Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi

Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash ti se ‘a e di çfarë tmerri ishte ai, more aman!’. E di më mirë se ti. Qysh prej fillimit ai ishte gjëja më e keqe që ka pjellë kombi ynë. As human as huge; as komunist as demokrat; as malësor as gangster; as i ditur as injorant; as islamik as perëndimor; as breshkë as ari… Një dyshe e neveritshme e ngjizur që prej fillimit: Berishë- Metë. Por koha i bloi siç bluan mulliri. Tani nuk janë më këta. Tani problem është shuarja e flakëve të zjarreve që kanë rënë që nga Karaburuni deri në Kurbin. Kjo është puna e ditës. Kush ka sado pak energji dhe mirësi për vendin, duhet të turret për atje, qoftë edhe me mendje.

… Berisha nuk është më as problem, as ekuacion, as aritmetike, as shkrim e këndim.  Ai ishte një përbindësh qe e mundi njeriu. Njeriu që jemi ne, nuk e mundi atëherë kur ky po e shkatërronte njeriun: Po e vriste, po mblidhte veriorët në luftë me gjak kundër jugorëve, po i mblidhte kursimet në çdo familje dhe i fuste në xhepin e familjes së tij, po hapte depot e armëve dhe po i jepte secilit nga një milionë fishekë për të vrarë 500 vetë; po ndizte Gërdecin për t’u pasuruar në familje duke vrarë 26, ose edhe 260, ose edhe 2.6 milionë…

Sot nuk është më problem. Problemi tani është Reforma në Drejtësi; një Drejtësi me hetim e gjykim mbi korrupsionin e tmerrshëm që ka mbetur nga ajo kohë. Në luftë me të dy ‘katalanët’, Amerika mundi ta instalojë Drejtësinë e Re, dhe tani sa ka nisur…

Ti, vallë tani e quan problem atë? Do t’u sugjeroja kolegëve të mi që t’i mbyllin dritaret e mediave për mizerrabilitetin e Berishës. Mund të shkruhet vetëm lajmi i fundit, pritet së shpejti. Unë për vete këtë do të bëj. Problemi sot është përpjekja njerëzore dhe mbi njerëzore për të mëkëmbur ekonominë e vendit; për të përsosur sjelljen tonë qytetare, për të mos u hallakatur në konflikt e në vulgaritet; për të kryer sa më mirë vaksinimin e popullsisë kundër mortajës së shekullit; për të eliminuar përfundimisht dëmet e tërmetit. Ja këtë po bën shteti në aleancë me aleatët e kombit.

Ta quash sot problem Berishën; kjo është kotësi. Aq më tepër po flas me kundërshtarët, që ‘nuk iu del e keqja’, sepse me Berishën, në fakt, kombi ynë hodhi në greminë një gjeneratë jete. Po sot?

Sot Berisha as nuk shahet as nuk lavdërohet; as është rrezik e as është i rrezikshëm; thjesht po përpëlitet në qark. Aq më keq kur i thonë ‘diktator’.

Po ç’e merrni për diktator? Këta që e quajnë Berishën ‘një diktator’, gabojnë. Ai as diktat nuk arriti të ushtrojë; ishte thjesht një burrë i keq, i pa mëshirshëm, një servil ndaj të fortit dhe mit i budallenjve… Diktatorët kishin edhe forcë, edhe kritere, edhe art, edhe shije… dhe i diktoheshin njeriut. Ky, maksimumi, mbushi me urinë zyrat e presidentit në vitin 1997 dhe  bëri tortën 500 metra katror që na shëmtoi para botës. Thjesht t’i largoheshe, thjesht ta shikoje si po lëviz dhe t’i ruheshe ligësisë së tij…., se të vriste. Kaq ishte. Thjesht ta duroje sa të vinte kjo ditë kur në shoqëri budallenjtë mbetën pakicë. Ja ky ishte.

Njerëzit e ‘problemit’ ndahen në dy grupe, por asnjëri nuk është real:

Grupi i atyre që kanë frikë se edhe kur të mos jetë Berisha do t’i ndjekë si lugat… Dhe grupi i dytë- ata që kanë frikë se mos vallë Amerika do të na e mundë Berishën. ‘Mbyte Amerikën o bishë!’, bëjnë tifo njerëzit e Berishës. Këta janë ose ata njerëz zero që Berisha u kishte dhënë një dorë miell hua dhe tani ua kërkon. Ose budallenj, thjesht budallenj.

…Këtej rrotull nuk ka më Berishë, e si paska problem Berishë?!

Tags: BerishaFrrok Çupi

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

“Ka falsifikuar”, PD kallëzon në SPAK kreun e Bashkisë së Mallakastrës

“Ka falsifikuar”, PD kallëzon në SPAK kreun e Bashkisë së Mallakastrës

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com