Një ngjarje e frikshme ka ndodhur sot në zonën e njohur si “Sahati” në Shkodër. Një 38-vjeçar ka dhunuar një vajzë rreth 25 vjeçe dhe dyshohet se ka tentuar edhe ta përdhunojë.
Agresori ka sulmuar fizikisht vajzën dhe më pas i ka marrë me forcë celularin dhe çantën.
Sipas informacioneve të policisë ai ka tentuar ta grabisë dhe përdhunojë vajzën njëkohësisht.
Shtetasi në fjalë është Arben Doda nga Burreli, i cili gjatë momentit të largimit nga vendngjarja është arrestuar menjëherë nga policia.