E martë, 20 Tetor, 2020
8 C
Tirana

Thaçi u kërkon deputetëve zgjatjen e mandatit për Dhomat e Specializuara

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara në Hagë.

Përmes një adresimi në rrjetin social, Facebook, Thaçi ka thënë se shpreson se deputetët do ta mbështesin këtë kërkesë.

“I kam kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, “mbështetja e drejtësisë për të bërë drejtësi e nderon Kuvendin e Kosovës, dhe rrit përgjegjësinë e shtetit të Kosovës”.

Mandati i Gjykatës Speciale

Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni do të skadojë këtë vit.

Mandati pesëvjeçar përmendet në amendamentin kushtetues numër 24, në bazë të së cilit edhe është formuar gjykata. Kushtetuta e Kosovës është akti më i lartë juridik i shtetit, ndërkaq që ligjet dhe aktet e tjera juridike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Paragrafi i 13-të i këtij amendamenti thekson që “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do zgjasë në periudhën prej 5 vjetësh, përveç nëse lajmërimi për përfundimin e mandatit bëhet më herët, në përputhje me Ligjin numër 04/ L- 274”. Paragrafi pasues thekson që në mungesë të njoftimit për përfundim të mandatit, mandati do të vazhdojë deri në njoftimin për përfundim të mandatit, që do të publikohet në përputhje me të njëjtin ligj dhe në konsultim me qeverinë.

Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vetë këtë gjykatë.

Dhomat e Specializuara në Hagë, në një mënyrë të vogël, janë një replikë ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës. Ato janë themeluar në kuadër të secilit nivel të sistemit gjyqësor të Kosovës, që nga Gjykata Themelore e deri te Gjykata Kushtetuese dhe e punëson vetëm stafin ndërkombëtar.

Ato financohen kryesisht nga Bashkimi Evropian dhe janë formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare. Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran Dick Marty.

Ky institucion gjyqësor ka mandat për krimet e pretenduara ndaj njerëzimit, për krimet e luftës dhe veprat tjera penale që ndërlidhen me pretendimet nga raporti i Dick Martyt, e të cilat pretendohet që janë kryer në periudhën prej janarit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Në kuadër të gjykatës ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë, ndërkaq që hetimet edhe më tej janë duke u zhvilluar.

Kërkesa për ndryshim të mandatit të Gjykatës Speciale
Më 14 gusht 2020, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës që të ndryshojnë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që njihen si Gjykata Speciale.

Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, pati shpërfaqur kërkesën që përmes amandamentimit të këtij ligji, Gjykata Speciale të hetojë të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës disa herë e kanë quajtur si “raciste dhe të njëanshme” këtë Gjykatë, pasi sipas tyre ajo nuk do të hetojë edhe krimet serbe në Kosovë.

Deri më tani prokurorët kanë intervistuar qindra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga prokurorët janë intervistuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Thaçi më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Në dhjetorin e vitit 2017, ishin 43 deputetë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës që kishin parashtruar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës kishte dështuar dy herë që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...