Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Tensionet me Iranin/ Pompeo viziton Arabinë Saudite

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tensionet me Iranin/ Pompeo viziton Arabinë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, po viziton Arabinë Saudite për bisedime me Mbretin Salman dhe djalin e tij, Princin e Kurorës, Mohamed bin Salman si dhe ministrin e Jashtëm, Faisal bin Farhan, thanë zyrtarët e Departamentit të Shtetit.

“Ne do të kalojmë shumë kohë duke folur për çështjet e sigurisë dhe në veçanti për kërcënimin nga Republika Islamike e Iranit”, u tha Pompeo gazetarëve në kryeqytetin e Etiopisë, para se të nisej për në Riad, informon AFP.

Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara ishin “të gatshme për të biseduar në çdo kohë” me Iranin, por theksoi se regjimi iranian “duhet të ndryshojë rrënjësisht sjelljen e tyre”. “Fushata e presionit vazhdon. Nuk është vetëm një fushatë e presionit ekonomik, por edhe e izolimit diplomatik”, tha ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili mbanë lidhje të ngushta me Arabinë Saudite, në vitin 2018 u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe vendosi sanksione gjithëpërfshirëse që synojnë të zvogëlojnë ndikimin rajonal të Teheranit. Vizita tre-ditore e Pompeos në Arabinë Saudite, vjen pas një sulmi me telekomandë – të urdhëruar nga Uashingtoni – nga i cili u vra, Qasem Soleimani, gjenerali më i fuqishëm i Iranit, raporton Rel.

Vrasja e gjeneralit, të cilin Shtetet e Bashkuara e konsideronin si terrorist, ndodhi më 3 janar, në Bagdad të Irakut.

Tensionet rajonale u rritën, pas vrasjes së tij, pasi Irani u përgjigj me sulme raketash ndaj forcave amerikane në Irak. Zyrtarët amerikanë e kanë fajësuan Iranin për një sulm në instalimet e naftës saudite, në muajin shtator të vitit 2019.

Arabia Saudite ka thënë se 18 dronë dhe shtatë raketa sulmuan dy rafineri të naftës në Abqaiq dhe Khurais më 14 shtator. Rebelët Huthi, që janë të lidhur me Iranin kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Qëllim kryesor i Iranit është të thellojë ndikimin dhe të mbrojë interesat e tij në Lindjen e Mesme, ose, së paku, t’i pengojë kundërshtarët, si Arabia Saudite, që të kenë më shumë pushtet./REL

Tags: Arabinë SauditeIraninPompeoTensionetviziton

TË LIDHURA

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina
Bota

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut
Bota

‘Rruga e vdekjes’/ Tjetër aksident shumë pranë vendit ku ndodhi tragjedia me tifozët e PAOK-ut

10:04 | 10/02/2026
Next Post
Skandali i radhës/ Avokati i Begos tenton të ndryshojë dëshminë

Skandali i radhës/ Avokati i Begos tenton të ndryshojë dëshminë

“A do ta dekretojë Presidenti ‘anti-shpifjen'”/ Si përgjigjet zëdhënësi i Metës

Meta: Konkluzionet e KSHH çmontojnë ligjin anti-kushtetues të KRYE-KÇK-së

“Protesta më 2 mars”/ Spiropali: Meta do që të godasë procesin e negociatave

"Protesta më 2 mars"/ Spiropali: Meta do që të godasë procesin e negociatave







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Aktualitet

Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!

by mirseda
11:03 | 11/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e...

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

10:59 | 11/02/2026
Laert Vasili reagon pas aludimeve për përjashtimin nga ‘Përputhen’

Laert Vasili reagon pas aludimeve për përjashtimin nga ‘Përputhen’

10:52 | 11/02/2026
Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë

Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë

10:03 | 11/02/2026
21 të lënduar nga protesta e djeshme, dy efektivë me djegie të rënda, njëri prej tyre…

Ministri i Drejtësisë Lamallari : Mirënjohje për punonjësit e Policisë së Shtetit

09:53 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com