Sot rreth orës 5:00 të mëngjesit është shembur godina e Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë së fundmi, protestues të shumtë kanë arritur të thyejnë kordonin policor teksa brohorasin “Poshtë diktatura”, “liri demokraci”.
Ata kanë arritur të futen në sheshin e Teatrit Kombëtar dhe përplasjet me policinë kanë qenë të njëpasnjëshme.
Raportohet se pjesëmarrja e qytetarëve pranë Teatrit sa vjen e shtohet.