Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Tirana zyrtare/Nuk ka prani mercenarësh shqiptarë në Ukrainë

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tirana zyrtare/Nuk ka prani mercenarësh shqiptarë në Ukrainë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë ka hedhur poshtë deklaratën e Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ku ai shpreh dyshime se në Ukrainë ka “mercenarë shqiptarë”.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë kategorikisht të premten pretendimet e publikuara në agjencinë ruse të lajmeve, TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptare” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, të cilit i është kërkuar përgënjeshtri,i i lajmit” theksohet në deklaratën zyrtare të kësaj ministrie.

 

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, në krah të Ukrainës

Dyshimet e kreut të diplomacisë ruse Lavrov për një prani mercenarësh shqiptarë janë shprehur mbi rajonin e Donbas-it, në Ukrainën Lindore, e ndarë që nga viti 2014 në territore të veçanta të kontrolluara nga qeveria ukrainase dhe në ato të kontrolluara nga separatistët, të mbështetur nga Rusia. Dyshimet në fjalë janë publikuar në kontekstin e gjerë të krizës mes Ukrainës dhe Rusisë, qëndrimit të unifikuar të Shqipërisë me vendet e tjera anëtare të NATO-s ndaj kësaj krize dhe forcimit të marrëdhënieve në fushën ushtarake mes SHBA dhe Shqipërisë.

Bildergalerie Außenministerinnen der Welt | Olta Xhaçka, AlbanienMinistrja e Jashtme, Olta Xhaçka

Shqipëria ka deklaruar se është në mbështetje “të integritetit territorial, sovranitetit të Ukrainës dhe të së të drejtës sovrane të çdo kombi për të zgjedhur rrugën dhe vendosur për të ardhmen e tij”.

Kryediplomatja e Tiranës, Ministrja Olta Xhaꞔka, e ka cilësuar me “rëndësi strategjike unitetin dhe kohezionin mes vendeve të NATO-s përballë një sfide ndaj sigurisë evropiane”, duke nënkuptuar krizën aktuale Ukrainë-Rusi.

SHBA-Shqipëri akordojnë politikat

Në fillim të këtij muaji qeveria e Tiranës, mori konfirmimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse për ꞔështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria nisi në janar të këtij viti mandatin e saj dy vjeꞔar si anëtare jo e përhershme.

Në një deklaratë të përbashkët shtypi të përfaqësuesve të përhershëm të Gjermanisë, Francës, Irlandës, Estonisë, Norvegjisë, Shqipërisë dhe Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të dhënë të enjten, (17.02)  në vijim të takimit të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, theksohet mbështetja e tyre e plotë ndaj ”pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Kryeministri Rama gjatë një konferencë shtypi, në New York në mes të kësaj jave, (16.02) ku mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, theksoi se “Shqipëria nuk ka asnjë problem me Rusinë, ajo nuk është një vend armik apo kundërshtar. Por Shqipëria do të qëndrojë në një linjë me aleatët perëndimorë dhe SHBA”.

Selia e SOCEUR nga Gjermania në Shqipëri

Burime zyrtare thanë për DW, se në mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posaꞔme të SHBA për Europën, ( SOCEUR-US Special Operations Command – Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri, në vijim “të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal”.

Që nga viti 2009, kur Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s, bashkëpunimi i saj në fushën ushtarake me SHBA ka ardhur duke u forcuar. Ky bashkëpunim nisi para 20 vitesh, kur ushtria shqiptare dërgoi trupa paqeruajtëse në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, Shqipëria ka dërguar edhe 3041 trupa në Afganistan. Ushtarë nga Shqipëria  kanë shërbyer në Irak, në Mosul dhe Bagdad, si pjesë e forcave të koalicionit në Operacionin “Liria e Irakut”. Që nga viti 2015 mes Shqipërisë dhe SHBA ka një Deklaratë të Përbashkët për Partneritetin Strategjik për çështjet globale, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh. /DW

Tags: Ministria për Europën dhe Punët e JashtmeNATOUkrainë

TË LIDHURA

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

22:37 | 22/01/2026
EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm
Aktualitet

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Next Post
Identikiti i presidentit të ri, pas kazusit Meta dhe ri-arrnimi i Kushtetutës

Identikiti i presidentit të ri, pas kazusit Meta dhe ri-arrnimi i Kushtetutës

“L*fta në Ukrainë”, gratë mësojnë si të vetëmbrohen

"L*fta në Ukrainë”, gratë mësojnë si të vetëmbrohen

Ministrja e Jashtme gjermane: BE është gati për sanksione kundër Rusisë

Ministrja e Jashtme gjermane: BE është gati për sanksione kundër Rusisë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com