Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Thaçi: Partneriteti i Kosovës me SHBA-në, strategjik dhe i përjetshëm

8 vjet ago
in Të Gjitha
Thaçi: Partneriteti i Kosovës me SHBA-në, strategjik dhe i përjetshëm

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA ku ka zhvillaur një takim me zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Thaçi tregon momente nga biseda me zv/presidentin Pence, dhe ndalet tek mbështetja që ka marrë për zhvillimin e Kosovës. Presidenti i Kosovës ka folur ndërkaq për demarkacionin me Malin e Zi dhe ecurinë e bisedimeve me Serbinë.

Zoti Thaçi! A morët garanci nga Zëvendës Presidenti amerikan Majk Pence se SHBA do të përfshihen në dialogun Serbi – Kosovë?

Unë sapo përfundova takimin shumë të mirë, mund të them të mrekullueshëm me Zëvendës Presidentin Pence, një takim ky ku u diskutuan në veçanti dy gjëra shumë të rëndësishme për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe afirmimin ndërkombëtar.

E para: Ne kemi kërkuar në këto momente, kur po hyjmë në fazën finale të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe të procesit të pajtimit, përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe posaçërisht të Zëvendës Presidentit Pence. Mund të konfirmoj se Zëvendës Presidenti Pence më tha qartë se SHBA do të involvohen, do të jenë të përfshira drejtpërdrejt dhe vet Zëvendës Presidenti Pence do të jetë i fokusuar dhe i përfshirë maksimalisht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë.

Besoj se kjo gatishmëri e administratës së SHBA-ve dhe personalisht e Zëvendës Presidentit Pence është inkurajim edhe për mua si President i Kosovës, për institucionet e vendit, për popullin e Kosovës; është besim dhe garanci për një sukses të këtij procesi, që do ta çonte Kosovën në një marrëveshje finale të normalizimit dhe pajtimit të raporteve Kosovë – Serbi dhe do t’i hapte perspektivë Kosovës për integrim në OKB dhe të thyhet kjo gjendje e ngrirë apo një status quo shumë të rrezikshme që po kalojmë në Kosovë dhe në rajon. Do të përpiqemi që të punojmë për arritjen e një marrëveshje, ku do të jenë fitues edhe Kosova edhe Serbia edhe bashkësia ndërkombëtare, sa i takon Ballkanit Perëndimor.

Zoti Thaçi! Për ta kuptuar më mirë, a do të jenë SHBA ashtu sikurse shohim Mogerinin, përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, në një tryezë bisedimesh mes Serbisë dhe Kosovës?

Tani për këtë çështje nuk mund të flas, por ajo që mund të them është se SHBA do të jenë të involvuara drejtpërdrejt, do të jenë të përfshira fuqishëm përmes zyrës së Zëvendës Presidentit Pence dhe do të jetë në fokus personal dhe një përfshirje e vet Zëvendës Presidentit Pence. Rolin udhëheqës do ta ketë Brukseli, pra, BE-ja përmes zonjës Mogerini, por do të jetë një proces i koordinuar dhe në bashkëpunim shumë të ngushtë, apo në rol bashkudhëheqës Bruksel – Uashington. Mendoj se tani neve na mbetet të konsolidohemi edhe më fuqishëm politikisht dhe institucionalisht të përgatitemi për këtë fazë të re dhe të arrijmë një konsensus sa më të gjerë të spektrit politik, shoqërisë civile dhe të mediave edhe të qytetarëve, në mënyrë që të përmbyllim këtë fazë finale.

Sa të mundur e shikoni dhe sa shpejt mund të përmbyllet kjo fazë, për të arritur në atë marrëveshje, të cilën ju e keni konsideruar historike, për të cilën do të kërkoni më pas edhe një aprovim publik në Kosovë, tashmë që ndërhyrja amerikane me një tjetër qasje ju është ofruar?

Unë e theksova edhe sot në takimin me Zëvendës Presidentin që historia e Kosovës është një histori suksesi, por ende e pa përmbyllur plotësisht. Prandaj jemi në fazën finale, kam besim të plotë se përfshirja amerikane do t’i japë dinamikë të re këtij procesi, do t’i japë gjallëri, do të jetë një proces edhe më i disiplinuar, më i kufizuar dhe më i kornizuar në kuptimin e arritjes së marrëveshjes, por edhe në kuptimin e mekanizmave obligativë, implementues të kësaj marrëveshje të fqinjësisë së mirë, të normalizimit dhe të pajtimit. Jam i bindur se i gjithë spektri politik dhe opinioni publik qytetar, shoqëria civile, mediat të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë duan që kjo status quo të tejkalohet sa më shpejt, që kjo gjendje të tejkalohet dhe Kosova të jetë pjesë e OKB-së. Marrëveshja Kosovë – Serbi për normalizim të plotë të marrëdhënieve hap një perspektivë të sigurtë edhe për anëtarësimin e Kosovës sa më shpejt në NATO dhe në BE, e në të njëjtën kohë një perspektivë europiane edhe për Serbinë. Prandaj gjithë spektri politik, opinioni qytetar dhe përgjegjësit e institucioneve të Kosovës janë zotuar që të punojnë bashkarisht për përmbylljen e kësaj faze, në mënyrë që të lëvizim më shpejt dhe të arrijmë në një gjendje të konsolidimit të brendshëm shtetëror dhe të një konsolidimi integrues të shtetit tonë një gjithë mekanizmin ndërkombëtar, pra, një konsolidim ndërkombëtar.

Pas kësaj, a shihni një qasje ndryshe nga ana e Serbisë? Ju kujtoj një koment më të fundit, që ka bërë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste televizive, se Kosova nuk mund të marrë vendime të rëndësishme pa aprovimin e Serbisë dhe kujton për këtë anëtarësimin në UNESCO, apo Interpol. Si e shihni ju qasjen e Serbisë dhe çfarë mund të ndryshojë pas këtij angazhimi më të fortë amerikan?

Kosova është vend i pavarur, vend sovran, vendimet i merr vet në përputhje me vullnetin e qytetarëve me përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore. Serbia është vend fqinj, por duhet të jemi edhe realistë: Me Kosovën Serbia ende ka çështje të hapura, të cilat duhet të përmbyllen dhe të zgjidhen përmes dialogut dhe veç dialogut nuk ka alternativë.

Por në të njëjtën kohë ajo që dua të theksoj është se në këto rrethana që jemi, në këtë fazë që po kalojmë, me këto zhvillime që po ndodhin, Kosova dhe Serbia jemi bërë pengesë për njëri-tjetrin në proceset integruese, prandaj arritja e këtij dialogu, arritja e marrëveshjes përfundimtare do të jetë një rrethanë lehtësuese për njëra-tjetrën që të integrohemi sa më shpejt për Kosovën në NATO dhe në BE edhe në OKB, e për Serbinë të lëvizë procesi integrues evropian. Aktualisht jemi bërë pengesë e njëra-tjerës. Dialogu dhe marrëveshja do të jenë një rrethanë lehtësuese për të dy vendet në përpjekjet integruese.

Ne jemi vend sovran dhe vendimet i marrim vet, kështu që çdo angazhim destruktiv nuk do të ngadhënjejë mbi politikën e energjisë pozitive, diplomacisë aktive të BE-së dhe tash të SHBA-ve. Unë dua të besoj se edhe njerëzit politikëbërës në Beograd do ta kuptojnë qartë se pa normalizim të plotë të marrëdhënieve me shtetin e Kosovës as Serbia nuk ka të ardhme europiane.

Ne si shtet i Kosovës nuk jemi të interesuar të vazhdojmë këtë gjendje të bllokadës, të ngrirjes dhe status quo-së, por të lëvizjes përpara, të normalizimit, të fqinjësisë së mirë, të pajtimit dhe vendet tona të lëvizin drejt anëtarësimit në BE, Kosova edhe në OKB e gjithashtu edhe në NATO. Arritja e paqes mes Kosovës dhe Serbisë për mua nënkupton paqe për Ballkanin perëndimor.

Lidhur me termin “normalizim”. A do të jetë e negociueshme për ju fakti që Serbi të njohë pavarësinë e Kosovës, apo jo domosdoshmërisht?

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë nënkupton njohjen e realiteteve të dyanshme, respektimin e integritetit territorial të të dy vendeve, një bashkëpunim n fqinjësi të mirë si në rrafshin ekonomik, politik, diplomatik, social, kulturor apo të sigurisë. Kjo do të nënkuptonte edhe një ngadhënjim të vlerave evropiane dhe euro-atlantike në rajonin tonë. Pra, do të nënkuptonte njohje të realiteteve të dyanshme.

Ju keni kërkuar nga SHBA edhe një mbështetje më të madhe ekonomike për Kosovën. Në ç’formë?

Është një konfirmim i plotë edhe i Zëvendës Presidentit Pence se investimet amerikane do të vazhdojnë të vijnë në Kosovë. Ne jemi tani në prag të ardhjes së investitorëve për ndërtimin e termocentralit Kosova C, që do të jetë një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm. Mendoj që ky investim do të ketë rezultatet e veta inkurajuese edhe për ardhjen e investitorëve të tjerë. Në Kosovë po krijohet një klimë e përshtatshme dhe kreative për investitorët amerikanë dhe të vendeve të tjera. Partneriteti me SHBA është strategjik për ne dhe i përjetshëm, qoftë në rrafshin politik, diplomatik, ekonomik dhe ushtarak.

Një pyetje në lidhje me shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se është për marrëveshjen e vitit 2014 dhe nuk kërkon negocim të ri. Ju çfarë i sugjeroni zotit Haradinaj për qëndrimet në lidhje me shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi?

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore edhe në raport me fqinjët si edhe obilgimet në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Mali i Zi është në fakt partner strategjik i Kosovës. Kemi fqinjësi shumë të mirë. Nuk kemi çështje të hapur dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë strategjikë tanimë që Mali i Zi është futur edhe në NATO. Ne e diskutuam sot edhe me Zëvendës Presidentin Pence këtë çështje dhe kërkohet nga administrata amerikane që Kosova të përmbyllë sa më shpejt këtë çështje, që po mban peng dhe është kriteri i vetëm për liberalizimin e vizave. Askush nuk të mbështet nëse ndërton raporte jo të mira me fqinjët. Ne mjaft probleme kemi me Serbinë. Nuk mund të hapim probleme edhe me fqinjë të tjerë, të cilat mund të na kushtojnë në perspektivën tonë integruese me dekada.

Marrëveshja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi ka kaluar përmes komisionit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe komisionit të Malit të Zi, si dhe është vlerësuar nga ekspertë ndërkombëtarë të angazhuar në atë kohë nga ish-presidentja Jahjaga. Kemi gjithashtu edhe vlerësimin e departamentit të shtetit për atë marrëveshje. Kemi edhe vlerësimin e NATO-s se gjithçka ka shkuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 dhe sipas dokumentit të Presidentit Ahtisari, prandaj do t’i kryejë obligimet e veta kushtetuese e ligjore, të cilat do të përshpejtojnë procesin integrues.

Zoti Thaçi, cilat janë planet tuaja lidhur formimin e ushtrisë së re të Kosovës, kur do të përfundojë periudha e tranzicionit e forcës së sigurisë së Kosovës dhe çfarë përgjigje mendoni t’i jepni sensibiliteteve ndërkombëtare lidhur me këtë çështje?

Në takimin me Nënpresidentin Pence ne diskutuam edhe për çështjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. SHBA dhe vetë Nënpresidenti Pence konfirmuan mbështetjen për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Administrata e Shteteve të Bashkuara dhe Nënpresidenti Pence konfrmuan vetë mbështetjen e plotë për Republikën e Kosovës dhe SHBA do të jenë përkrah nesh në këtë proces. Kanë mbetur të bëhen edhe pak çështje, si konsultimet e brendshme, të nevojshme për të themeluar Forcat e Sigurisë të Kosovë, sipas një modeli dhe standart të ri, në një ushtri moderne, multietnike, sipas standarteve të NATO-s; gjithshka do të jetë e koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partenrët tanë në Bruksel, NATO-n, në mënyrë që ky proces të mbyllet suksesshëm; do të punojmë që përmes ndryshimeve kushtetuese të përmbyllet ky proces, por në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që askush të tjetër të verë veton mbi këtë të drejtë që lidhet me sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Keni ndonjë afat për këtë dhe si mund të nisë procesi?

Ne kemi punuar maksimalisht në aspektin procedural, por edhe përmbajtjesor dhe substancial që të përmbyllin disa obligime që kemi marrë për përfshirjen sa më të gjerë të komuniteteve; deri më tani janë përfshirë vetëm 10 për qind e komuniteteve në FSK, kështu që edhe këtë kriter do ta realizojmë suksesshëm, por ajo që është me më shumë rëndësi, është që themelimin e forcave të armatosura do ta bëjmë në mënyrë të koordinuar me Uashingtonin dhe me NATO-n, dhe do të jetë një proces i suksesshëm, në një periudhë, siç e kemi theksuar, brenda vitit.

Zoti Thaçi, dua t’ju citoj: keni thënë me parë se disa ndikime anti-Perëndimore, si ndikimi rus apo fundamentalizmi islamik, po nxitojnë të mbushin vakuumin e krijuar nëse Brukseli nuk sheh perspektivën evropiane të rajonit. Çfarë roli mund të luanin SHBA-të për ta mbushur këtë vakuum?

Pikërisht, duke u nisur nga ngathtësia dhe jo vizioni i BE-së, kam sot këtu në Uashington, që të kërkoj qartë mbështetjen e SHBA-së në proceset e reja që po kalojmë. Sepse Kosova padrejtësisht është izoluar nga Bashkimi Evropian; padrejtësisht qytetarëve të Kosovës u mungon e drejta e lëvizjes së lirë, ne jemi të vetmit njerëz në Evropë që nuk e kemi këtë të drejtë, sepse është vënë kriteri i demarkacionit në mënyrë arbitrare në momentet e fundit dhe për shkak të reformave politike; ne e dimë gjendjen që kemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra është edhe përgjegjësi e jona që e kemi pasur për ta kryer; por ajo që mund të them, është se edhe sot Presidenti Pence e përshëndeti angazhimin e Kosovës në koalicionin global antiterrorist, gjithashtu edhe përpjekjet tona të vazhdueshme në luftë kundër terrorizmit dhe fundamentalizmit. Kosova ka pasur suksese konkrete dhe të prekshme në luftën kundër fundamentalizmit dhe terrorizmit. Ne do të vazhdojmë të jemi pa kompromis në këtë drejtim. Kosova është edhe targeti i terroristëve dhe fondamentalistëve; por jemi të bindur se së bashku me partnerët tanë, do të kemi sukses dhe këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht.

Tags: i Kosovësi përjetshëmPartneritetipresidentiSHBA-nëstrategjikThaci

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Salihi, gol me vlerë tre pikësh (Video)

Salihi, gol me vlerë tre pikësh (Video)

Skandal në LaLiga: “Arbitrat bëjnë atë që them unë. Duhet t’i binden atij që i paguan”

Skandal në LaLiga: “Arbitrat bëjnë atë që them unë. Duhet t’i binden atij që i paguan”

Thënie brilante nga Erich Maria Remarque mbi dashurinë, gratë dhe jetën

Thënie brilante nga Erich Maria Remarque mbi dashurinë, gratë dhe jetën

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi
Bota

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi

by mirseda
23:06 | 20/05/2025
0

Italia ka mbështetur sugjerimin e Presidentit amerikan Donald Trump se Vatikani mund të ndërmjetësojë bisedimet për negocimin...

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

22:58 | 20/05/2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

22:40 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com