Gjërat më të çuditshme që kanë rënë nga qielli

Shkëmbinjtë hapësinorë rrëzohen në Tokë, duke sjellë përbërës që janë formuar miliarda vjet më parë. Anijet kozmike kryejnë manovra mbresëlënëse në ajër, por shpërthejnë shumë shpejt kur ulen në Tokë. Dhe nganjëherë, iguanat bien nga pemët. Ja gjërat më të çuditshme që kanë rënë ndonjëherë nga qielli:

Topi i zjarrtë shpërthyes mbi bregdetin e Tazmanisë

Studiuesit kapën imazhet e pabesueshme kur një meteor i gjelbër dhe i shndritshëm, ra në bregun jugor të Tazmanisë në Australi. Anija kërkimore “Investigator”, në pronësi të agjencisë shkencore kombëtare të Australisë, CSIRO, e filmoi topin e zjarrit ndërsa ai shpërtheu në atmosferën e Tokës, kaloi qiellin dhe më pas u shpërbë mbi bregdetin tazman.

Meteori me ngjyrat e ylberit u gjet në Kosta Rika

Një shkëmb hapësinor me ngjyrat e ylberit u shemb mbi Kosta Rika në vitin 2019, dhe shpërndau mbetjet e tij midis fshatrave La Palmera dhe Aguas Zarcas. Tani, studimet e vazhdueshme lënë të kuptohet se topi i zjarrit mund të përmbajë blloqet kimike të ndërtimit të jetës.

Në fillim meteori i butë u nda nga një asteroid më i madh, që u formua nga pluhuri i një mjegullnaje antike. Ajo mjegullnajë do të lindte më vonë Sistemin tonë Diellor. Meteori i ylberit përmban përbërje komplekse të karbonit, të cilat mund të përfshijnë edhe aminoacidet, të cilat mund të bashkohen për të formuar proteina dhe molekula si ADN-ja.

Shpërthimi i papritur i një prototipi të SpaceX

Programi Starship i SpaceX, lëshoi në atmosferë një prototip të quajtur SN8 gjatë një fluturimi provë në lartësi të mëdha. Çdo gjë shkoi sipas planit, me përjashtim të uljes. Prototipi u ngrit nga struktura e SpaceX Boca Chica në Teksas dhe u ngjit në lartësinë 12.5 km, duke kryer manovra komplekse ajrore. Më pas ai zbriti në një pistë të përcaktuar, por shpërtheu në flakë.

Një meteorit në Miçigan

Një meteor u shkatërrua në qiellin e qytezës Hamburg në Miçigan të SHBA-së, dhe pjesët e tij ranë poshtë në një liqen të ngrirë. Kjo ngjarje ndodhi në janar 2018. Pasi analizuan plotësisht shkëmbin hapësinor, shkencëtarët njoftuan se meteori përmbante mijëra përbërje organike të formuara miliarda vjet më parë.

Përbërjet datojnë që në ditët e para të Sistemit tonë Diellor, ç’ka do të thotë se meteoritët që u rrëzuan në Tokë mund të kenë molekula të ngjashme. Përbërësit organikë nga meteorët mund të përfshijnë edhe mikrobe primitive, ndaj studimi i meteorit të Miçiganit mund të na japë një vështrim më të qartë mbi jetën e hershme në planet.

Mbeturinat e kometës mund të kenë rrafshuar një fshat antik sirian

Fshati prehistorik i Abu Hurejra në Sirinë Veriore, strehonte fermerët e parë të njohur në Tokë. Por më pas një incident misterioz dhe i zjarrtë e shkatërroi atë, duke lënë kryesisht mbetjet e kasolleve prej kashte të veshura me karbon. Midis rrënojave, eksploruesit gjetën gjithashtu sfera qelqi të formuara nga shkrirja e tokës, mostra të pasura me hekur dhe squfur dhe nano-diamantë.

Shkencëtarët i shqyrtuan më nga afër këto materiale qelqi, dhe zbuluan se ato mund të ishin formuar vetëm në temperatura mbi 2.000 gradë Celcius. Ekipi arriti në përfundimin se fragmente nga një kometë që kalonte andej ka të ngjarë të kenë shpërthyer mbi fshat, duke lëshuar një valë të nxehtë e të zjarrtë që dogji fshatin dhe tokën poshtë tij.

Shi hardhucash mbi banorët e Floridës

“Temperatura të ulëta me shansin për të rënë zvarranikë nga qielli”. Ky është në thelb paralajmërimi që Shërbimi Kombëtar i Motit dërgon kur temperatura bie nën 4.4 gradë Celsius në Floridën e Jugut. Kjo ndodh pasi kur freskohet moti, iguanat që rrinë zakonisht në majë të pemëve bëhen shumë të dobëta për t’u mbajtur në degë. Ndërsa metabolizmi i tyre ngadalësohet, hardhucat ngurtësohen, bien në tokë dhe duken si të ngordhura. Por sapo koha nis të ngrohet, ato nisin të lëvizin si zakonisht.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/here-s-7-strange-things-that-fell-from-the-sky

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Mbeturinat e kometësShi hardhucashTopi i zjarrtë shpërthyes

TË LIDHURA

Policia Bashkiake Tiranë u bën thirrje tregtarëve: Zhvendosuni në tregjet publike
Aktualitet

Policia Bashkiake Tiranë u bën thirrje tregtarëve: Zhvendosuni në tregjet publike

13:46 | 05/07/2025
Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur
Bota

Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur

13:29 | 05/07/2025
Operacioni “Baza”/ Zbulohet fole prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy kineze
Aktualitet

Operacioni “Baza”/ Zbulohet fole prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy kineze

12:29 | 05/07/2025
Next Post
“Dyshoja se më tradhtonte”, 59-vjeçari flet pasi ekzekutoi dy motrat

“Dyshoja se më tradhtonte”, 59-vjeçari flet pasi ekzekutoi dy motrat

In memoriam: Një takim me “Viktorin e tmerrshëm”

In memoriam: Një takim me “Viktorin e tmerrshëm”

Nga QAnon tek Xhonatan Galindo, mashtrimet më absurde të vitit 2020

Nga QAnon tek Xhonatan Galindo, mashtrimet më absurde të vitit 2020

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00
Kosovo

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

by mirseda
14:03 | 05/07/2025
0

Arben Loshi ,sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që...

Policia Bashkiake Tiranë u bën thirrje tregtarëve: Zhvendosuni në tregjet publike

Policia Bashkiake Tiranë u bën thirrje tregtarëve: Zhvendosuni në tregjet publike

13:46 | 05/07/2025
Operacioni ‘Strike’/ Arrestohet 50-vjeçari, banesa e kthyer në biznes armësh

Operacioni ‘Strike’/ Arrestohet 50-vjeçari, banesa e kthyer në biznes armësh

13:32 | 05/07/2025
Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur

Përplasje e fuqishme/ Pesë automjete ‘përballen’ në autostradë, raportohen të plagosur

13:29 | 05/07/2025
Nis në Vlorë lirimi i hapësirave publike, Dredha: Do vijojmë çdo ditë

Nis në Vlorë lirimi i hapësirave publike, Dredha: Do vijojmë çdo ditë

13:27 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com