Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Ti biesh pash më pash, ferrit” të marrëzisë politike!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Seria e re e telenovelës së një opozite të vjetër!

Nga: Alfred Peza

Megjithëse po merr çdo ditë mesazhe të qarta e të prera kundër gjithçkaje që po bën që pas djegies së mandateve parlamentare, opozita jonë duket sikur është e vendosur që “ti bie pash më pash, ferrit” të marrëzisë së saj.

Ishte Jens Stoltenberg, numri një i NATO-s, që gjatë vizitës së tij në Tiranë, e tha qartë dhe prerë se dhuna e protestave të opozitës është e papranueshme. Ashtu siç është e papranueshme për shefin e aleancës më të madhe të sigurisë në botë, ku Shqipëria është anëtare prej 10 vjetësh, dhe minimi i institucioneve.

Aleanca e Atlantikut sapo kanë realizuar një nga investimet më të mëdha të tyre në Shqipëri, prej 50 milionë eurosh, për ngritjen e bazës ajrore në Kuçovë. Pa llogaritur ndihmën e paçmuar të saj që nga lufta për çlirimin e Kosovës, e deri ditët e sotme. Por edhe për rolin dhe kontributin e saj për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

Në konferencën për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, kreu I NATO dha një mesazh të qartë, për stabilitetin e një vendi anëtar si Shqipëria. Në të vetmen fjali ku përmendet çështja e zhvillimeve të brendashme politike në vend, nga deklarata e Presidentit të Republikës pas takimit të tij me Stoltenberg, thuhet se Meta ndan të njëjtin vizion me të se “është detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar”.

Nga kjo gjuhë e drunjtë, lihet të kuptohet se edhe nëpërmjet Kreut të Shtetit, opozita shqiptare jashtëparlamentare ka marrë një mesazh të qartë e të prerë nga shefi i NATO. Aq më tepër që deri më sot, asnjë vend anëtar I Aleancës, nuk mund të jetë konsumatore e sigurisë dhe stabilitetit të vet të brendshëm, për aq kohë sa presupozohet se ajo është anëtare e saj, për të importuar standardet e veta të larta të sigurisë drejt vendeve të tjera.

Shenjat e para të mesazheve të Stoltenberg, në drejtim të opozitës sonë, shihen gjatë zhvillimit të protestës së mbrëmjes së 2 qershorit. Ajo që është e vërtetuar tashmë, lidhet me faktin se dhuna kundër institucioneve kushtetutese të vendit dhe forcave të sigurisë, gjatë zhvillimit të këtyre protestave është një dimension që përgjithësisht është “komanduar” nga lidershipi I saj.

Kur kryetarët e PD dhe LSI kanë marë mesazhe të drejtpërdrejta nga SHBA, BE dhe partneret e tjerë ndërkombëtarë, dhuna është evituar dhe protestat kanë qenë relativisht të qeta e paqësore. Në rastet e tjera, janë përdorur të gjitha format dhe mjetet e dhunshme, deri tek bombat molotov dhe mjete të tjera piroteknike të ndaluara me ligj dhe mjaft të rrezikshme për jetën njerëzore.

E ndërsa dhuna në protestat e organizuara prej tyre është në dorë të lidershipit opozitar, ajo që ka dalë jashtë fuqive të tyre tashmë, është “minimi I institucioneve”. Me këtë frazë, Stoltenberg me siguri që e ka patur fjalën për djegien e mandateve të deputetëve dhe daljen Parlamenti dhe mosfutja në procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nëpërmjet daljes nga sistemi politik i vendit, opozita jonë jashtparlamentare ka minuar dimensionin e demokracisë përfaqësuese. Qytetarët në një Republikë Parlamentare si jona, pushtetin e tyre ia delegojnë me vote deputetëve, në mënyrë që ata ta ushtrojnë vullnetin e tyre në Parlament kur janë në opozitë, e bashkë me të edhe në ekzekutiv kur janë në mazhorancë qeverisëse.

Kjo marrëzi në të cilën është zhytur Opozita e Bashkuar, nga një Ferr për sistemin demokratik të vendit, tani është shndërruar në një Ferr për atë vetë. Duke rrezikuar pas 30 Qershorit, që të realizojnë profecinë e kauzës së tyre, duke përfunduar në një opozitë që po del nga loja, duke u vetshkrirë.

Tags: Alfred PezaJens StoltenbergZgjedhjet

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Zyrtare/ Tension në protestën e opozitës, plagoset një oficer policie

Zyrtare/ Tension në protestën e opozitës, plagoset një oficer policie

“Zyra e Vangjush Dakos”, kapsolla e tymuese drejt godinës së Kryeministrisë

Protestuesit sulmojnë parlamentin, presidenti Meta thirrje për vetëpërmbajtje

Degjeneron në dhunë tubimi i opozitës/ Plagoset një protestues, Lleshaj urdhër Bashës: Ndalo sulmin!

Degjeneron në dhunë tubimi i opozitës/ Plagoset një protestues, Lleshaj urdhër Bashës: Ndalo sulmin!







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com