Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka demostruar përmes disa fotove se punonjësit po punojnë natë e ditë, për një Tiranë më të pastër, ku çdokush duhet të japë kontributin individual, duke mos e ndotur. Bashkëngjitur fotove ai ka shkruar: “Shkëlqen Tirana nga pastërtia! Diku ndërtohet, diku pastrohet, por puna në Tiranë nuk mbaron asnjëherë”, shkruan Veliaj.
Kaq ka mjaftuar, që qytetarët të shpërthenin me komente. Përpos komplimenteve ka edhe kritikë, të cilët e këshillojnë Veliajn që pastrimi të mos mbetet vetëm në qendër, por me prioritet të jenë edhe lagjet e tjera të kryeqytetit.
Siç duket, punonjësit e Bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar. Por Tirana është e madhe, dhe ajo na përket të gjithëve ne. Lali Eri, sipas qytetarëve, duhet të shohë edhe mjaft lagje, të cilat janë të pushtuara nga mbetjet dhe balta.