Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tërmeti që nuk u ndie online!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Nga: Lutfi Dervishi

Një njoftim rutinë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë që synon të informojë publikun për të shmangur keqkuptimet, është nga ilustrimet më të mira se si është tjetërsuar gazetaria on line në kërkim të ca klikimeve dëshpëruese. Lajmi paraqitet me mbititullin: zbulojeni vetë! Titulli është: Tërmeti, ambasada amerikane bën njoftimin e rëndësishëm!

Kur sheh këtë titull, instinktivisht veprimi i parë që do të bësh është të lexosh më tej për çfarë bëhet fjalë. Deri dje ishte fakt që nuk mund të parashikohej tërmeti. Deri dje parashkimi tërmetit ishte ‘fake news”. Por ditë e re, nafakë e re. Shkenca ecën përpara. Përcaktimi marksist se nevoja e njeriut e çon shkencën 100 vite përpara, të krijon përshtypjen se ndoshta mund të jetë bërë zbulimi i paimagjinueshëm: parashikimi tërmetit.

Njerëzit që nga lashtësia e deri në ditët e sotme janë përpjekur ta marrin me të mira tërmetin, i kanë kushtuar këngë, poezi, parulla, filma, – madje tërmet është bërë “metaforë” për rezultate të papritura në zgjedhje, siç ishte rasti i zgjedhjeve të parakohshme lokale në Dibër më 2016. “Tërmet” ishte fjala më e përdorur që përmblidhte suksesin e procesit zgjedhor.

Por tërmeti i së shtunës që shkundi njerëzit dhe godinat, nuk arriti të shkundë gazetarët on line. Mbi 600 portale me lajme në betejën dëshpëruese për vëmendje, nuk e kanë mendjen te efekti që mund të krijojë informacioni i tjetërsuar on line.

Për ca klikime më shumë, me shpresë se do të impresionojnë ata që bëjnë reklama, “lajmet on line” gjithnjë e me shumë nuk kanë lidhje me çfarë ndodh off line. Njoftimi i ambasadës ishte vetëm dy fjali:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. Ai është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojmë përgjatë vitit”.

Lajmi në portale ishte alarm për kujdes! Titujt alarmues, e çudibërës janë bëre pjesë e rëndësishme e ushqimit qe u shërbehet përdoruesve on line non stop.

Gjithnjë e më shpesh lexon tituj:
“Nuk do ta besoni “… “ja çfarë beri rrufeja”.. bari magjik që shëron 40 sëmundje “, “ndahet moderatorja e njohur” dhe sigurisht nuk mbeten prapa as parashikimet e tërmetit, kometave dhe fundit të botës!

Toka dhe dielli nga pikëpamja e moshës gjeologjike janë të rinj, dhe nuk ka sens të flasësh për fundin e botës, por me këtë ritëm alarmi, magjie dhe çudie ka të ngjarë që fundi i kësaj gazetarie on line të mos jetë shumë larg! Pas një tërmeti si ai i ditës së shtunë, shumëkush reflekton për gjërat që kanë më shumë vlerë në këtë jetë, për njerëzit e familjes, për miqtë dhe për armiqtë. Reflektimi bëhet për të kuptuar çfarë është në të vërtetë e rëndësishme. Për gazetarët/redaktorët on-line me sa duket edhe pas tërmetit gjëja më e rëndësishme mbeten klikimet!

Tags: klikimet onlineLutfi Dervishitermeti

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Skenarët/ Çfarë pritet të ndodhë sonte në Bundestagun gjerman

Skenarët/ Çfarë pritet të ndodhë sonte në Bundestagun gjerman

Luana heq nga puna Fifin?

Luana heq nga puna Fifin?

Halli i Berishës dhe hallet e opozitës

Të kërkosh të jesh “i sigurtë” në opozitë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com