Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tërheqja e ushtarëve serbë nga FSK-ja, reagon Haradinaj

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Tërheqja e ushtarëve serbë nga FSK-ja, reagon Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thirrur gjatë ditës së sotme një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Kosovës.

Ai më pas në një konferencë për media ka treguar arsyet se pse është thirrur një mbledhje e tillë.

“Tema e rendit të ditës ishte çështja e sigurisë pas presioneve të Beogradit ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb që janë pjesëtarë të FSK-së.

Keni qenë dhe jeni në dijeni se për një kohë të caktuar, raportohet edhe në media, për sulme me armë, me mjete shpërthyese që rrezikojnë jetën e pjesëtarëve serbë të FSK-së, në të kaluarën kanë ndodhur në veri.

Është raportuar edhe për kërcënime të tjera por së fundmi ka rezultuar me kërkesën për lirim nga FSK-ja, të një numri të pjesëtarëve serbë të FSK-së, nga një rajon i Kosovës”.

Sipas Haradinajt, tërheqja e ushtarëve serbë nga FSK-ja vjen si pasojë e presionit të drejtpërdrejtë dhe të formave të ndryshme nga Beogradi zyrtar.

 “Shumica e tyre në deklarimet e motiveve për lirim paraqesin presionin e ushtruar direkt nga autoritetet e Beogradit zyrtar, qoftë gjatë lëvizjeve të tyre në Serbi pra ndalimin, marrjet në pyetje dhe kërcënimet për jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre deri te instrumentet tjera që janë përdorë, përfshirë edhe mekanizmat tjerë të institucioneve paralele që operojnë në Kosovë të cilët kanë zbatuar këtë agjendë të presionit, shantazheve dhe kërcënimeve kundër pjesëtarëve të FSK-së, qytetarë serbë të Kosovës”.

Megjithatë, i pari i ekzekutivit kosovar ka thënë se kjo çështje nuk e ka cënuar sigurinë e përgjithshme në vend.

“Kjo nuk rezulton me prishjen e sigurisë së përgjithshme në vend, nuk ka një prishje të sigurisë së përgjithshme në vend. Ajo që del nga ky takim janë edhe veprimet e Kosovës që janë të nevojshme në këtë situatë të krijuar. Të gjitha institucionet janë në nivel të punëve dhe veprimeve të veta lidhur me këtë situatë të fundit të krijuar”.

Haradinaj ka insistuar se ky presion nga Beogradi nuk ka kuptim dhe është qasje e padrejtë.

“Dikur ka pasur një qasje të Beogradit zyrtar se serbët e Kosovës nuk duhet të marrin fare pjesë në institucionet e Kosovës, vite më herët. Sot serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë në Kosovë dhe marrin pjesë në jetën politike, institucionale, qeverisëse dhe shoqërore në vend.

 Ky presion i këtillë është vërtetë i pakuptimtë, i dalë kohe se këto metoda kanë ndodhur dikur para 10 vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje e tillë, shumë e padrejtë”.

Dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, të rinjve dhe të rejave, familjeve të tyre – është kundër Konventave, të Drejtave të Njeriut dhe kundër jetës dhe sigurisë së këtyre qytetarëve”.

Ai ka përfunduar duke thënë se Kosova ka vepruar me kohë dhe ka marrë të gjitha “veprimet e nevojshme si në planin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm që të sqarohet ky veprim i papranueshme i këtillë”./KlanKosova

Tags: FSK-jaharadinajreagonserbeterheqjaushtarëve

TË LIDHURA

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë
Bota

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Mediat iraniane: Mbi 200 viktima dhe 750 të plagosur nga sulmet e SHBA-Izrael
Bota

Mediat iraniane: Mbi 200 viktima dhe 750 të plagosur nga sulmet e SHBA-Izrael

19:06 | 28/02/2026
Thriller në Greqi: Shtatzëna gjendet e pajetë, hetohet bashkëshorti
Bota

Thriller në Greqi: Shtatzëna gjendet e pajetë, hetohet bashkëshorti

18:18 | 28/02/2026
Next Post
Protesta mes tymuesve/Bujar Asqeriu, deputetëve: Mos kafshoni teatrin, ndryshe do ta mbani mend gjatë!

Protesta mes tymuesve/Bujar Asqeriu, deputetëve: Mos kafshoni teatrin, ndryshe do ta mbani mend gjatë!

Shuhet në moshën 74-vjeçare, ish-futbollisti i Tiranës dhe kombëtares shqiptare

Shuhet në moshën 74-vjeçare, ish-futbollisti i Tiranës dhe kombëtares shqiptare

Xhafaj mburret për policinë, por ka një hall të madh

Xhafaj mburret për policinë, por ka një hall të madh







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

by mirseda
21:27 | 28/02/2026
0

Protesta e opozitës ka përshkallëzuar. Gjatë marshimit të protestuesve, janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së...

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, Koçiu: PD si zjarrvënës, molotovi provokim i hapur

Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, Koçiu: PD si zjarrvënës, molotovi provokim i hapur

20:36 | 28/02/2026
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

20:32 | 28/02/2026
Zhvendosen protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë

Zhvendosen protestuesit, marshojnë drejt Parlamentit, hidhen sërish molotovë

20:17 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com