Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Teknologjia i jep fund epokës së mashtruesve, ‘blockchain’ do ndryshojë botën

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Teknologjia i jep fund epokës së mashtruesve, ‘blockchain’ do ndryshojë botën

Ndërsa Interneti vazhdon të revolucionojë komunikimet, teknologjia e ardhshme e madhe që pritet të ndryshojë botën mund të ketë mbërritur tashmë. Blockchain, një mënyrë për të regjistruar të dhënat dhe për t’i ruajtur ato automatikisht në kompjutera në mbarë botën, ka potencialin për të ndryshuar gjithçka, që nga mbledhja e provave në skenat e krimit e deri në krijimin e monedhave të reja dixhitale. Projekti i tyre quhet “Blockchain of Custody.”

Ai synon ta bëjë procesin e ndjekjes së provave më transparent, duke mbajtur një rekord më të mirë se kur dhe nga kush ka trajtuar apo manipuluar një pjesë e tyre.

“Pra, po shkruajmë një program që do të përdorë teknologjinë ‘blockchain’ për t’i bërë këto regjistrime të pamundura për t’u ndryshuar. Pra, kur dikush shkruan: “jam oficeri Bob, mora këtë provë në terren të martën,” ajo do të shkojë diku ku nuk mund të ndryshohet kurrë. Nuk mund të kthehesh dhe ta rishkruash atë”, shpjegon programuesi.

Sam Borick dhe ekipi i tij janë mes më shumë se 25 programuesve që po marrin pjesë në konkursin e teknologjisë ‘blockchain’ në Institutin e Teknologjisë në Memfis.

Blockchain-i është në thelb një libër, një listë e renditur transaksionesh që kurrë nuk mund të ndryshohet, thotë Elena Nadolinski, një inxhiniere programesh kompjuterike me kompaninë AirBnB.

“Pra, le të themi për shembull, se unë ju paguaj ju, dhe pastaj ju paguani Samit, dhe pastaj Sam paguan Carol, dhe pastaj Carol i paguan Bobit. Kjo histori e tërë transaksionesh ruhet në këtë libër që e quajmë blockchain. Dhe në thelb, çdo kompjuter në botë që vendos të marrë pjesë në këtë sistem blockchain, ruan një kopje të këtij libri transaksionesh. Për arsyen se ka kompjutera të panumërta në mbarë botën, që e ndihmojnë këtë sistem, ai nuk ka asnjë pikë të vetme dështimi”,thotë Elena Nadolinski.

Kjo teknologji është gjithashtu ajo që krijon monedhat dixhitale si bitcoin, të cilat mund të ndihmojnë në rritjen e transparencës.

“Shikon saktësisht se ku shkojnë fondet, nga cila organizatë, nga një portofol tek tjetri, kështu që nëse ka ndonjë skenar, ku, për shembull, ju dhuroni disa para dhe nuk e dini se si agjencia po i përdor në të vërtetë paratë tuaja, atëherë përmes teknologjisë ‘blockchain’, mund të shihni saktësisht se ku po shkojnë ato”.

Kjo aftësi për të vërtetuar transaksionet dhe për t’i regjistruar ato me saktësi është ajo që e bën teknologjinë ‘blockchain’ tërheqës për industritë e tjera.

“Pra, ‘blockchain’ është në shumë aspekte, një nga teknologjitë më të rëndësishme në zhvillim që bizneset i po kushtojnë vëmendje sot. Shpesh krahasohet me daljen e internetit. Dhe jo për shkak të ngjashmërive të teknologjisë, por të potencialit për biznes dhe tregti dhe për shkëmbimet e të dhënave globalisht”, thotë Cody Behles me Institutin Fed-Ex të Teknologjisë.

Por disa ekspertë, si Luther “Chip” Harris, shqetësohen se siguria kibernetike nuk po trajtohet siç duhet dhe organet rregullatore ende nuk po ndjekin zhvillimin e teknologjisë, shkruan voa.

“Shpresojmë të shikojmë më shumë aspekte sigurie se si të mbrojmë këto të dhëna, si të sigurojmë paratë, fondet, të dhënat mjekësore. Shpresojmë se kjo do të ndodhë brenda dy viteve të ardhshme”.

Projekti ‘Blockchain of Custody’ fitoi çmimin e parë të konkursit në kategorinë ligjore duke kontribuar në përpjekjet për t’i bërë të dhënat më efiçente dhe gjithashtu më transparente.

Tags: "Blockchain"botënepokësfundi jepmashtruesvendryshojëteknologjia

TË LIDHURA

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Pas eliminimit “kryqëzuan” shqiptarët, Xhemaili: Jemi si Italia

Pas eliminimit “kryqëzuan” shqiptarët, Xhemaili: Jemi si Italia

Mos u trembni më nga shiu, ja sa do variojnë temperaturat për sot

Mos u trembni më nga shiu, ja sa do variojnë temperaturat për sot

242 vjet nga shpallja e pavarësisë së Amerikës

242 vjet nga shpallja e pavarësisë së Amerikës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com