Të dielën pasdite, presidenti i Breshias, Masimo Celino, ka rënë pre e një grabitje. Dy persona kanë sulmuar Celinon para një supermarketi në Breshia, ku së fundmi ai ka blerë edhe një banesë.
Grabitësit kanë dashur orën e tij. Fatmirësisht kjo ngjarje ka përfunduar pa bilance tragjike, pasi presidenti i Breshias ka mundur që të shmangë grabitjen, pasi ka reaguar në kohë reale kur ka parë kriminelët që vinin drejt tij.
Por nuk mbeti pa pasoja për Celinon ky veprim, pasi në përpjekje për tu larguar, përplasi fytyrën në derën e makinës që kishte lënë hapur, duke dëmtuar hundën.