Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë psikologjike mbi bashkëshorten dhe vajzën e tij 13-vjeçare.
Alban Balla, banues në kryeqytet, mbrëmjen e së hënës kishte mbërritur në shtëpi në gjendje të dehur duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas dhe vajzës së mitur.
Policia e cila bëri të mundur arrestimin e tij në flagrancë i sekuestroi këtij shtetasi edhe një armë gjahu dhe një sasi fisheku. Përveç dhunës në familje mbi 39-vjeçari Balla rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.
Njoftimi i policisë:
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u sekuestrua një armë gjahu e llojit “Kralmagnum” dhe 38 fishekë. Më datë 15.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :
– Alban Balla, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas, më datë 14.08.2017, rreth orës 22:00, duke qenë në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases D.B., 31 vjeç dhe vajzës së mitur shtetases I.B., 13 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
– Armë gjahu e llojit “Kralmagnum”.
– 38 fishekë, 12 prej të cilëve të vendosur gjerdan.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”,parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.