Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Thëniet më frymëzuese se si kapërcehen krizat si kjo e sotmja

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Thëniet më frymëzuese se si kapërcehen krizat si kjo e sotmja

Pandemia e Covid-19 e ka zhytur prej më shumë së 1 viti botën në një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale. Qindra miliona njerëz kanë humbur vendet e punës, ndërsa perspektiva e ekonomisë globale është edhe për disa vite e zymtë.

Megjithatë,shumë filozofë, mendimtarë dhe burra shteti kanë vërejtur përgjatë historisë së njerëzimit se çdo krizë bart me vete një shans të madh për ndryshim dhe inovacion. Ja cilat janë disa nga thëniet më të famshme frymëzuese se si duhet menaxhuar një krizë.

“Çdo lloj krize mund të jetë e mirë. Ajo ju zgjon nga gjumi”. (Rajan Rejnolds)

“Një vëzhgim i afërt do të tregojë se shumica e situatave të krizës, janë një mundësi ose për të ecur përpara ose për të qëndruar atje ku jeni” (Maksuell Malc)

“Kur ndodhin krizat dhe ngërçet, ato kanë të paktën këtë avantazh:na detyrojnë të mendojmë”. (Xhavaharlal Nehru)

“Krizat janë pjesë e jetës. Të gjithë janë të detyruar të përballen me to, dhe këtu nuk bën ndonjë ndryshim se cila është kriza”. (Xhek Niklaus)

“Kriza është ajo që duket si një dhimbje e shtypur. Ajo del gjithmonë në sipërfaqe, dhe ju nxit të reflektoni dhe ri-ngriheni” (Brajan Mekgill)

“Mos prisni derisa të zhyteni në një krizë për të dalë me një plan krize”. (Fil Mekgrou)

“Në mesin e një krize,vlen çdo gjë e vogël”.(Xhavaharlal Nehru)

“Përballë krizës, njeriu me karakter merr gjithçka në dorën e tij. Ai i vendos veprimit vulën e tij, merr përgjegjësinë për të, dhe bën atë të tijën”. (Sharl de Gol)

“Rastet e mëdha nuk prodhojnë heronj apo frikacakë; ata vetëm sa i zbulojnë ata në sytë tanë. Në heshtje dhe në mënyrë të padukshme, kur zgjohemi apo flemë, kur bëhemi të fortë apo të dobët; dhe më në fund një krizë e tregon atë që jemi bërë”.(Bruk Ueskot)

“Historia na kujton se diktatorët dhe despotët lindin gjatë kohërave të krizave të rënda ekonomike”. (Robert Kijosaki)

“Unë jam një besimtar i patundur tek populli. Nëse u jepet e vërteta, ata mund të varen tek ajo për të përballuar me sukses çdo krizë kombëtare. Çështja kryesore është t’u japim atyre fakte reale”. (Abraham Linkoln)

“Unë e kuptoj që është e vështirë për të gjithë. Por ne nuk mund t’i nënshtrohemi emocioneve … Ne duhet të nxjerrim mësime nga kriza aktuale, dhe të punojmë për ta kapërcyer atë”. (Boris Jelcin)

“Në një krizë, mos u fshih pas asgjëje apo askujt. Ata gjithsesi do t’ju gjejnë”. (Bear Brajant)

“Në një kohë krize të brendshme, njerëzit me vullnet të mirë dhe zemërgjerë, duhet të jenë në gjendje të bashkohen, pavarësisht nga partia apo bindjet politike”.(Xhon F.Kenedi)

“Në çdo krizë dyshimi apo konfuzioni zgjidhni rrugën më fisnike:rrugën e dhembshurisë, guximit, mirëkuptimit dhe dashurisë”. (Amit Rej)

“Në kohët parahistorike, njerëzimi shpesh kishte vetëm dy zgjedhje në situata krize:të luftonte ose të ikte me vrap. Në kohët moderne, humori na ofron një alternativë të tretë; luftoni, ikni ose qeshni”. (Robert Orben)

“Të humbasësh kokën në një krizë, është një mënyrë e mirë për ta prodhuar atë krizë”. (CJ Reduajn)

“Mos lejoni asnjëherë që të shkojë dëm një krizë serioze. Dhe ajo që dua të them me këtë është një mundësi për të bërë gjëra që mendonit se nuk do të mund t’i bënit më parë”. (Rahm Emanuel)

“Vendet më të errëta në ferr janë të rezervuara, për ata që qëndrojnë neutralë në kohën e krizave morale”. (Dante Aligeri)

“Ata më me fat nga të gjithë ne në udhëtimin tonë të jetës, përballen  shpesh me fatkeqësi dhe tragjedi që na torturojnë shumë. Forcimi i mendjeve tona kundër sulmeve të këtyre fatkeqësive, duhet të jetë një nga synimet kryesore të jetës sonë”. (Tomas Xheferson)

“Njeriu i mençur nuk e vendos veten përballë rrezikut pa pasur nevojë, pasi ka pak gjëra për të cilat ai kujdeset mjaftueshëm. Por në kriza të mëdha, ai është i gatshëm të japë edhe jetën e tij,pasi e di se në kushte të caktuara nuk ia vlen të jetosh”(Aristoteli)

“Kur shkruhet në gjuhën kineze, fjala krizë përbëhet nga dy karaktere:Njëra përfaqëson rrezikun, dhe tjetra mundësinë”. (Xhon Kenedi)

“Kur përballeni me një krizë, ju e mësoni se kush janë miqtë tuaj të vërtetë”. (Mexhik Xhonson).

Burimi i lajmit: https://www.inc.com/geoffrey-james/33-encouraging-quotes-for-times-of-crisis.html#:~:text=%22Crisis%20is%20%C3%ABhat%20suppressed%20pain,in%20a%20crisis.%22%20Jawaharlal%20Nehru

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: frymëzuesekrizethenie

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer
Bota

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Next Post
Administrata “në ajër”. Pas pushimeve, gjysma e tenderëve për bileta avioni

SHBA shton 116 vende në listën e atyre ku këshillon të "mos udhëtohet”

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, udhëton për Kosovë e Serbi

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, udhëton për Kosovë e Serbi

Feston sot ditëlindjen Topi i Artë Kakà, kujtojmë episodin e madh të karrierës

Feston sot ditëlindjen Topi i Artë Kakà, kujtojmë episodin e madh të karrierës







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com