E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Feston sot ditëlindjen Topi i Artë Kakà, kujtojmë episodin e madh të karrierës

Pasi kapërceu pengesën gjermane të Bayern Munchen në çerekfinale, me shumë vështirësi, vjen koha për sfidën ndaj Manchester United të Cristiano Ronaldos, ekip i cili dy javë më parë i kishte shënuar shtatë gola kundër Romës dhe që së shpejti do të fitonte kampionatin anglez.

Në ndeshjen e parë, të luajtur në Old Trafford, pas 5 minutash vendasit janë tashmë në avantazh falë një goditjeje me kokë nga CR7. Ritmi i imponuar nga britanikët në njëzet minutat e para është i tmerrshëm dhe gjithçka sugjeron një ndeshje me një drejtim.

Por është dikush që nuk pajtohet aspak me këtë situatë. Është dikush që ka vendosur ta baëjë të vetën atë natë: Kaka.

Pasi ‘dogji’ argjentinasin Heinze me një nga përshpejtimet e tij, ai e shtang stadiumin me një diagonale perfekte. 15 minuta më vonë ai shpik një gol të shkëlqyeshëm, një nga ata të destinuar të mbetet i skalitur mirë në imagjinatën e tifozëve: ai fiton me forcë një duel me Fletcherin, e më pas turpëron Heinzen dhe shpejt fut kokën midis tij dhe shokut të tij të skuadrës Evra. Në një përpjekje për ta ndaluar atë, të dy përplasen me njëri-tjetrin: Milani kalon në avantazh, falë zemërimit prej gjysmëperëndie të Kakasë.

I pakapshëm, shkatërrues … i plotfuqishëm.

Në pjesën e dytë Wayne Rooney zgjohet dhe ndeshja përfundon 3-2 për Man United, por ditën tjetër, pavarësisht nga humbja e Milanit, të gjithë janë praktikisht në këmbët e tij. “Një vepër arti e duartrokitur nga të gjithë Old Trafford” shkruan La Gazzetta dello Sport. “Një reklamë për futbollin” thotë Michel Platini. “Një engjëll i bardhë” është titulli i The S*n.

Pas një ndeshjeje si kjo, luhet ndeshja e dytë vendimtare. Protagonist? Çfarë pyetjesh …

Kakà menjëherë filloi fort, duke ‘prerë’ fushën me shpejtësinë dhe talentin e tij, dhe në 11 minuta ishte ai, i asistuar nga Seedorf, i cili theu bllokimin me të majtën. Milani dominoi dhe për të gjithë ndeshjen braziliani u tall me Vidic dhe Broën me goditje dhe lëvizje prej kampioni. Një mbrëmje tjetër e frikshme e xhevahirit të São Paulo dhe ndeshja përfundon me një rezultat të qartë 3-0.

Milani është përsëri në finale, falë yllit të tyre më të ndritur: Ricardo Izecson Dos Santos Leite, për të gjithë … Kakà!

burimi: Romanzo calcistico

Përshtati: T.Kotorri

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....