Një situatë e tensionuar është shkaktuar pranë rafinerisë së naftës në Ballsh, ku punëtorët duan rrogat. Një përplasje fizike ka ndodhur mes protestuesve dhe policisë.
Naftëtarët tentojnë të hyjnë me forcë në uzinë, për të nënshkruar kontratat e punës. Kjo ka sjëllë edhe përplasjen me policinë.
Naftëtarët e nisën tubimin e tyre në orën 10 të paradites, përpara ambienteve të uzinës pasi dita e sotme shënon dhe afatin e fundit të vendosur nga ata për rifillimin dhe nënshkrimin e kontratave individuale.
Ata ishin në pritje të një grupi juristësh dhe ekonomistësh, të clët do të vinin nga Tirana për firmosjen e kontratave dhe rifillimin e punës.