Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tendencat e reja të politikës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tendencat e reja të politikës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Nga: Dritan Hoti

Parashikimi i ecurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe, konkretisht, përcaktimi i përmbajtjes së marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, kalon detyrimisht nga vlerësimi e analiza e përpiktë e tërësisë së elementeve përbërëse të saj, të cilat përfshijnë të shkuarën historike të ndërlidhur me filozofinë e të bërit diplomaci në rastin e shtetit më të madh apo më të fuqishëm, si dhe paralelisht me të, perceptimet politike të vendit më të vogël, pra më pak të fuqishëm, si dhe prirjet që asociohen me evoluimin e kompleksitetit teknologjiko-ekonomik, të cilat edhe mund të influencojnë përmbajtjen, natyrën e politikës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe aleancat midis shteteve si pjesë përbërëse e saj.

Në 100-vjetorin, vitin jubilar të kohështrirjes së marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, u diskutua gjerësisht për dinamikën e këtyre raporteve përgjatë viteve të shkuara, por u artikulua edhe vazhdimësia, si dhe përthellimi apo përforcimi i këtij partneriteti edhe për 100 vitet e ardhshme, siç preferojnë ta cilësojnë edhe diplomatët amerikanë.

Tërësia e ekspertëve apo diplomatëve që janë marrë e kanë mbuluar të shkuarën e këtyre marrëdhënieve ranë dakord mbi 2 motivet kryesore që kanë ushqyer proamerikanizmin e shqiptarëve, por elementet përcaktuese mbi të cilat do të mbështetet vazhdimësia e përforcimi i kësaj aleance, nuk është se u përmendën shumë.

Ndërsa dy pikat referuese të cilat influencuan në pro-amerikanizmin veçanërisht pasionant të shqiptarëve, kanë të bëjnë me përfshirjen e çështjes shqiptare në një doktrinë të re të politikës së jashtme mbështetur mbi një vlerësim të drejtë të çështjeve kombëtare nisur nga një filozofi e re mbi baza idealizmi e ushtrimit të diplomacisë, si dhe në këtë kontekst, angazhimin personal të Presidentit të atëhershëm amerikan Wilson, përfaqësuesi i doktrinës së mësipërme, në mbrojtje të integritetit të Shqipërisë, si dhe motivi i dytë, i cili mishërohet në kontrastin e rolit që Amerika përfaqësonte përkundrejt kufizimeve drastike antinjerëzore qe iu impononte shqiptarëve një diktaturë e zymtë komuniste; e ardhmja e një partneriteti edhe më të ngushtë amerikano-shqiptar nuk varet nga tendencat e përgjithshme aktuale të përcaktimit të aleancave në skenën ndërkombëtare.

Në morinë e objektivave dhe rrjedhojave të sulmit të papranueshëm dhe të keqkalkuluar të Rusisë në Ukrainë, është ndër të tjera edhe projeksioni i konturimit të një bote multipolare, jo në kuptimin e institucioneve multilaterale, por të një bote gjeopolitike multilaterale, që nënkupton një botë sa më shumë që të jetë e mundur e fragmentarizuar, në të cilën roli e misioni i Amerikës si superfuqia e vetme që ende promovon sistemet e guvernancës demokratike të zbehet apo të pengohet sa më shumë që të jetë e mundur. Rrjedhojë tjetër po e drejtpërdrejtë e kësaj lufte është nënvendosja e kompleksitetit teknologjiko-ekonomik, skemave të mirëfillta gjeopolitike, duke u dhënë kështu një kuptim tradicional rivaliteteve diplomatiko-strategjike. Mirëpo brenda hapësirës së vendeve të demokracive liberale, një fenomen në zhvillim e sipër po kërcënon unitetin e saj politik nëpërmjet modifikimeve të mundshme të qëndrimeve të politikës së jashtme është përftimi gradual i terrenit politik, si edhe zgjerimit të influencës në vende të caktuara të Europës i versioneve të ndryshme, por të ngjashme, të populizmit politik. Por ky ndryshim apo edhe përmbysje, mund të ndodhë në momentin kur në shoqëritë e vendeve në fjalë, perceptimet populiste të jenë dominuese në shumicën e saj duke mandatuar përfaqësuesit po të kësaj ideologjie politike si drejtuesit e pushtetit në këto vende. Si rrjedhojë, do të ravijëzohej një skenar kontradiktor, aderimit zyrtar të këtyre vendeve në aleancat perëndimore (NATO, BE) do t’i kundërviheshin platformat kontroverse të politikës së jashtme, që këto formacione politike përfaqësojnë, në të shumtën e rasteve në kundërshtim apo të distancuara nga ky angazhim historikostrategjik.

Në Shqipëri, e cila ndodhet në një gjendje apo stad të ndryshëm të zhvillimit historiko-institucional, nuk e hasim këtë fenomen socio-politik, duke bërë qe ky vend të kontrastojë me vendet e caktuara të prekura nga këto tendenca. Teksa populizmi politik aktivizohet apo shfaqet në vende me një zhvillim të caktuar institucional, por edhe demokratik, ku këto korrente politike populiste, aktualisht e paraqesin misionin e tyre si të motivuar nga ruajtja e disa “vlerave tradicionale kombëtare” të rrezikuara tashmë nga elitizmi, trysnitë e emigracionit apo tendencat e zhvillimit komunitaro-demografik, Shqipëria gjendet aktualisht ende në stadin e pritshmërive të zbatimit të praktikave të duhura ligjore në funksion të konturimit të një shteti funksional demokratik i administruar nga institucione të shëndosha në planin etik, të cilat veprojnë në një sinergji, por duke e ekuilibruar njëkohësisht njëra-tjetrën në emër të funksionimit demokratik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundësuan vazhdimin e ekzistencës së shtetit shqiptar (1920), iu kundërvunë çdo skenari të mundshëm të një ricopëtimi të ri të Shqipërisë edhe në kohën e luftës së ftohtë, ndonëse kjo e fundit ishte një shtet i një lloji absurd të një diktature leniniste, ndërhynë, për të riparuar një padrejtësi historike të kombinuar edhe me interesat e saj gjeopolitike, ushtarakisht kundër Serbisë në Evropën juglindore, duke çliruar çështjen shqiptare jo vetëm nga penalizimet e së shkuarës, por duke e zhvendosur atë në pozitat më optimale historike qe hapësira e kombi shqiptar ka përjetuar ndonjëherë që ka të bëjë me ekzistencën e dy shteteve-kombe shqiptare, Shqipëria anëtare e NATO-s, si edhe pjesa tjetër e faktorit shqiptar e përfshirë në strukturat e institucionet drejtuese në vendet ku ato jetojnë. Shqiptarët, të cilët ne këto kohëra të zhvillimeve politike komplekse e në raste jo të pakta kontroverse, spikasin si elementi me kompakt në qëndrimin e tyre të palëkundur pro-amerikan në Europën juglindore apo ndoshta edhe në të gjithë kontinentin e vjetër, e shohin investimin e angazhimin e Amerikës në suksesin e Reformës së shumëpritur në Drejtësi, garancinë e vetme të përmirësimit të gjendjes institucionale të vendit të tyre, e cila, për arsye komplekse, ku edhe vetë kane një përgjegjësi, përbën ende hallkën më të dobët të gjendjes së tyre. Momentalisht, në lojën që ka të bëjë me suksesin e Reformës në Drejtësi, qëndrojnë katër lojtarët kryesorë të saj: zotimi i Amerikës për perfomancën e kësaj sipërmarrjeje të jashtëzakonshme juridike, shoqëria shqiptare me pritshmëritë e saj të cilat drejtohen nga ky angazhim, institucionet e posaçme të Drejtësisë së re për SPAK-un dhe Gjykatat Speciale përreth tij, si edhe eksponentë te elitës politike, të cilët i druhen suksesit real të Reformës në Drejtësi, i cili do t’i çmontonte nga pozitat e tyre duke nxjerrë në pah edhe një bilanc të tyre në mënyrën se si ata e kanë drejtuar apo janë sjellë me vendin e tyre nisur nga pozitat e tyre drejtuese.

Në një kohe kur tendencat e sipërpërmendura të politikës ndërkombëtare po diktojnë edhe tek Amerika një preferencë për aleanca thelbësore e të patjetërsueshme, të mishëruara se si blloku i vendeve anglosaksone po reagon në mënyrë uniforme përkundrejt krizave të ndryshme e sfidave të ndryshme të sistemit aktual ndërkombëtar, Shqipëria duket se gëzon një pozitë të privilegjuar në piketat e skemave të diplomacisë amerikane në Europën Juglindore, si një aleat veçanërisht i besueshëm, por edhe si një pike mbështetëse për platformat gjeo-strategjike të saj në këtë pjesë të Europës. E ardhmja e aleancës AmerikëShqipëri nuk kondicionohet kurrsesi nga prirje socio-politike i tillë populizmi i ditëve tona, por për këtë, në stadin ku gjendemi si element përcaktues i saj është suksesi në një kohë reale dhe jo me vonesa të stisura (nga ana e institucioneve speciale të drejtësisë së re që në të vërtetë kamuflojnë një dobësi apo hezitim për të vepruar përkundrejt niveleve të caktuara të politikës), që nisin të shkaktojnë zhgënjime në pritshmëritë ndaj Reformës në Drejtësi. Suksesi i kësaj reforme do ta zhvendoste Shqipërinë në pozitën e asaj që diplomatët amerikanë e konsiderojnë si një “aleat i denjë” i Amerikës, por edhe mungesa e këtij suksesi do të vazhdonte ta ruante sërish këtë aleancë, por në kushte disi të ndryshme. Aty do të behej fjalë për një aleat të dobët institucionalisht. Për më tepër, vazhdimësia e kësaj dobësie do të rrezikonte të merrte një trajtë endemike, duke ripërtërirë edhe anakronizmat politikë shqiptarë. Në këto kushte, me kalimin e kohës, edhe pasioni i sinqertë pro-amerikan i shqiptarëve do të niste të pësonte një zbehje.

A nuk do të trumbetohej kjo në fund të fundit edhe nga kundërshtarët e vendosur të Amerikës edhe si një lloj humbjeje e influencës së Amerikës apo një lloj disfatizmi politik i saj? E ardhmja e afërt e marrëdhënieve të popullit shqiptar me Amerikën varet kësisoj direkt nga mënyra se si institucionet amerikane, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në mënyrën e duhur do të diktojnë intensifikimin e përshpejtimin e rezultateve edhe më konkrete të drejtësisë së re. Dhe momenti për këtë ka ardhur…

 

Tags: Dritan Hotimarredhenie shqiptaro-ameriikanepolitika nderkombetare

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Moti për sot, temperatura deri në 40 gradë celsius

Moti për sot, temperatura deri në 40 gradë celsius

Izrael-Gaza: Civilë dhe militantë palestinezë të vr*rë në mes të shpërthimit

Izrael-Gaza: Civilë dhe militantë palestinezë të vr*rë në mes të shpërthimit

Tensionet në Tajvan/Kina ndërpret bashkëpunimin me SHBA-në për çështjet kryesore

Tensionet në Tajvan/Kina ndërpret bashkëpunimin me SHBA-në për çështjet kryesore

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com