Gjatë mesditës së sotme, një makinë e transportit të vlerave monetare është përfshirë nga flakët pranë Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytet.
Nga flakët janë shkaktuar shtëllunga tymi në të gjithë zonën, por për fat të mirë ato janë neutralizuar në kohë.
Burimet bëjnë me dije për “Report Tv” se në momentin kur ka marrë flakë, në automjet nuk ka pasur para, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.