Prej muajsh Hong Kongu po përballet me protesta agresive, por ditën e sotme është shënuar një ngjarje e pazakontë.
Një protestues, i cili ka qenë i pajisur me thikë, ka sulmuar një politikani duke i kafshuar veshin. Bëhet fjalë për Andrew Chiu, një këshilltar lokal pro-demokracisë.
Shumë protestues të tjerë i dolën në mbrojtje politikanit dhe tentuan të ndërhyjnë për t’i ndarë. Por, nga përplasja mbetën të plagosur 5 persona.
Kjo skenë çnjerëzore shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët u alarmuan, pasi ky episod u shënua në ambientet e jashtme të një qendre tregtare.