Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Thesi 1.2 miliardë euro koncesione te rrugët, taksapaguesit me borxhe për 13 vite nga sot

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Thesi 1.2 miliardë euro koncesione te rrugët, taksapaguesit me borxhe për 13 vite nga sot

Qeveritë shqiptare kanë hyrë në kontrata koncesionare të shumta gjatë dekadës së fundit, kostoja totale e të cilave nuk dihet me saktësi. Por një thes i madh i llogaritur nga Ministria e Financave në masën 153.8 miliardë lekë (1.2 miliardë euro) duket se do të rëndojë taksapaguesit për së paku 13 vjet nga sot.

Katër segmente rrugësh të reja dhe një kontratë mirëmbajtjeje të dhëna me koncesion deri tani pritet t’i kushtojnë taksapaguesve 153.8 miliardë lekë gjatë trembëdhjetë viteve të ardhshme dhe këto janë vetëm një pjesë e kontratave të shumta koncesionare të nënshkruara nga qeveria e shkuar dhe ajo aktuale.

Lista e investimeve publike të publikuar nga Ministria e Financave rendit kontratat koncesionare sipas kostos që ka secila vit pas viti dhe sipas kostos totale. Shifrat e dhëna nga kjo ministri përfshijnë koston e ndërtimit si dhe interesin financiar të paguar, i cili duket se nuk përfshihet në koston e tenderuar dhe të njohur më parë.

Interesi që pritet të paguhet për këto kontrata është mbajtur gjysmë i fshehtë dhe asnjë nga zyrtarët e qeverisë nuk ka marrë mundimin ta shpjegojë siç duhet.

Kontrata e parë në listë lidhet me mirëmbajtjen e rrugës Milot-Morinë. Kjo kontratë financohet nga njëra anë nga përdoruesit e rrugës përmes tarifave dhe nga ana tjetër, nga taksapaguesit përmes dy zërave, njëri i njohur si “subvencionim” dhe tjetri i njohur si “defektet e fshehura të kontratës koncesionare”. Për të dyja zërat, taksapaguesit do të paguajnë përgjatë viteve 9.1 miliardë lekë ose 73 milionë euro sipas kursit aktual të këmbimit. Këto janë veçmas të ardhurave të koncesionarit nga tarifat e rrugës.

Kontrata e dytë në listë është ajo e ndërtimit të 50 kilometrave rrugë që do të lidhë Tiranën me Dibrën. Ndërtimi i rrugës së Arbrit sipas rezultatit të tenderit të qeverisë kushton 40.3 miliardë lekë ose 320 milionë euro. Shqiptarët do të fillojnë të paguajnë 2.5 miliardë lekë në vit duke filluar nga viti 2019.

Kontrata e tretë është ndërtimi i 21 kilometrave autostradë nga Vora në Kashar, për të cilën është parashikuar se do t’i kushtojë taksapaguesve 54.4 miliardë lekë (435 milionë euro). Me një kosto prej 20 milionë eurosh për kilometër ose 20 mijë euro për metër linearë, kjo është një kosto e krahasueshme me koston e ndërtimeve të tuneleve më të vështira kudo nëpër planet.

Mënyra e dhënies së kësaj kontrate koncesionare mund të tregojë diçka mbi arsyet e kësaj shume. Ajo filloi me një “propozim të pakërkuar” nga një kompani private e quajtur Gener 2 dhe u pasua me një tender që efektivisht nuk kishte garë. Rezultati i tenderit prej 226 milionë euro nuk përfshin interesat që do të paguhen mbi këtë shumë.

Segmenti i tretë në listë është dhënë gjithashtu me koncesion të pakërkuar dhe synon të ndërtojë 17.3 kilometra rrugë në segmentin Milot – Balldren. Kostoja totale e parashikuar është 36.5 miliardë lekë ose 2.1 miliardë lekë për kilometër. Me kursin aktual të këmbimit kjo autostradë do të kushtojë 17.1 milionë euro për kilometër ose 17 mijë euro për metër linear.

Segmenti i katërt është një rrugë dykalimëshe nga Orikumi për në Dukat. Me gjatësi prej 15 kilometrash, kostoja e ndërtimit të saj është 50 milionë euro por kostoja totale bashkë me interesat është 11.8 miliardë lekë (94.4 milionë euro me kursin aktual).

Kontratat koncesionare të rrugëve do t’i kushtojnë taksapaguesve 3.3 miliardë lekë më 2019, 7 miliardë më 2020 dhe 8.3 miliardë lekë në vitin 2021, sipas parashikimeve të buxhetit të shtetit./BIRN/

Tags: 1.2 miliardëeurokoncesionete rrugëtthesi

TË LIDHURA

Gjykata pezullon largimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, procesi i vettingut, ndër arsyet e pranimit të padisë
Aktualitet

Gjykata pezullon largimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, procesi i vettingut, ndër arsyet e pranimit të padisë

11:12 | 16/09/2025
Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton DATËN
Aktualitet

Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton DATËN

10:59 | 16/09/2025
Jozefina Topalli rikthehet dhe betohet si deputete
Aktualitet

Jozefina Topalli rikthehet dhe betohet si deputete

10:50 | 16/09/2025
Next Post
Buffon duhet të dënohet? Presidenti i UEFA-s: E kuptoj, është njerëzore

VAR në Champions League? Presidenti i UEFA-s jep njoftimin e rëndësishëm

“Do t’ju ther të gjithëve”, dëshmojnë 4 shokët e Marvit që u vra për një karikues

“Do t’ju ther të gjithëve”, dëshmojnë 4 shokët e Marvit që u vra për një karikues

Hysaj: Misioni? Të rikthejmë festën në Napoli me titullin kampion

PSG hidhet në sulm për Hysajn, të gatshëm të paguajnë...

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim
Bota

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

by mirseda
11:42 | 16/09/2025
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paditur gazetën e përditshme The New York...

Gjykata pezullon largimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, procesi i vettingut, ndër arsyet e pranimit të padisë

Gjykata pezullon largimin nga detyra të drejtorit të AMP-së, procesi i vettingut, ndër arsyet e pranimit të padisë

11:12 | 16/09/2025
Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton DATËN

Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton DATËN

10:59 | 16/09/2025
Jozefina Topalli rikthehet dhe betohet si deputete

Jozefina Topalli rikthehet dhe betohet si deputete

10:50 | 16/09/2025
Synimi është mbyllja e negociatave në 2027-ën, Marta Kos: E mbështesim këtë vizion

Synimi është mbyllja e negociatave në 2027-ën, Marta Kos: E mbështesim këtë vizion

10:33 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com