Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Tërmeti i shembi shtëpinë, shteti e harron në çadër për 10 muaj

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Tërmeti i shembi shtëpinë, shteti e harron në çadër për 10 muaj

Emisioni investigativ “BOOM” në Ora News solli mbrëmjen e sotme denoncimin e Burbuqe Elezaj, banore e fshatit Palikesht në qytetin e Beratit.  

Tërmeti që ra në janar të vitit 2017 e la  Burbuqen së bashku me djalin e saj në qiell të hapur pasi shtëpia iu shemb. Emergjencat Civile të Bashkisë së Beratit i dhanë një çadër  provizorisht derisa  të miratohej. Dëmshpërblimi për dëmtimet nga tërmeti, por edhe sot 10 muaj më pas kjo familje jeton në këtë çadër.

Është shumë i rëndë fakti që djali i zonjës Burbuqe para disa vitesh ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale sepse kishte një masë  tumori  në kokë, ndërkohë që aktualisht vuan me epilepsi.  

Bashkia e Beratit ka akorduar fondin 19 milion lekë të vjetra. Një pjesë e kësaj shume, pra 2 milion lekë të vjetra i është dhënë nga kjo Bashki, ndërsa pjesa tjetër duhet të jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Tiranë.

Ky institucion për mungese fondesh ende nuk i ka dhënë ndihmën financiare kësaj familje.

Denoncimi i kryefamiljares: 10 muaj në çadër me djalin e sëmurë

Burbuqe Elezaj: Kam 10 muaj këtu, që në 27 janar. Pas dy javëve më është dhënë kjo çadër nga Bashkia. Ra tërmeti në 27 janar, një lëkundje e tmerrshme, e paparë dhe më ka rrënuar shtëpinë dhe orenditë brenda. Ja tek jetoj me gjithë djalin tim, mirë për mua shteti nuk mendon po për djalin e sëmurë? Që kur ishte 2 vjeçe gjysmë i ra sëmundja, e kam operuar dhe kuruar, nuk kam lënë doktor. Djali vuan nga tumori në kokë, me epilepsi, me të meta mendore. Tre herë brenda në spital të burgut.

Gazetarja: Si ia bëni në një hapësirë kaq të vogël?

Burbuqe Elezaj: Çfarë do të bëj, ku do të shkoj unë?Ja si jetoj, një tub e mban, ra ajo iku dhe u shkreh (flet për çadrën).Kur sëmuret djali, që sëmuret dhjetë herë në natë. I bie sëmundja ditë dhe natë, i ikin sytë. Mbaj legenin aty që kryen nevojat personale se jemi njerëz. Unë e lidh atë se e ngre era, e prish, e shkatërron.

Gazetarja: Sa është caktuar fatura për dëmshpërblimin tuaj?

Burbuqe Elezaj: 19 milionë lekë të vjetra. Kemi marrë vetëm 2 milionë. I lutem kryeministrit, avokatit të popullit, kryetarit të bashkisë, drejtoreshës së Emergjencës, të gjithë institucioneve të Shqipërisë të ngrihen në këmbë dhe mua të më japing vlerën si më takon se kam një djalë të sëmurë.

Djali i sëmurë: Do i vë flakën çadrës, jam mërzitur këtu

Të jetosh 10 muaj në çadër në pritje  për të marrë dëmshpërblimin që të takon kjo është absurde. Për më tepër si mundet që një i sëmurë me epilepsi të jetojë në çadër e cila është e izoluar dhe  ku nuk ka mundësi për tu futur ajri? Nxehtësia në verë dhe i ftohti në dimër është i padurueshëm.

Djali i sëmurë: Jam mërzitur. Të më bëjnë shtëpinë, unë jam i sëmurë, babai më ka vdekur. Jam jetim. Kam problem nga i ftohti, më del gjumi shpesh. Ti vë flakën çadrës, jam mërzitur këtu, dua shtëpi tjetër. Kam nevojë për ndihmë. I lutem kryeministrit të bëjë shtëpinë, mami nuk punon dot është në pleqëri.

Këto fjalë janë apeli më i fortë për ndihmë nga të gjitha institucionet përkatëse që nuk akordojnë fondin që kjo familje të rindërtojë shtëpinë.

Bashkia Berat: Fondin tonë e kemi dhënë, dosja në Ministrinë e Brendshme

BOOM ishte në Bashkinë e Beratit dhe Drejtoresha e Emergjencave Civile thotë se janë në dijeni të rastit dhe se bashkia Berat ka mbyllur procedurat dhe e ka dërguar dosjen në Ministrinë e Brendshme.

Emergjencat Civile Berat: Ne e kemi mbaruar si procedurë. Nga bashkia, në bazë të VKM 329 i jepet 200 mijë lekë për frymë dhe jo më shumë se 1 milion për familje. Ne i kemi dhënë 200 mijë lekë të reja. Jepet një pjesë për të vazhduar jetën normale nga bashkia dhe pjesa tjetër kompensohet nga Ministria e Brendshme. Është nisur dosja në Ministrinë e Brendshme që në 05.05.2017. Kjo është komplet disja që është nisur në Ministrinë e Brendshme.

Gazetarja: Po pse e ka vonuar kaq shumë Ministria e Brendshme lëvrimin e këtij fondi?

Emergjencat Civile Berat: Po ku e di unë, mungesë fondesh. Unë se di se sa e kanë kontigjentin ato kanë a s’kanë. Ne jo më larg se 10 ditë na ka ardhur një shkresë nga Avokati i Popullit dhe nga Komisioneri dhe i kam kthyer të gjithë përgjigjen. I kam vënë dhe dosjen në dispozicion, tani i është drejtuar  Ministrisë  Brendshme dhe kërkon arsyen e vonesave.

Edhe pse Bashkia e Beratit e ka dhënë pjesën e saj të lekëve, është praktikisht e pamundur  për të  rindërtuar shtëpinë vetëm me këtë shumë lekësh.

Emergjencat Civile: Kompensimi sapo të kemi fonde

BOOM iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile në Tiranë me një shkresë zyrtare ku i kërkonte shpjegime se pse nuk e ka akorduar ende fondin për këtë familje. Pas verifikimit që i bëri rastit ky institucion jep këtë përgjigje:

“Nëpërmjet shkresës me nr.696 prot., datë 25.05.2017, Prefekti i Qarkut Berat ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Brendshme, dokumentacionin e hartuar për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti i datës 27.01. 2017, të shtetases Burbuqe Elezaj, për akordim ndihme financiare. U krye kontrolli tekniko-ligjor i dokumentacionit të dërguar dhe rezultoi se ishte i plotë dhe i saktë.  Për shkak edhe të ndjeshmërisë që ka rasti në fjalë, do të kryhet dëmshpërblimi i kësaj shtetaseje, me rastin e parë që kemi fonde në dispozicion”.

Me pak fjalë arka e shtetit qenka bosh. Po kjo familje  ku ta kaloje dimrin në çadër ku çdo pikë shiu që bie jashtë futet brenda? Guxo mos ti paguash shtetit një muaj drita dhe në rastin më të mirë ti presin, ose mund të shkosh edhe në burg. Po kur shteti ka detyrim ndaj qytetarëve pse nuk iu përgjigjet në kohë?

Tags: 10 muajçadërharronshembishtepineshtetitermeti

TË LIDHURA

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin

10:59 | 12/12/2025
Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet
Aktualitet

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

10:48 | 12/12/2025
“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë
Aktualitet

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

10:45 | 12/12/2025
Next Post
Akademia e Shkencave/Dorëhiqet kryetari Gudar Beqiraj

Akademia e Shkencave/Dorëhiqet kryetari Gudar Beqiraj

Shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj fiton në Asamblenë e New York-ut

Shqiptaro-amerikani Mark Gjonaj fiton në Asamblenë e New York-ut

Shkelje flagrante! Firmos raportin kur ndodhet jashtë shtetit

Shkelje flagrante! Firmos raportin kur ndodhet jashtë shtetit







JU REKOMANDOJMË

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Veliajt në gjykatë, kryebashkiaku i pranishëm! Ndryshon avokatin

by mirseda
10:59 | 12/12/2025
0

Erion Veliaj mori pjesë sot në seancën paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për...

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

Sherr në familje, i riu bën për spital vëllanë, arrestohet

10:48 | 12/12/2025
“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

“Implikimi”, arrestohet 34-vjeçari që mashtronte si agjent imobiliar në Tiranë

10:45 | 12/12/2025
Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje 1,000 banorëve të prekur të evakuohen

Përmbytjet në Uashington/ Guvernatori Ferguson i bën thirrje 1,000 banorëve të prekur të evakuohen

10:22 | 12/12/2025
Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

Lejuan ndërtime pa leje, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq punonjësin e policisë, kryeinspektorin

09:58 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com