Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Telefonata Trump-Zelenski, do dëmtojë për dekada diplomacinë amerikane

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Telefonata Trump-Zelenski, do dëmtojë për dekada diplomacinë amerikane

Nga Christopher R.Hill “The Hill”

Në analet e bisedave telefonike presidenciale, telefonata e presidentit Trump me homologun e tij ukrainas, po hyn më shpejt në librat e historisë. Ajo nënvizon faktin se nën presidentin Trump, fiksimet personale dhe teoritë e fantaksura të komplotit, e kanë reduktuar diplomacinë amerikane në një tjetër fushëbetejë politike, që me gjasë do të vështirësojë shumë punën e diplomatëve amerikanë gjatë viteve të ardhshme.

Ajo telefonatë, do të bëjë që një marrëdhënie dypalëshe tashmë komplekse, të bëhet edhe më shumë e tillë. Për dekada të tëra, administratat republikane dhe ato demokratike, janë përpjekur ta mbajnë Ukrainën jashtë politikës amerikane, për të garantuar ruajtjen e unitetit, pavarësisë dhe demokracisë. Kjo do të jetë më e vështirë në të ardhmen.

Ukraina ka një rëndësi të madhe për Shtetet e Bashkuara. Nisur nga madhësia dhe vendndodhja e saj, mund të argumentohet se “hambari i Evropës”, siç është njohur Ukraina gjatë gjithë historisë së saj për shkak të prodhimit të grurit, përfaqëson një interes madhor për SHBA-në.

Unë kam shërbyer në Poloni si ambasador, në fillim të viteve 2000. Asokohe ishte e vështirë të imagjinoja ndonjë diskutim me homologët e mi të politikës së jashtme, ku të mos flitej mbi demokracinë e trazuar ukrainase. Siç më tha një ministër i jashtëm polak:“Pa Ukrainën, Rusia është vetëm Rusi. Me Ukrainën, ajo bëhet sërish Bashkimi Sovjetik”.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, kanë dërguar atje disa nga diplomatët e tyre më të mirë. Ato i kanë dhënë shumë ndihmë Ukrainës, me shpresën e forcimit të institucioneve të saj, dhe garantimin e qëndrueshmërisë së saj si një shtet i ri i pavarësuar.

Edhe pse presidenti Trump ka shprehur skepticizëm dhe pesimizëm të madh mbi Ukrainën, administrata e tij ka shkuar më tej në ndihmën ndaj Ukrainës. Ajo madje ka bërë atë që administratat e mëparshme hezitonin: t’i sigurojë një ndihmë ushtarake vdekjeprurëse, për t’i rezistuar agresionit rus.

Një vendim i këtij lloji, ka nevojë për një mbështetje të gjerë brenda Shteteve të Bashkuara. Ajo ka nevojë për një konsensus ndërpartiak, gjithnjë nëse dëshirohet suksesi i kësaj nisme. Trump, për të cilin e gjithë politika dhe diplomacia duket se janë një mision personal, ka gëzuar një popullaritet të madh, veçanërisht nga baza e tij elektorale, për të qenurit një “rebel”, dhe për bërjen e gjërave “jashtë normave”.

Por nganjëherë normat janë aty për një arsye. Departamenti i Shtetit, ndjek çdo ditë në mënyrë rutinore mbi 180 marrëdhënie dypalëshe, që SHBA-ja ka në të gjithë botën. Shumica e tyre, trajtohen brenda selive të përshtatshme, dhe zakonisht në koordinim të ngushtë me agjencitë e tjera, stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ambasadat amerikane.

Kur një president kryen një bisedë telefonike me një udhëheqës të huaj, kjo gjë shkakton nisjen e një procesi burokratik, qëllimi i të cilit është sigurimi që presidenti të jetë i mirë-përgatitur për çështjet që do të trajtojë. Shpesh këto telefonata paraprihen nga një agjendë e detajuar me pika, të redaktuara nga disa agjenci.

Nëse çështja që do diskutohet është ndihma ushtarake, Departamenti i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes, e sqarojnë zakonisht presidentin, mbi atë çfarë duhet që të thotë. Tek e fundit, ai është krye shefi i qeverisë, dhe jo një diktator. Asnjë prej këtyre procedurave të nderuara, nuk duket se është ndjekur kur presidenti Trump bisedoi me presidentin Volodimir Zelenski në korrik të këtij viti. Ndërkohë, është më se e qartë se telefonata nuk kishte të bëjë fare me politikën ndaj Ukrainës.

Nga ajo që po del nga hetimet, Presidenti Trump duket se ka pezulluar qëllimisht dhe me paramendim miliona dollarë të taksa-paguesve amerikanë në formën e ndihmës ushtarake ndaj Kievit. Kjo në përpjekje për t’i kërkuar presidentit të ri të Ukrainës “favorin” e nisjes se hetimit kundër djalit të rivalit të tij demokrat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ish-zv/presidentit Xho Bajden.

Presidenti Trump, këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të keqe. Edhe pse transkriptimi i bisedës telefonike i bërë publik nga Shtëpia e Bardhë, sugjeron të kundërtën. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ndërhyri në këtë debat, duke kryer një sulm të egër ndaj administratës Obama.

Sipas tij ndërsa administrata Trump dërgoi në Ukrainë armë për mbrojtje nga rusët, administrata Obama dërgoi vetëm batanije. Një akuzë kjo e rëndë dhe e gënjeshtërt, në raport me përpjekjet e presidentit Obama për të mbrojtur Ukrainën. Papërshtatshmëria e kërkesës së Trump, nuk ishte e vetmja pjesë problematike e asaj telefonate.

Presidentët Zelenski dhe Trump, menduan mesa duket se ajo bisedë ishte një mundësi e mirë për të fshikulluar ambasadoren amerikane në Ukrainë, Maria Jovanoviç, një diplomate karriere gjerësisht e respektuar. Presidenti Zelenski i tha Trumpit, se ambasadorja e tij në Kiev mbështeti kundërshtarin e tij në fushatë.

Nga ana e tij Trumpi, tha se me sa duket ajo ishte një “mbështetëse e Obamës”. Por ajo që e bën telefonatën kaq të pazakontë, nuk është mungesa e plotë e provave për të mbështetur akuzën e Zelenskit. Por fakti që në vend se të mbështeste ambasadoren e tij, presidenti Trump tregoi se ishte dakord me konstatimin e homologut të tij, duke e quajtur zonjën Jovanoviç një “lajm të keq”.

Nëse presidenti do të shpallet i fajshëm, dhe në fund dënohet për shpërdorim pushteti, Amerika duhet të bëjë në të ardhmen një punë më të mire, në zgjedhjen e njerëzve që punojnë në institucionet e saj. Kjo krizë politike, nuk ka të bëjë vetëm me presidentin Trump; por me pjesën tjetër prej nesh.

Demokracia jonë nuk është rritur jashtë atdheut tonë. Ajo vjen nga institucionet dhe ligjet tona. Në këto institucione, punojnë një mori diplomatësh profesionistë, që janë disa nga më të mirët në botë. Në vend se t’i poshtërojë ata përpara liderëve të huaj, presidenti Trump, duhet të përpiqet ta njohë këtë realitet. Bota po na vëzhgon nga afër, dhe shumëkush po ndjen se ne i kemi inkurajuar armiqtë tanë, dhe dekurajuar miqtë tanë.

Shënim: Christopher R. Hill, diplomat amerikan, ish-ambasador i SHBA-së në Poloni në vitet 2000-2004. Aktualisht është profesor i diplomacisë në Universitetin e Denverit./ TIRANA TODAY

Tags: amerikanëdekadadëmtojëdiplomacinëTelefonataTrump-Zelenski

TË LIDHURA

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!
Bota

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!
Bota

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person
Bota

Atentat në qendër të Beogradit, vritet me armë zjarri një person

09:31 | 07/06/2025
Next Post
iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, mund të dalin jashtë funksionit

iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, mund të dalin jashtë funksionit

Demokratët lëshojnë urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për publikim të dokumenteve

Demokratët lëshojnë urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për publikim të dokumenteve

Kosnett bën thirrje për dalje në votimet e 6 tetorit

Kosnett bën thirrje për dalje në votimet e 6 tetorit

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com