Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Të varfrit në mbijetesë! Buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24%

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të varfrit në mbijetesë! Buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24%

Shpenzimet e familjeve shqiptare për blerjen e produkteve bazë të shportës, si bukë, vaj, bulmet dhe sheqer janë rritur me ritme dyshifrore në prill nga 14 deri në 24 për qind, duke ushtruar presion të lartë sidomos tek buxhetet e familjeve të varfra.

INSTAT raportoi se ritmet e rritjes së çmimit të bukës u intensifikuan më tej gjatë prillit, teksa çmimet ishin 16.7% më të larta se prillin e kaluar. Rritjen më të lartë e pësoi çmimi i vajit, i cili muajin e kaluar ishte 24.2 për qind më e i lartë se vjet në prill.

Pas vajit rritja më e lartë ishte për çmimet e vezëve dhe të bulmetit me rreth 17%. Çmimet për këto produkte po rriten ndër tjerash prej problematikave që po kalon sektori i blegtorisë ku po vihet re një rënie e madhe numrit të krerëve vitet e fundit. Ndërkohë gripi që ra këtë pranverë në pularitë më të mëdha në vendit në Durrës uli ndjeshëm ofertë për vezë në treg duke ndikuar në rritjen e çmimit.

INSTAT raportoi se çmimet e ushqimeve në prill u rriten mesatarisht 10% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Por Banka Botërore në një vlerësim të fundit për ecurinë ekonomisë në Rajonin e Ballkanit vuri në dukje se inflacioni zyrtar në Shqipëri pasqyron më shumë inflacionin e të pasurve teksa inflacioni i të varfërve (20% e popullsisë) që jeton me të ardhura të ulëta paguan një faturë më të shtrenjtë se raportimet zyrtare.

Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të djeshme nga viti 2020.

Përveç artikujve ushqimor çmimi i karburanteve në prill u rit me mbi 22 për qind. Kjo rritje përveç efekteve negative tek përdoruesit ndikon gjerësisht tek të gjithë konsumatorët duke rritur çmimet e prodhimit dhe shërbimeve që përdorin si lëndë të parë naftën dhe gazin.

Çmimet e mallrave, sidomos të shportës së ushqimeve pritet të jenë të larta edhe gjatë periudhës afatmesme për shkak të deformimit të zinxhirëve të furnizimit fillimisht nga pandemia Covid-19 e pastaj nga lufta në Ukrainë.

Shtetet kudo në botë po miratojnë paketa ndihme për të amortizuar goditjet e valës së çmimeve tek shtresat në nevojë, por qeveria shqiptare për shkak të rendimentit të ulët fiskal dhe borxhit të lartë nuk po mundet të shpërndajë fondet e nevojshme në një gamë të gjerë të popullsisë që vuan nga varfëria./Monitor

Tags: bukabulmetiSheqerivaji

TË LIDHURA

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë
Aktualitet

Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

09:10 | 06/02/2026
Banesë e kthyer në punishte droge: sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, dy kushërinj në pranga
Aktualitet

Banesë e kthyer në punishte droge: sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, dy kushërinj në pranga

09:06 | 06/02/2026
Next Post
Koreja e Veriut mbështet publikisht Moskën për l*ftën në Ukrainë

Koreja e Veriut mbështet publikisht Moskën për l*ftën në Ukrainë

Rusia hakmerret, s’ka në plan të mbyllë ambasadat në Evropë

Rusia hakmerret, s'ka në plan të mbyllë ambasadat në Evropë

“Maskat” terrorizojnë Koplikun, zbulohet shuma e parave të grabitura në bankë

"Maskat" terrorizojnë Koplikun, zbulohet shuma e parave të grabitura në bankë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit
Bota

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

by mirseda
09:45 | 06/02/2026
0

Aeroporti ndërkombëtar i Berlinit ka njoftuar këtë të premte se fluturimet janë pezulluar përkohësisht në mëngjes për...

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

09:10 | 06/02/2026
Banesë e kthyer në punishte droge: sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, dy kushërinj në pranga

Banesë e kthyer në punishte droge: sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, dy kushërinj në pranga

09:06 | 06/02/2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali: djali telefonoi ambulancën, por ngatërroi adresën

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali: djali telefonoi ambulancën, por ngatërroi adresën

09:00 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com