Zjarri që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris, pati një jehonë të madhe. Shumë u solidarizuan, e madje dhanë shuma të majme, si një kontribut për të ringritur atë vepër arti, me një peshë historike që mban mbi supe. Por ndryshe nga dhuruesit, modelja dhe ish-aktorja e Baywatch, Pamela Anderson, nuk është në mbështetje të tyre.
Me anë të një statusi në Twitter, ajo ka komentuar për Kishën Katolike, dhe të pasurit të cilët sponsorizuan për rindërtimin e katedrales Notre Dame, e cila u dogj pjesërisht gjatë javës.
Ajo nuk është kursyer me kritikat ndaj dhuruesve, duke thënë se donacionet e tyre (me sa duket) të pa-taksuara, janë më të motivuara nga dëshira për lavdërim publik sesa dashuri për arkitekturën.
Duke bërë një paralelizëm me njërëzit e varfër, ajo vë në dukje se për katedralen, të ardhurat u gjetën në kohë reale. Por ndryshe përkon historia për ata që s’kanë mundësi, dhe askush nuk jep diçka për ta.