Ka nisur dhe po vazhdon në këto momente në sheshin “Skënderbej” procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze, duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç, të cilët janë njoftuar nga qendrat përkatëse shëndetësore sipas rendit alfabetik.
Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” nisen mbrëmjen e së shtunës dhe përgatitjet për ngritjen tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi.
Sipas ministres Manastirliu, sot në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”.