Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tillerson i shtrin dorën e bashkëpunimit Turqisë

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Tillerson i shtrin dorën e bashkëpunimit Turqisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se marrëdhëniet e acaruara mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë kanë hyrë në rrugën e përmirësimit. Tillerson u shpreh se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të vendosur sigurinë në Sirinë veriore.

Gjithashtu, Tillerson tha sot se do të dëshironte që marrëdhëniet SHBA-Turqi të forcohen më tej dhe dy vendet të bashkëpunojnë për çliruar Sirinë veriore nga ekstremistët.

Por të dy vendet kanë mosmarrëveshje rreth forcave kurde në veri të Sirisë, që Turqia i sheh si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kanë aleatë në luftën kundër Shtetit Islamik.

Duke folur dje në Stamboll, në prag të një vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit, Sekretari Tillerson përgëzoi popullin turk që i doli në mbrojtje demokracisë, por ai nuk i përmendi masat drastike shtypëse që ndërmori qeveria turke pas grushtit të shtetit.

“Atë ditë njerëzit ushtruan të drejtën e tyre të garantuar nga Kushtetuta e Turqisë. Ata i dolën në mbrojtje vendit të tyre dhe ne do ta kujtojmë këdo që u plagos apo humbi jetën atë natë”.

Këto komente, zoti Tillerson i bëri të dielën në një konferencë për naftën në Stamboll.

Grushti i shtetit dështoi pasi mijëra turq dolën në rrugë më 15 korrik të vitit të kaluar, duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit Erdogan për të mos lejuar rrëzimin e tij nga pushteti. Grushti i Shtetit udhëhiqej nga një grup ushtarakësh. Më shumë se 240 njerëz, shumë prej të cilëve civilë, humbën jetën atë natë, në përplasjet e përgjakshme ndërmjet policisë dhe ushtrisë.

Që nga korriku i vitit të kaluar, më shumë se 100,000 njerëz janë pezulluar apo pushuar nga puna në Turqi, si në sektorët shtetërore, ashtu edhe ato private, ndërsa mbi 40,000 të tjerë janë burgosur me akuza të ndryshme, që nënkuptojnë përfshirje në grushtin e shtetit.

Qeveria turke i ka justifikuar këto masa si të domosdoshme për siguruar rendin, por grupet për të drejtat e njeriut në Turqi thonë se presidenti dhe mbështetësit e tij po e përdorin grushtin e shtetit si një pretekst për të mbytur zërat kundër. Ata deklaruan gjithashtu se autoritetet në burgje nuk kanë siguruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe ushqim për të burgosurit si dhe kanë ushtruar tortura çnjerëzore, raporton VOA.

Pas Turqisë Sekretari i Shtetit, Tillerson do zhvillojë edhe një vizitë katër ditore në Kuvajt, Katar dhe Arabinë Saudite ku tema kryesore e diskutimeve do të jetë kriza e Gjirit Persik dhe sanksionet e ashpra që Arabia Saudite dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj Katarit.

Tags: bashkëpunimimarredhenietSHBAsiriturqi

TË LIDHURA

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”
Bota

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar
Bota

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Pezullohet ligji që u ndalonte burrave gjermanë të largoheshin nga vendi pa marrë leje nga ushtria
Bota

Pezullohet ligji që u ndalonte burrave gjermanë të largoheshin nga vendi pa marrë leje nga ushtria

20:29 | 08/04/2026
Next Post
Ivan Perisiç kërkon që të shkojë te Manchester United

Ivan Perisiç kërkon që të shkojë te Manchester United

(VIDEO) Përse dështojmë dhe si mund të ringrihemi?!

(VIDEO) Përse dështojmë dhe si mund të ringrihemi?!

Trump dhe Putin nga samitit i G20-ës në Nokia 3310

Trump dhe Putin nga samitit i G20-ës në Nokia 3310







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com