Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tifozët nuk hanë fara luledielli në stadiumin e ri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Na hëngri goja!

Nga: Lorenc Vangjeli

Pakkush e kujton pamjen klasike e të riut të djeshëm nën regjimin komunist. I papunë, depresiv, shpesh praktikisht i virgjër, ai ishte ashtu siç nuk e deshte partia, por i ngeshëm si turk i vjetër, siç e kërkonte moda.

Rrinte mbi trotuar i mbështetur pas murit me supe dhe njërën këmbë të përthyer, rrotullonte një zinxhir majtas-djathtas në gishtin e madh të dorës, mbante një cigare në skaj të gojës, aq në skaj sa të lejonte një fishkëllimë me thithje kur kalonte ndonjë femër përballë, ndërsa sytë i mbante gjysëm të mbyllur.

Veshja e ëndrrave ishte një golf najloni i bardhë që i rrinte ngjitur mbas trupit, si puthjet që ëndërronte të jepte trupit të një femre, xhaketë e zezë me bel të prerë, pantallona “kauboj” me xhepa pllakë nga pas dhe këpucë të zeza me majë dhe takë të lartë.

Shqiptari i fundviteve 80-të nuk mund të kuptohej pa një nga tolerimet më të rralla dhe të habitshme të regjimit. Komunistët që urrenin pronën private dhe inisiativën e lirë, i kishin dhënë teserën e regjimit farave të zeza të lulediellit.

Shqiptari në modë i asaj kohe duhet të hante patjetër një grusht me fara të zeza, që i shisnin me kausha letre burra ezemerë me moshë të papërcaktuar.

Në stadiumin e ri kombëtar, shqiptarët nuk hëngrën fara. Siç kanë bërë jetë e mot në stadiume. Nuk kanë ndryshuar tifozët. Por ky është pushteti i ri i të bukurës, të cilit ju nënshtruan dhe tifozët e vjetër.

Stadiumi Air Albania mund të ketë një mijë e një halle e probleme. Aty mund të ketë thagma korruptive, hoteliere, etike, estetike, politike, gjeografike, historike, ballkanike, strategjike, gjeopolitike e të tjerë, e të tjerë. Aty mund të flerë çdo hall tjetër i mundshëm nga ata që vizatojnë identikitin e një shoqërie plot halle si shoqëria e sotme shqiptare.

Por kush ka sy, duhet të shohë të kundërtën – revolucionin në mentalitet: Në kohën e kultit të pistë të parasë, të inisiativës gjysëm të lirë për të bërë biznes, në stadiumin e ri as nuk u shitën dhe as nuk u hëngrën fara të zeza luledielli. Dhe kush ka më shumë kohë, mend e durim për të parë përtej sipërfaqes që ndrin dhe të tentojë të shkojë më në thelb, do të kuptojë edhe pse të dielën e shkuar të “Rama Ik”, kishte një arsye më shumë për të besuar në bastin e kësaj maxhorance plot dritëhije se drita nuk mungon. Se megjithë hijet mbas fasadës së FSHF, megjithë problemet e thelbit, drita është pjesë e evolucionit normal që e prodhon një kohë normale. Vetëm të marrët e shohin bardh e zi një botë me andrralla, por plot ngjyra si bota shqiptare.

Ka shpesh shumë keqkuptime të cilat krijohen pikërisht për shkak të ngutit për të mos parë nuancat.

Të ulërish në stadium, nuk do të thotë se je tifoz.

Të rendësh mbas topit, nuk është kusht i mjaftueshëm të jesh futbollist.

Dhe ne momentin kur gjëmon topin, ul kokën dhe befas sheh se bashkë me sferën magjike, ke gjithsej pesë topa nëpër këmbë, kjo nuk është shenjë mashkulloriteti krenar, por alarm drithërues: dikush po të dihat duke qeshur mbas shpatullave! Suksesi dhe dështimi, njëlloj si urrejtja dhe dashuria, indiferenca e plotë apo vëmendja maksimale, janë bashkë si bregu me detin.

Natën e 75 vjetëve mbas ditës së çlirimit të Tiranës, në stadium kishte shumë gra e fëmijë që shijonin magjinë e revolucionit estetik në Tiranë. Pa dashur të dinë hesapet e të tjerëve dhe pa tjetërsuar shqetësimet vetjake në tre orë oazi.

Në mozaikun e madh të shoqërisë brenda në stadium ku ka vend për të gjithë dhe gjithcka, disa duartrokisnin Ramën e Dukën, Erionin e Bashkisë dhe gjithë të majtën, të tjerë luteshin që Rama të ikte, që praktikisht të vinte Basha, edhe si ish-komshi me stadiumin e vjetër, disa të tjerë përgjëroheshin që të bëhej mullar e liga sepse ndonjëherë ndodh që sa më keq të bëhet, aq më mirë është, të tjerë që shohin vëngër luteshin të humbin një sy, me kusht që kundërshtarët e tyre të linin të dy sytë; në Tiranën e sotme ku po të dëgjosh një palë, duhet të bindesh se lulëzon suksesi pafund si dje Cannabis-i dhe po të dëgjosh palën tjetër, duhet të pranosh se nën regjimin e sotëm, edhe maternitetet janë agjensi funerale, të gjitha këto jane normale.

Janë peneli që vizaton identikitin e shqiptarit të sotëm. Në pamjen klasike të tij, ai ka Facebook, ka Instagram, i kushton jetën fotove që nxjerr aty dhe kërkon t’u ngjajë fotove, ulërin kundër korrupsionit, por mezi pret të ketë mundësi të fitojë para me çdo kusht, urren arrogancën e më të fortit, por i shkë… dhen brinjët brinjët më të dobtit, bërtet kundër homoseksualitetit, por është i bindur se vetëm beqirët bëjnë hajër në këtë vend, flet për politikë sikur të jetë Perikliu dhe e trash zërin sikur është Herkuli. Sillet si zot kur ka ca pak në dorë, por nuk e çon më lart se beli i eprorit vështrimin, qesharak në diarenë gojore në pushtet dhe një k*rvë e riqepur shumë herë për të gjetur virgjërinë kur shkon në opozitë. Në fakt kjo është pakica ulëritëse e një shoqërie që kurrë nuk ka mundur deri më tani as të bëjë shtet dhe as tëshndërrohet në komunitet! Që megjithatë, pak nga pak, nën dhembjet e padurueshme të vonesave tragjike, të izolimeve fatale dhe fatit të keq, zgjedhjeve të gabuara e mungesës së zgjidhjeve, qeverisjeve shpesh edhe kriminale, edhe të paditura, dalëngadalë po ecën përpara! Stadiumi është vetëm një piketë për ta kuptuar naivët se cfarë po ndodh. Sepse më shumë sesa shihet, pushteti magjik i të bukurës ndjehet! Dhe ai është pushteti i epërm që e bën edhe skllavin më të mjerë të ndjehet mbret krenar! Me apo pa fara të zeza luledielli në gojë.

 

Tags: “Air Albania”lorenc vangjelirama ikstadiumi

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
‘Rama ik’ edhe në Shkodër, Berisha nxjerr videon

'Rama ik' edhe në Shkodër, Berisha nxjerr videon

Adoleshentët shtrihen në lokal në gjendje të rëndë, ja dyshimet e para

Adoleshentët shtrihen në lokal në gjendje të rëndë, ja dyshimet e para

Juliana Pasha flet për planet për një fëmijë (VIDEO)

Juliana Pasha flet për planet për një fëmijë (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com