Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Thellohet skandali / “Vaji i palmës përzihet me vajin e ullirit”, gazetari nxjerr zbuluar tregtarët

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Thellohet skandali / “Vaji i palmës përzihet me vajin e ullirit”, gazetari nxjerr zbuluar tregtarët

Nuk janë të paktat rastet kur konsumatori mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djath. Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i deles është i përgatitur me niseshte. Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elemetët përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet.

Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë. Prodhuesit e djathit, duke zëvendësuar qumështin me niseshte, ulin koston dhe rrisin fitimin. Institucioni që merret me këta mashtrues është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Është gazetari Mentor Kikia i cili e ka sjellë këtë çështje sërish në fokus, e ndërsa në shenjë këmbane alarmi, ai kërkon që drejtësia të vihet në lëvizje, pasi nuk preken peshqit e mëdhenj që sundojnë tregun.

Teksa shpreh shqetësimin në Facebook, Kikia sjell rastin e një punonjësi të një kompanie që importon dhe shpërndan “lëndë të parë” për prodhimin e qumështit, djathit, kosit, gjalpit.

Personi në fjalë e ka vënë në dijeni se shpërndan nëpër fabrika dhe baxho artikuj të ndryshëm si vaj palme, kalcium klorhidrik, acid citrik, niseshte e shumë të tjera. Këto artikuj importohen në rrugë zyrtare. Ai i ka thënë gazetarit se ato nuk janë të dëmshme nëse përdoren në sasi të duhur.

Në vazhdën e denoncimeve, Kikia thotë se Prokuroria hesht përballë denoncimeve publike, edhe me prova të forta, siç kanë sjellë emisionet investigative televizive.

Statusi

Një ftesë për prokurorinë për të hetuar mashtrimin me ushqimet!

Kam shkruar disa herë këto javët e fundit për sigurinë ushqimore. Jo për të krijuar panik, as për të “mallkuar” prodhimin vendas. Por në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve për të përmirësuar standardet. Në këtë kuadër, takova një person, punonjës i një kompanie që importon dhe shpërndan “lëndë të parë” për prodhimin e qumështit, djathit, kosit, gjalpit…

E di që do të thoni së lënda e parë për djathin dhe kosin është qumështi. Por ja që në Shqipëri djathi nuk prodhohet vetëm nga qumështi.
“Unë shpërndaj nëpër fabrika dhe baxho artikuj të ndryshëm si vaj palme, kalcium klorhidrik, acid citrik, niseshte e shumë të tjera. Këto artikuj importohen në rrugë zyrtare. Ato nuk janë të dëmshëm nëse përdoren në sasi të duhur. Por këta abuzojnë shumë dhe mashtrojnë me përbërjen e tyre. Ka baxho në Shqipëri që nuk mbledhin 1 kg qumësht, dhe prodhojnë të gjitha produktet e bulmetit. AKU i di të gjitha këto”.

Më foli për gjalpin idustrial, pa asnjë pikë yndyre shtazore dhe që bazë ka vajin e palmës, ngjyrues dhe aromatikë, e që veçanërisht në dhjetor vërshon në treg, duke furnizuar edhe pasticeritë që prodhojnë bakllvatë e Vitit të Ri.
Më tha edhe se vaji i palmës përzjehet me vajin e ullirit, pasi edhe ky është si vaji i ullirit, ngrin në të njëjtën temperaturë, duke e bërë të ngjajshëm.

Më tha për sasinë e madhe të konservantëve që i hidhen kosit që të mos thartohet për javë të tëra, dhe bakllavasë që të rrojë disa muaj pa u prishur… Të gjithë këto më sipër ne i blejmë për produkte natyrore.

Faktet për mashtrimin e prodhuesve të ushqimeve, atyre të bulmetit dhe prodhuesve të mishit dhe nënprodukteve të tij, nuk kanë munguar asnjëherë. AKU mjaftohet me ndëshkimin e ndonjë prodhuesi modest me tre kazane, por asnjëherë nuk prek peshqit e mëdhenj që sundojnë tregun.

Prokuroria hesht përballë denoncimeve publike, edhe me prova të forta, siç kanë sjellë emisionet investigative televizive.
Me këtë shkrim, e theksoj, nuk kam për qëllim të shkaktoj panik, por të ngre zërin tashmë në adresë të prokurorisë për të ndërhyrë. Jemi para një mashtrimi të madh. Pasojat nuk ndjehen tani, pasi produktet e tilla ushqimore nuk janë bomba që plasin e të vrasin në moment, ato të vrasin dalëngadalë.

Tags: Djathimentor kikiaushqimevaj palme

TË LIDHURA

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar
Aktualitet

Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar

19:34 | 07/11/2025
Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, reagon Rama: Operacioni nuk do ndalet
Politikë

Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, reagon Rama: Operacioni nuk do ndalet

18:44 | 07/11/2025
Next Post
Euro rrëzohet sërish, nivel tjetër rekord më i ulët i 11 viteve

Euro rrëzohet sërish, nivel tjetër rekord më i ulët i 11 viteve

Meta, një përpjekje për të dalë nga shtrati i Monikës

Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)

Kulla e barit, nuk do të digjet!

Kulla e barit, nuk do të digjet!







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam
Bota

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

by mirseda
21:23 | 07/11/2025
0

Torturat që kaloi në duart e terroristëve palestinezë i përshkroi me detaje tronditëse izraeliti që u mbajt...

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

19:37 | 07/11/2025
Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar

Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar

19:34 | 07/11/2025
Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

19:10 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com