Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

“Teuta” shqiptare, 25 vjeçare

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Teuta” shqiptare, 25 vjeçare

Dikur ajo ishte inxhiniere e prodhimit, e ndër vite do të emërohej përgjegjëse e më pas edhe Drejtoreshë Administrative e fabrikës së makaronave në Durrës. Ishte aty në kohët më të vështira, kur në Shqipëri gjithçka rrezikonte të shkatërrohej. Ishte aty kur duhej të merrte vendimin më të guximshëm për fatin e asaj fabrike, ku pavarësisht trazirave, puna nuk u ndërpre për as edhe një ditë.

Ajo ishte aty në 1994-ën, për t’i dhënë jo vetëm emrin e ri, “Teuta”, ish fabrikës së makaronave, por dhe një të ardhme drejt një tregu më të zgjeruar e më të sigurtë, për ta bërë kompaninë më të madhe të prodhimit, paketimit dhe shpërndarjes së produkteve të cilësisë së lartë, që mbartin vlera të larta e të sigurta ushqimore.

Ajo ishte dhe vazhdon të jetë aty si zonja, që ashtu si në ato fillime, edhe sot e kësaj dite vazhdon t’i japë zemrën, mendjen dhe energjinë e saj “Teutës” që tashmë ka mbushur plot 25 vjet në tregun shqiptar.

Historia e krijimit dhe zhvillimit të kompanisë “Teuta” është garantuar së pari nga Eleni Babameto, që me mbështetjen e bashkëshortit të saj Arben Babameto e tashmë dhe të dy djemve Ermal dhe Edlir Babameto arritën të sfidojnë çdo vështirësi për ta konsoliduar “Teutën” si një biznes të suksesshëm, me produktet që tashmë janë pjesë e çdo tryeze shqiptare.

Për të festuar këtë arritje 25 vjeçare, ata mblodhën në një event të madh festiv, miq dhe bashkëpunëtorë të shumtë ndër vite.

I pari që u uroi mirëseardhjen të panishmeve dhe u prezantoi atyre faktet dhe ngjajet më të rëndësihme të 25 viteve histori ishte Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Arben Babameto. Më pas Eleni Babameto, me statusin e CEO-s së “Teutës”, vlerësuar me disa tituj nderi, “Naim Frasheri” dhënë nga Presidenti i Republikës, “Qytetare Nderi e Durrësit” si dhe “Bleta e Artë”, ndër gratë sipërmarrëse në Shqipëri, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët ndër vite, duke filluar nga dy ish partnerët e saj të parë që besuan mundësitë e tyre financiare tek eksperienca dhe puna tejet serioze e një gruaje; duke vijuar më tej me stafin, punonjësit e aftë e të sakrificës, një pjesë e të cilëve kanë 25 vite në këtë kompani; me bashkëpunëtorët që përzgjedhin produktet “Teuta” e sigurisht dhe me firmat e huaja, brandet që kanë përzgjedhur “Teutën” për t’u përfaqësuar në Shqipëri.

“Sot do të thoja me krenari që ëndrra jonë është e realizuar dhe tejkaluar. Sot pas 25 vitesh ne jemi një realitet i sukseshem në tregun shqiptar. Jemi bërë pjesë e përditshme e çdo familje shqiptare. Kjo pasi ne punojme me një teknologji moderne krejtësisht të rinovuar. Kemi dhe vazhdojmë të ndërtojmë ambjente bashkëkohore për magazinimin dhe distribucionin e produtkeve tona. Kemi një logjistikë dhe flotë të kompletuar me njerëz dhe mjete që veprojnë me shpejtësi”– u shpreh znj Babameto duke theksuar në fund të fjalës së saj se falenderimi më special shkon për konsumatorët, vëmendja dhe përkushtimi ndaj të cilëve do të vazhdoj të jetë prioriteti kryesor edhe atëherë kur “Teuta”do të jetë nën drejtimin e dy djemve të tyre, të cilët janë bërë tashmë hallkë e rëndësishme në këtë sipërmarrje.

Ishte pikërisht njëri prej djemve, Ermal Babameto që pasi falenderoi prindërit për përkushtimin, lodhjen dhe punën e çmuar që kanë bërë, bëri një pasqyrë më të plotë të asaj çfarë është sot “Teuta”.

“Sot numërohen mbi 80 produkte që mbajnë logon e kompanisë “Teuta”, ku së fundmi janë lançuar dhe pritur mjaft mirë nga konsumatorët produktet e linjës Superfoods që janë: quinoa e bardhë, e kuqe, hiker, chia e granola. Jemi distributorë ekskluzivë të 17 brandeve shumë prestigjioze europiane (kryesisht italiane dhe spanjollë). Nisur nga kërkesat e tregut shqiptar, por dhe me suportin e bashkëpunëtorëve tanë të huaj, kemi krijuar një protofol të gjerë të produkteve BIO,  të shëndetshme dhe Gluten Free. Ndërkohë, në vijim të zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë, kemi menduar të lançojmë sot linjën më të re të orizit Premium Line Quality, konceptuar si një kombinim perfekt i cilësisë (në përzgjedhjen e 6 llojeve të ndryshme të orizit) dhe paketimit modern, duke sjellë tek konsumatori produkte të sigurta dhe të shëndetshme”- cilësoi Ermali duke shtuar edhe në emër të vëllait të tij Edlirit, se sfida e tyre ka qenë që në krye të herës jo vetëm ta ruanin në të njëjtat nivele “Teutën” por edhe t’i japin dimensione të tjera këtij biznesi.

Eventi i kurorëzimit të 25 viteve të kompanisë “Teuta”, i moderuar nga Florin Agalliu e i konceptuar si një spektakël i vërtetë, do të shoqërohej që nga fillimi dhe deri në fundin e saj me muzikën e violinçelistit Iliard Shaba, bandën e Kamela Islamit e sigurisht dhe me cooking show, me shijimin e produkteve “Teuta”, gatuar nga masterchef-at Alfio dhe Indriti. Shija e mirë ishte përmbyllja e duhur e këtij 25 vjetori.

Tags: “Teuta” shqiptare25 vjeçarecilesieventfestiv

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
VIDEO/ Qytetari me parulla te Kryeministria, mesazhi që ka për Ramën e ndërkombëtarët

VIDEO/ Qytetari me parulla te Kryeministria, mesazhi që ka për Ramën e ndërkombëtarët

Mbajeni çadrën me vete, ja kur do të shpëtojmë nga shirat

Mbajeni çadrën me vete, ja kur do të shpëtojmë nga shirat

EMRI/ PD “tradhtohet” nga një tjetër kandidat në kulmin e protestave

EMRI/ PD “tradhtohet” nga një tjetër kandidat në kulmin e protestave







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com