Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Top Channel, artileria e rëndë mediatike që po i kundërvihet Ramës

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Top Channel, artileria e rëndë mediatike që po i kundërvihet Ramës

Prezantimi i Ben Blushit si Drejtor i  Përgjithshëm i  televizionit më të madh në vend ka rindezur edhe njëherë zërat se Top Channel po merr një drejtim opozitar në konflikt të hapur me qeverinë.

Ben Blushi u emërua në këtë detyrë menjëherë pasi la partinë që kishte themeluar vetë 7 muaj më parë dhe që u ngrit si një lëvizje proteste kundër kastës politike në përgjithësi, por kundër Edi Ramës në veçanti. Janë të njohura qëndrimet e Blushit, sa në parlament, si në publicistikë kundër kryerilindësit.

Por, në fakt Blushi po hyn në këtë TV me këmbën e djathtë pasi më parë presidentja e tij, Vjollca Hoxha e kishte spastruar rrugën nga të gjithë ata që ajo i  ka quajtur si emisarë të Edi Ramës brenda ekranit të saj.

Vetë Vjollca Hoxha ka pranuar në rrethe të ngushta se për një kohë të gjatë qeveria e kishte kapur ekranin e saj dhe politikat editoriale vendoseshin më parë në zyrën e shtypit të kryeministrit.

Ndërsa këta të fundit e kanë paraqitur konfliktin e sapo rindezur, Rama – Top Channel si një tentativë të bashkëshortes së Dritan Hoxhës për të marrë një pjesë të tepsisë së pushtetit të fituar në 2017.

 “Znj Hoxha ka kërkuar ndërmarrje publike dhe leje ndërtimi në Tiranë” i  thotë një këshilltar mediatik i  Edi Ramës atyre që e pyesin për këtë konflikt.

Ndërsa nga ana tjetër, një nga njerëzit e afërt të Erion Velisë që shpërndan lejet e kullave në Tiranë, arsyetoi ndryshe në një reagim për Lapsi.al.

“Edhe nëse është kështu, pra edhe nëse ky është një konflikt shumë larg atij që mund të jetë interesi publik, duhet pranuar se Rama është treguar i  padrejtë me Top Channel. Ai nuk mund t’i japë benefite, leje ndërtimi, rrugë në kuadër të projektit 1 miliardë euro, konkurrentëve direktë të Topit dhe të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Në rastin më të mirë kjo krijon një pabarazi të kamufluar ne tregun e mediave. Shikoni p.sh sa ka ndryshuar diferenca e shikueshmërisë mes Topit dhe Klanit që kur Edi Rama është në pushtet. Duket qartë që Klan është furnizuar me të ardhura jashtë fushës së mediave”.

Por cilado qoftë nga arsyet, parimore ose jo, duket se Top Channel po barrikadohet përditë e më shumë kundër qeverisë. Dhe marrja e frenave nga Blushi është simboli i  qartë për këtë.

Por jo i  vetmi.

Më parë në drejtimin e lajmeve Sokol Balla u zëvendësua nga një gazetar që vinte nga një eksperiencë e gjatë një ABC, një televizion që përpara sesa Frangaj t’ia bënte dhuratë Ramës ishte pozicionuar fort kundër qeverisë.

Po ashtu edhe zëvendësimi i  Top Story nga “Të Paekspozuarit” një emission që Ylli Rakipi e solli në Top pas një kryqëzate të gjerë kritikash me aferat e rilindeje që e zhvilloi në Nevs 24, është në të njëjtën frymë.

Pra nganjëherë mjafton të lexosh emrat për të kuptuar politikat. Dhe përtej konfliktit që mund të ketë pronarja e Topit me kryeministrin, rruga e televizionit më të madh në vend tani mund të dekriptohet nga figurat që do të luajnë këtej e tutje një rol kyç në politikën editoriale të Top Channel. (Lapsi.al)

Tags: artileriakundërvihetmediatikeRamësrëndëTop-Channel

TË LIDHURA

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin
Politikë

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT
Aktualitet

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

16:44 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

16:33 | 09/02/2026
Next Post
Vota kundër SHBA-ve në OKB, PD rezolutë në Kuvend

Vota kundër SHBA-ve në OKB, PD rezolutë në Kuvend

I hoqën titullin kampion bote, McGregor: Do jem pas jush si hije

I hoqën titullin kampion bote, McGregor: Do jem pas jush si hije

SHBA-të me rrjet shtetëror 5G

SHBA-të me rrjet shtetëror 5G







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së
Kosovo

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

by mirseda
17:19 | 09/02/2026
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit...

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

16:44 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

16:33 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com