Një i ri ka tentuar që të grabisë paratë në një farmaci në Tiranë, por që nuk ka mundur që të çojë misionin e tij deri në fund. Rasti në fjalë ka ndodhur në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Një i ri ka kërkuar paratë në banak, nuk i ka marrë dhe ka qëlluar jashtë me një pistoletë me saçme metalike, raporton “shqiptarja”.
Burimet paraprake, ende jo zyrtare bënë me dije se grabitësi ka qenë me kapele, i pamaskuar dhe është duke u punuar për ta identifikuar. Grupi hetimor po kqyr kamerat për të identifikuar autorin.