Rritja e temperaturave ka vënë në lëvizje Prefektin e Tiranës, Admir Abrija i cili ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile për të hartuar planin e masave për përballimin e kësaj situate.
Abrija u ka kërkuar krerëve të pesë bashkive të Qarkut, të cilët merrnin pjesë në mbledhje, që të marrin masa për ujin e pijshëm dhe zjarret, ndërsa theksoi se puna duhet të koordinohet në nivel qarku për të parandaluar çdo problem.
Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave morën pjesë të gjitha drejtoritë rajonale.