Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tkurrje e shtresave akullnajore në Antarktidë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Tkurrje e shtresave akullnajore në Antarktidë

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara thonë se kanë arritur të analizojnë si kurrë më parë shtresat akullnajore të Antarktidës falë të dhënave të mbledhura gjatë 25 vjetëve nga satelitët.

Falë një fondi nga NASA, shkencëtarët arrijnë në përfundimin se shtresat akullnajore kanë humbur një sasi prej afro 4,000 gigatonë që nga 1994, një proces që mund të mbushë Kanionin e Madh me ujin e çliruar nga shkrirja.

Ndryshimet klimatike po rezultojnë në ngrohje më të shpejtë të Arktikut dhe Antarktidës se sa të pjesëve të tjera të planetit. Por në këto zona mbledhja e të dhënave nuk është e lehtë.

Susheel Adusumilli, kryesues i studimit

“Zakonisht kur ndjek ndryshimet në oqeane, shkon me anije dhe analizon. Por në Antarktidë, pasi oqeanet janë nën shtresa të mëdha akulli, duhet të përdorim të dhëna satelitore,” thotë Susheel Adusumilli, kryesues i studimit.

Një ekip shkencor i udhëhequr nga studiues të Institutit të Oqeanografisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego ka analizuar të dhëna nga satelitët për të ndjekur ndryshimet në shtresat akullnajore të Antarktidës gjatë 25 vjetëve të fundit.

“Në 25 vjetët e fundit kemi mbledhur të dhëna shumë të mira nga satelitët e Agjencisë Evropiane të Hapësirës që na ndihmojmë të masim trashësinë e akullit në Antarktidë. I mblodhëm gjithë këto të dhëna për të analizuar ritmet e shkrirjes së akullit,” thotë zoti Adusumilli.

Një ndër burimet e të dhënave është sateliti i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, CryoSat-2 që u lëshua në 2010.

“Radari lëshon një rreze të fortë energjie. Rrezja lëshohet nga sateliti që lëviz rreth 400 milje nga Toka, godet akullin dhe kthehet,” shpjegon shkencëtari.

“Ne masim kohën që i duhet sinjalit të godasë akullin dhe të kthehet në satelit. Sa më shumë kohë që duhet, aq më poshtë ka rënë shtresa e akullit. Nëse koha është më e shkurtër, akulli është ngritur më lart mbi sipërfaqe”.

Studimi i të dhënave të 25 viteve të fundit zbuloi variacione të shumta në shtresën e akullit, por në total kishte humbje.

Zoti Adusumilli thotë se studimi i ri ofron një “pamje më të përgjithshme” të ndërveprimit mes shtresave akullnajore dhe oqeanit. Ai beson se ky studim do të përdoret për të parashikuar ngritjen e nivelit të deteve, pasi shkrirja e akullnajave do të sjellë sasi më të mëdha uji në qeane.

“Analiza e të dhënave të grumbulluara gjatë 25 vjetëve tregon se ka pasur humbje të vogël në fillim, një humbje të madhe në periudhën 2000-2010, më pas ritmet e shkrirjes u zvogëluan përsëri,” thotë zoti Adusumilli.

“Nëse analizon vetëm vitet 2000-2010, e ekzagjeron humbjen e shtresave, por nëse analizon të dhënat e 25 vjetëve, del me një përllogaritje më të saktë të situatës”.

Ekspeditat në Antarktidë janë të kufizuara në periudha vjetore. Po ashtu këtë vit shumë projekte janë anuluar nga pandemia.
Satelitët lejojnë monitorim të situatës gjatë gjithë vitit. Studimi u botua në revistën “Nature Geoscience”. /Voa

Tags: antarktideshtresa akullnajoretkurrje

TË LIDHURA

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra
Bota

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Zelensky: Po zgjerojmë mbulimin gjeografik të sulmeve ndaj territorit rus
Bota

Zelensky: Po zgjerojmë mbulimin gjeografik të sulmeve ndaj territorit rus

21:05 | 27/10/2025
Aksident me Lamborghini, dëmi 100 mijë euro
Bota

Aksident me Lamborghini, dëmi 100 mijë euro

20:22 | 27/10/2025
Next Post
A është provokuar Crvena Zvezda në Tiranë? Flet trajneri serb

A është provokuar Crvena Zvezda në Tiranë? Flet trajneri serb

Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara

Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara

Një studim zbulon se si infektohen shumica e gjermanëve

Një studim zbulon se si infektohen shumica e gjermanëve







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë
Kosovo

Gazeta gjermane: Dështimi i Kurtit për formimin e qeverisë zhyt Kosovën në krizë

by mirseda
22:30 | 27/10/2025
0

Gazeta gjermane “Berliner Zeitung” ka publikuar një artikull mbi dështimin e formimit të Qeverisë së re të...

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com