Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të pikëllohemi, edhe për Notre Damë-t e shkatërruar në Lindjen e Mesme

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të pikëllohemi, edhe për Notre Damë-t e shkatërruar në Lindjen e Mesme

Nga: Ibrahim Al Marashi “TRT World”

Zjarri që përfshiu Katedralen shekullore Notre Dame në Paris, ofroi një shembull të jashtëzakonshëm të lidhjes midis arkitekturës së shenjtë, dhe banorëve vendas, identitetit kombëtar dhe trashëgimisë botërore.

Kjo ngjarje tragjike, shërben si një rast për të kujtuar fatkeqësitë që kanë ndodhur në struktura të ngjashme fetare në Irak dhe Siri në vitet e fundit. Fatkeqësitë, qofshin aksidentale apo të qëllimshme, që sjellin shkatërrimin ose dëmtimin e këtyre monumenteve, shërbejnë si një kujtesë se ato nuk janë struktura statike prej guri dhe llaçi, por hapësira të gjalla.

Ato janë të përfshira në strukturën fetare urbane dhe rurale të këtyre komuniteteve, në sferën sentimentale për banorët e zonës, por janë edhe pjesë e një trashëgimie globale.

Flakët që përpinë një pjesë të Notre Dame javën e shkuar, sjellin ndërmend krahasime me zjarret e qëllimshme apo aksidentale që kanë goditur me herët strukturat laike, duke filluar nga Qendra Botërore e Tregtisë tek Kulla Grenfell në Londër, deri tek Muzeu Kombëtar i Brazilit.

Por zjarri i Notre Dame, shërbeu si një kujtesë edhe për dobësinë e arkitekturës së respektuar. Për shembull, katastrofa e Parisit ndihmoi në nxitjen e donacioneve për rindërtimin e 3 kishave të zezakëve në Luiziana të SHBA-së, të shkatërruara kohët e fundit nga një zjarrvënës.

Në këtë mënyrë, shkatërrimi dhe përpjekjet për të rindërtuar arkitekturën e shenjtë të shkatërruar në Irak dhe Siri, shërben si një kujtesë prekëse, dhe ndoshta frymëzon rezistencë ndaj akteve vandale.

Ato tregojnë se parizianët nuk janë të vetëm në humbjen e tyre, dhe se njerëzit në Mosul dhe Alepo, ndajnë një dhimbje të përbashkët me ta, dhe tregojnë një vullnet kolektiv për rindërtimin e saj.

Xhamia e Samarrës, ku ndodheshin të varrosur Imam Ali Al Hadi dhe Hasan Al-Askari, është ndërtuar në vitin 944. Në vitin 2006, një bombë shembi pjesën më të madhe të godinës, pasuar nga një sulm i dytë në vitin 2007, që rrëzoi minaret e tij.

Sulmi, shkaktoi një luftë civile sektare në Irak në vitet 2006-2008. UNESCO ndihmoi në përpjekjet për rindërtim, dhe në stafin e ekipit u përfshinë shiitë dhe sunitë nga Samarra. Faltorja u ringrit si një simbol i pajtimit sektar në qytetin e ndarë, dhe sot vizitohet nga mijëra pelegrinë shiitë, që janë duke e ripërtërirë ekonominë e qytetit arab kryesisht sunit.

Qyteti i Mosulit, pësoi një shkatërrim të madh gjatë pushtimit nga ISIS, duke humbur dy vende të shenjta që ishin emblema e qytetit. Varri i Profetit Jona në Mosul u shkatërrua nga ISIS në vitin 2014. Jona nderohet nga myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë, dhe shkatërrimi i saj ishte një sulm ndaj të treja besimeve abrahamike.

Xhamia e Madhe e Mosulit, e njohur si xhamia Al Nuri, përmbante një minare të veçantë që quhej Al Hadba, dhe që shërbente si simbol i qytetit. Xhamia dhe minarja e saj ikonë, u shkatërruan nga ISIS, teksa luftëtarët e tij u tërhoqën nga qyteti në verën e vitit 2017. Edhe Xhamia Umajade në Alepo, kishte gjithashtu një minare të veçantë.

Edhe ajo u shkatërrua në vitin 2013 gjatë luftës civile në Siri, së bashku me pjesën më të madhe të xhamisë. Shkatërrimi i Palmirës nga ISIS, ishte një tjetër moment i trishtë në luftën 8-vjeçare në Siri. Anëtarët e ISIS e shkatërruan Tempullin e Bel, e ndërtuar në vitin 32 pas Krishtit – një nga monumentet më të rëndësishme në Palmira.

As Harku i Triumfit dhe Tempulli i Balshamin, nuk u kursyen, dhe më vonë u rrënuan edhe disa statuja dhe një pjesë e teatrit romak. Dikush mund ta marrë të mirëqenë se Krishterimi dhe Islami do të mbijetojnë, edhe nëse do të shkatërrohen strukturat e tyre fetare. Por shumica e komunitetit Jazid është arratisur në mërgim. Besimi Jazid, ka qenë tradicionalisht i lidhur ngushtë me hapësirën fizike të shkatërruar nga ISIS, i lidhur me një rrjet vendesh të shenjta në Irakun e veriut.

Ndërsa kontaktet me vendet e shenjta u shkëputën dhe popullata e saj u shpërnda, traditat e saj fetare i janë afruar zhdukjes. Për besimtarët, këto vende fetare ofrojnë një hapësirë ​​për lutje dhe pelegrinazh. Në terma laikë, këto struktura formojnë strukturën shoqërore të qendrave urbane, qoftë në Mosul apo Paris, dhe shërbejnë gjithashtu si simbole kombëtare.

Këto struktura nga e kaluara ofrojnë vende fikse për narrativat kombëtare, të ndërtuara në të tashmen. Sidoqoftë, këto vende të trashëgimisë, kur shkatërrohen, simbolizojnë gjithashtu të ardhmen. Mënyra sesi një qytet, komb apo bota bëhet bashkë për riparimin e këtyre strukturave, shërben si një reflektim i shoqërive, që tubohen për të trajtuar një traumë të përbashkët.

Pavarësisht nëse janë ekipet ndërkombëtare të UNESCO-s, ato që rindërtojnë këto vende të shenjta në Irak apo Palmira, apo nëse kjo ndodh falë mbledhjes së donacioneve në mbarë botën për Notre Dame, kjo çoi në ndërgjegjësimin për ringritjen e kishave të zezakëve të shkatërruara në Luiziana, shkatërrimi çon shpesh në një bashkëpunim në emër të ruajtjes të kohezionit kulturor, që përfaqësojnë këto struktura.

Ky shkatërrim, mund të bëjë bashkë bashkësi të ndryshme, në një kauzë të përbashkët për shpëtimin e trashëgimisë botërore. Ajo që simbolizon zjarrin e Notre Dame, është se të gjitha strukturat e shenjta, janë pjesë e trashëgimisë njerëzore globale, dhe për të gjitha duhemi të trishtohemi kur shkatërrohen, dhe t’i rindërtojmë pa marrë parasysh besimin fetar që ato përfaqësojnë.

Shënim: Ibrahim al-Marashi, është profesor i asociuar në Departamentin e Historisë në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Ai është bashkautor i “Historisë Moderne të Irakut”.

Përkthyer nga Alket Goci, për “TIRANA TODAY”

Tags: Ibrahim Al MarashiNotre DameZjarri

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Aktorja e njohur u jep një “shuplakë” të pasurve që dhuruan për Notre Dame

Aktorja e njohur u jep një "shuplakë" të pasurve që dhuruan për Notre Dame

Rudina Hajdari përgënjeshtron zërat për një parti të re

Rudina Hajdari përgënjeshtron zërat për një parti të re

Politika e komandimeve/ Thuajse gjysma e Prokurorive me drejtues “tranzitorë”

Politika e komandimeve/ Thuajse gjysma e Prokurorive me drejtues "tranzitorë"







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….
Showbizz

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

by mirseda
22:03 | 06/01/2026
0

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje...

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com