Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Theu tabutë 73 vite më parë: Si u dizenjua bikini nga inxhinieri francez Louis Réard 

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Theu tabutë 73 vite më parë: Si u dizenjua bikini nga inxhinieri francez Louis Réard 

Dëshmitë historike të grave që kanë veshur bikini, janë gjetur që në fillim të vitit 5600 para erës sonë. Ilustrime të grave të veshura me bikini gjatë ngjarjeve sportive në epokën romake janë gjetur në disa vende, më e famshmja e të cilave ndodhet në Villa Romana del Casale.

Gjithsesi bikini që njohim sot e ka një ditëlindje të tijën: 5 korrik 1946. Veshja u dizenjua nga francezi Louis Réard, me profesion inxhinier mekanik për makina, por që ishte frymëzuar nga nëna e tij, prodhuese e veshjeve të brendshme të grave.

Një ndër arsyet pse lindi bikini, ishte edhe Lufta e Dytë Botërorë. Në SHBA, racionimi i fortë që ndodhi gjatë asaj lufte, preku çdo industri, përfshirë edhe atë të modës. Kur nisi lufta, qeveria amerikane miratoi një ligj, që kërkonte një reduktim prej 10 përqind të pëlhurës së përdorur për rrobat e banjës. Në përputhje me këtë ligj, stilistët dizenjuan rroba banje në dy pjesë, edhe pse këto versione nuk e ekspozonin direkt trupin.

Ndërkohë në Francë, Réard kishte vënë se për shkak të vapës, gratë në plazhe përthyenin shpesh cepat fundore të rrobave të tyre të banjos. Ndaj ai dizenjoi dhe qepi një palë rroba banje që ishin tepër të guximshme për kohën. Vajza që pranoi t’i veshë dhe ekspozojë për herë të parë për publikun dhe median, ishte Micheline Bernardini, pikërisht më 5 korrik 1946.

Gratë franceze e mirëpritën modelin. Ndërkohë Kisha Katolike, disa media, dhe shumica e publikut konservator e cilësoi skandaloz dhe të pahijshëm. Pavarësisht rezistencës, Réard mori mbi 50 mijë letra inkurajuese nga fansat.

Historianët e modës, thonë se Réard ishte 15-20 vite përpara kohës së tij, dhe vetëm gratë në pararojë, kryesisht të shtresës së lartë evropiane, e përqafuan në fillim atë lloje mode. Rroba e reja të banjës, u cilësuan “mëkatare” nga Vatikani, dhe u ndaluan në Spanjë, Portugali dhe Itali, por edhe Belgjikë dhe Australi, dhe mbeti e ndaluar në shumë shtete amerikane. Konkurrentet në edicionin e parë të “Miss World” i veshën ato në vitin 1951, por më pas bikini u ndalua edhe në këtë garë bukurie. Aktorja e njohur franceze Brigitte Bardot, tërhoqi vëmendjen kur u fotografua duke veshur bikini në plazh, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë në vitin 1953.

Shembulli i saj u ndoq nga aktoret e tjera, përfshirë amerikanet Rita Hayworth dhe Ava Gardner. Aktorja Ursula Andress, pati një ndikim të madh në publik, kur doli me bikini në një skenë në plazh në filmin “James Bond, Dr. No” të vitit 1962. Midis bikinit klasik dhe atij modern, ka pasur një histori të gjatë.

Notimi në natyrë i grave u dekurajua deri vonë në Perëndimin e krishterë. Në fillim të shekullit XVIII-të, rrobat e banjës për gratë ishin një fustan i gjatë deri në fund të këmbëve. Në gjysmën e parë të shekullit XIX, ato nisën të nxjerrin në pah pjesën e poshtme të këmbëve. Disa dekada më vonë, nisën të zhduken mëngët.

Në fillim të shekullit të XX shumë gra arrestoheshin, nëse guxonin të visheshin më zbuluar në plazhet publike, në një lloj versioni që sot mund ta klasifikojmë si pantallona të shkurtra për burra. Por pavarësisht emancipimit, bikinit mbeten ende një temë e nxehtë për mediat e lajmeve.

Në majin e vitit 2011, qyteti i Barcelonës në Spanjë, shpalli të paligjshëm veshjen e bikinit

në publik, përveçse në zonat pranë plazheve. Shkelësit, përballen me gjoba nga 120 deri në 300 euro. Në qershorin e vitit 2013, aktorja amerikane Gwyneth Paltrow, u kritikua për prodhimin e një modeli bikinish për vajzat e vogla nga 4-8 vjeç, për shkak të seksualizimit të tepruar nga një fondacion britanik që përpiqet të parandalojë abuzimin e fëmijëve.

Katër gra u arrestuan verën e po atij viti në Mirtëll Biç në Karolinën e Jugut në SHBA, për ekspozim të tepruar me bikinit që mbanin veshur. Por teksa vajzat dhe gratë që mbajnë veshur bikini, mund të ndihen të kënaqura, kjo shkakton probleme tek të tjerët. Kështu nga një studim, ka arritur në përfundimin se imazhet e grave në bikini, i bëjnë burrat më të paduruar në thuajse të gjitha aspektet e jetës, për shkak të rritjes së dëshirës së tyre për kënaqësi të menjëhershme.

Ndërkohë studiuesit nga Universiteti Çapman në SHBA, zbuluan kohët e fundit se të parit e modeleve me bikini, i bën gratë të ndihen më të pasigurta për trupin e tyre. Në një tjetër studim, të njëjtën ndjesi provokonin imazhe të tilla edhe tek meshkujt, që mendonin se do të duhej të ishin më në formë, për të rënë në sy të femrave të tilla.

Dhe në fund një kuriozitet: Bikini më i shtrenjtë në botë është prodhuar në mënyrë specifike për modelen e revistës “Sports Illustrated”, Molly Sims në vitin 2012. Ai ishte stolisur me 150 karat diamante, të vendosur në disa pllakëza të holla prej platini. Kostoja e tyre është 30 milionë dollarë./ Tirana Today

Tags: Bikinidizenjiminxhinieri francezLouis Réard

TË LIDHURA

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës
Bota

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes
Bota

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Next Post
Vasili thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: 8 korriku, shumë i rëndësishëm

Vasili thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës: 8 korriku, shumë i rëndësishëm

Aksident i frikshëm në Këlcyrë, makina bie nga 8 metra lartësi

Aksident tragjik në Krujë/ Humb jetën 25-vjeçarja, plagoset shoferi

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”, kërcënohet në gjuhën serbe gazetarja

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”, kërcënohet në gjuhën serbe gazetarja







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH
Aktualitet

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

by mirseda
14:07 | 08/12/2025
0

Të martën me 9 dhjetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë Joni Ketën në krye...

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

U konfliktuan për një dhomë me qira, 36-vjeçari plagosi me thikë pronarin në Vlorë

12:35 | 08/12/2025
Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

Sulme masive gjatë natës/ Rusia godet me dronë disa qytete të Ukrainës

10:01 | 08/12/2025
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

08:58 | 08/12/2025
Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

Vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

08:26 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com