Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Thëniet më frymëzuese mbi vlerën e pazëvendësueshme të leximit

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Thëniet më frymëzuese mbi vlerën e pazëvendësueshme të leximit

Në vitin 1995, UNESCO e shpalli 23 prillin si Ditën Botërore të Librit. Kjo datë u zgjodh pasi përkon me ndarjen nga jeta në të njëjtën ditë të 2 prej shkrimtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, anglezit Uilliam Shekspir dhe spanjollit Migel De Servantes.

Të gjithë adhuruesit e librit dhe lexuesit e apasionuar e dinë fuqinë e vërtetë që ka një libër i mirë dhe përvojën që vjen së bashku me të. Ja cilat janë disa nga thënie më të mira mbi vlerën e pazëvendësueshme që ka leximi në jetën e njeriut.

“Sapo të mësoni të lexoni, do të jeni përgjithmonë të lirë”.(Frederik Dagllas)

“Ka shumë mënyra të vogla për të zgjeruar botën tënde. Dashuria për librat, është më e mira nga të gjitha”.(Zhaklin Kenedi)

“Leximi është njëlloj si të mendosh, të lutesh, si të bisedosh me një mik, si të shprehësh idetë e tua, si të dëgjosh idetë e të tjerëve, si të dëgjosh muzikë, si të kundrosh një peizazh në natyrë, si të bësh një shëtitje në plazh”. (Roberto Bolano).

“Mjafton një shikim mbi një libër dhe t’i dëgjon zërin e një personi tjetër, që ndoshta ka vdekur para 1000 vjetësh. Të lexosh do të thotë të udhëtosh nëpër kohë”. (Karl Sagan)

“Një libër është një kopsht, një pemishte, një depo, një festë, një këshilltar, në fakt një mori këshilltarësh”.(Sharl Bodler)

“Përmes librave unë kam udhëtuar, jo vetëm në botët e tjera, por edhe në timen”. (Ana Kuindlen)

“Leximi është mjeti i vetëm me të cilin rrëshqasim në mënyrë të pa vullnetshme nën lëkurën e tjetrit, në zërin e tjetrit, në shpirtin e tjetrit”. (Xhojs Karol Ots)

“Një lexues jeton një mijë jetë para se të vdesë. Njeriu që nuk lexon kurrë jeton vetëm një jetë”. (Xhorxh Martin)

“Librat janë një magji unike e lëvizshme. Qasuni librit ashtu siç do të zbarkonit në një tokë të pashkelur. Afrojuni atij pa ndonjë hartë. Eksplorojeni dhe vizatoni vetë hartën tuaj”.(Stefën King)

“Hapa me padurim librat. Jetët e personazheve ishin shumë më interesante sesa rrahjet e vetmuara të zemrës sime”. (Ruta Sepetis)

“Të lexuarit të ndryshon jetën. Leximi ju njeh me botë të panjohura ose të harruara. Leximi ju ndihmon t’i ikni kufijve të shkollës dhe të ndiqni arsimimin tuaj”. (Donalin Miler)

“Ne mund të ulemi në bibliotekën tonë, dhe megjithatë të jemi njëkohësisht në të gjitha lagjet e botës”. (Xhon Lubok)

“Librat janë pasqyra:Ju shihni në to vetëm atë që tashmë keni brenda vetes”. (Karlos Ruiz Zafon)

“Asnjë libër nuk ia vlen të lexohet në moshën 10-vjeçare në rast se ai nuk ka vlerë kur rilexohet në moshën 15-vjeçare dhe më tej”. (C.S Luis).

“Më tregoni një familje lexuesish, dhe unë do t’ju tregoj njerëzit që lëvizin botën”. (Napoleon Bonaparti)

“Ndoshta kjo është arsyeja pse lexojmë, dhe pse në momentet më të errëta të jetës rikthehemi tek librat:Të gjejmë fjalë për ato që tashmë i dimë”. (Alberto Manguel)

“Nuk besoj se dikush lexon për t’i shpëtuar realitetit. Një person lexon për të konfirmuar një realitet që e di se është atje, por që nuk e ka provuar”. (Lorenc Darrell)

“Leximi është për mendjen ajo çfarë është stërvitja fizike për trupin”. (Zhozef Adison)

“Të lexosh pa reflektuar, është si të hash ushqim pa e tretur atë”. (Edmund Burke)

“Nëse dikush lexon mjaft libra, ai ka një shans për të luftuar. Ose më saktë:shanset e dikujt për të mbijetuar rriten me çdo libër që ai lexon”. (Sherman Aleksi)

“Ka krime më të këqija sesa djegia e librave. Njëri është mos-leximi i tyre”. (Zhozef Brodski)

“Nëse do të më tregonit zemrën e një njeriu, mos më thoni çfarë lexon, por se çfarë po rilexon”- (Fransua Moriak).

“Leximi na sjell miq të panjohur”. (Honor dë Balzak).

“Të fitosh zakonin e të lexuarit do të thotë të ndërtosh për veten tënde një strehë ndaj thuajse të gjitha mjerimeve të jetës”. (Uilliam Somerset Mogem)

“Sa herë shkoni të flini merrni me vete në shtrat një libër të mirë. Librat nuk gërhasin!” (Tea Dorn)

“Leximi i të gjithë librave të mirë është si një bisedë me njerëzit më të mirë të shekujve të kaluar”. (Rene Dekarti).

“Duhet të mos harroni se është e pamundur të bësh një krim ndërsa je duke lexuar një libër”. (Xhon Uoters).

“Një orë e kaluar duke lexuar është një orë e vjedhur nga Parajsa”. (Tomas Uarton)

“Jo të gjithë lexuesit janë udhëheqës, por të gjithë udhëheqësit janë lexues”. (Herri Truman)

“Unë nuk kam njohur kurrë ndonjë ankth që një orë leximi nuk arriti që ta lehtësojë”. (Monteskje).

Burimi i lajmit: https://shereads.com/101-quotes-about-reading/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: lexuesLIBRAthenie

TË LIDHURA

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës
Bota

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

22:35 | 08/09/2025
Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza
Bota

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

22:21 | 08/09/2025
Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare
Bota

Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

22:04 | 08/09/2025
Next Post
Sa zgjat mbrojtja nga vaksinat anti-covid?

Sa zgjat mbrojtja nga vaksinat anti-covid?

‘Sirenat’ që tërheqin Ilir Metën drejt Vlorës

Meta thyen heshtjen zgjedhore, paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Me dy gishta lart/ Berisha poston foton e Kardashian: Mëngjes special nga diva

Me dy gishta lart/ Berisha poston foton e Kardashian: Mëngjes special nga diva

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025




TË FUNDIT

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës
Bota

Protesta e tifozëve italianë, vërshëllejnë himnin izraelit dhe i kthejnë shpinën fushës

by mirseda
22:35 | 08/09/2025
0

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Izraelit dhe Italisë, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë,...

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

Vriten 4 ushtarë izraelitë në Gaza

22:21 | 08/09/2025
Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

Donald Trump shfaqet në ‘US Open’ me mbesën 14-vjeçare

22:04 | 08/09/2025
“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

“Aleanca me SHBA-të dhe NATO-n është garancia jonë për sigurinë kombëtare”, Begaj takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë: Synimi ynë, anëtarësimi në BE

21:50 | 08/09/2025
Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

Heroizmi i një mjeku shqiptar në ajër/ Dr. Kristo Papa i jep ndihmën e parë pasagjerit në avionin Tiranë-Londër, pasi shfaqi probleme shëndetësore

21:36 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com