Sa zgjat mbrojtja nga vaksinat anti-covid?

Ekspertët nuk e dinë ende këtë gjë, pasi ata po merren akoma me studimin e njerëzve të vaksinuar, për të mësuar se kur mund të marrë fund mbrojtja e garantuar nga vaksina ndaj koronavirusit të ri. Ajo se sa mirë funksionojnë vaksinat kundër varianteve të reja të Covid-19, do të përcaktojë edhe kohën kur dhe sa shpesh mund të nevojiten doza shtesë.

“Ne kemi informacione vetëm për sa kohë që vaksinat janë studiuar. Ne duhet që të studiojmë popullatën e vaksinuar, për të zbuluar se në cilën pikë njerëzit bëhen përsëri të prekshëm ndaj virusit”- thotë Deborah Fuler, një studiuese e vaksinave në Universitetin e Uashingtonit.

Deri më tani, testet e vazhdueshme mbi vaksinën Pfizer, tregojnë se vaksina me2 doza e kësaj kompanie mbetet shumë efektive për të paktën 6 muaj, dhe me gjasë edhe më gjatë. Ndërkohë,u vu re se edhe njerëzit që kanë marrë vaksinën anti-Covid të kompanisë Moderna, kishin nivele ende të dukshme të antitrupave që e luftojnë virusin edhe6muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Por antitrupat nuk e tregojnë gjithë historinë. Për të luftuar ndërhyrësit e jashtëm siç janë viruset, sistemet tona imunitare kanë gjithashtu një linjë tjetër mbrojtëse të quajtur qelizat B dhe T. Këto bëhen mjeti jonë i vetëm mbrojtës pasi bien ndjeshëm nivelet e antitrupave.

Nëse ato hasin të njëjtin virus në të ardhmen, këto qeliza të testuara më herët në një betejë të tillë,mund të futen më shpejt në veprim. Edhe nëse nuk e parandalojnë sëmundjen plotësisht, ato mund të ndihmojnë në zbutjen e saj. Por se çfarë roli mund të luajnë saktësisht qeliza të tilla të“kujtesës” kundër koronavirusin – dhe për sa kohë -kjo ende nuk dihet.

Lexo edhe :   India në kaos/ 20 milion të infektuar me Covid-19, kërkohet mbyllja e vendit

Ndërsa vaksinat aktuale kundër Covid-19 kanë të ngjarë ta zgjasin efektin e tyre të paktën rreth një vit, ato me siguri që nuk do të ofrojnë mbrojtje gjatë gjithë jetës, siç ndodh në fakt me vaksinat kundër fruthit, thotë dr.Kethlin Nojzil, një ekspert vaksinash në Universitetin e Merilendit në SHBA.

“Mbrojtja do të jetë diku në mes këtij diapazoni shumë të gjerë”- thotë ajo. Variantet e Covid-19, janë një arsye tjetër se pse mund të na duhet një dozë shtesë. Vaksinat aktuale janë të dizenjuara për të funksionuar kundër një proteine që e rrethon nga jashtë koronavirusin, shprehet Mehul Sutar i Qendrës së Vaksinave Emori.

Por nëse virusi pëson mjaftueshëm mutacione me kalimin e kohës, vaksinat mund të kenë nevojë të modifikohen dhe përditësohen për të rritur efektivitetin e tyre. Deri më tani, vaksinat duken mbrojtëse ndaj varianteve që janë shfaqur, edhe pse disi më pak nga ato të zbuluara fillimisht në Afrikën e Jugut.

Nëse do të rezultojë se është e nevojshme një dozë tjetër, edhe një dozë e vetme shtesë mund ta zgjasë mbrojtjen e ofruar nga dozat aktuale për një ose më shumë variante. Nevoja për dozat shtesë do të varet gjithashtu pjesërisht nga suksesi i fushatës së vaksinimit në të gjithë botën, dhe zvogëlimi i transmetimit të virusit dhe i varianteve të shfaqura.

Burimi i lajmit: https://medicalxpress.com/news/2021-04-covid-vaccines-1.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY