Anglia arriti fitoren në ndaj San Marinos në ndeshjen e tyre të parë kualifikuese të Kupës së Botës 2024 në Wembley të enjten.
Dominic Calvert-Leëin, Raheem Sterling, James Ward-Prowse dhe debutuesi Ollie Watkins shënuan të gjithë në rezultatin 5-0 të ekipit me kombëtaren më të dobët në futbollin ndërkombëtar.
Dhe edhe pse Shqipëria e filloi fushatën e saj me një fitore 1-0 ndaj Andorrës dhe tani ndodhet e 66-ta në renditjen e FIFA-s, ekipi i Gareth Southgate supozohet të kthehet me pikë maksimale në ishull.
Armando Broja
Armando Broja, aktualisht i huazuar te Vitesse Arnhem ku ka shënuar dhjetë gola në 26 ndeshje, ka lindur në Slough nga prindër shqiptarë dhe ka zgjedhur t’i përfaqësojë shqiptarët në 2019-ën pasi u thirr në ekipin kombëtar U19.
Broja bëri debutimin e tij ndërkombëtar vitin e kaluar dhe numëron tre paraqitje teksa po shpreson të arrijë të katërtën kundër Anglisë sot.
Broja thotë se ishte një “vendim i lehtë” të refuzonte ‘tre luanët’ për të përfaqësuar Shqipërinë në nivelin më të lartë të futbollit.
Adoleshenti, i cili bëri debutimin e tij me Çelsin sezonin e kaluar me trajner Frank Lampard, i tha ‘Goal’: “Është një vendim i rëndësishëm kur zgjedh vendin tënd për të luajtur.
“Unë e bëra sepse kam gjak shqiptari brenda meje, jam shqiptar, prindërit e mi janë shqiptarë, kështu që ishte një vendim i lehtë.
“Mendova se do të doja t’i bëja njerëzit krenarë atje dhe t’i bëj prindërit e mi krenarë.”
“Njohja e himnit kombëtar ose bisedat me shokët e mi të skuadrës nuk do të jenë ndonjë problem,” thotë ai.
Trajneri Edi Reja në konferencën e tij për shtyp është shprehur:”Për mua të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe njësoj. Para fillimit do të marrim vesh cili do të jetë formacioni përfundimtar. Përveç Brojës, kemi Cikalleshin dhe Manajn. Për Brojën do vlerësoj mirë mund ta fillojë edhe titullar. Ai e njeh mirë Anglinë dhe mund të na japë një dorë shumë të rëndësishme për nesër.”
Portieri i Anglisë
Nick Pope do të ketë më shumë shanse për të synuar pozicionin e portierit të parë të Anglisë përpara Kampionatit Evropian. Dje trajneri Gareth Southgate konfirmoi se portieri i Burnley do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës.
Formacionet e mundshme:
Shqipëria: Etrit Berisha ;Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Berat Djimsiti, E. Hysaj ;K. Bare, K. Gjasula, L. Memushaj, E. Lenjani; Sokol Cikalleshi
Anglia: Nick Pope; Reece James, John Stones, Conor Coady,Ben Chilwell; James Ward-Prowse, Kalvin Phillips, Jesse Lingard, Mason Mount; Raheem Sterling, Dominic Calvert-Lewin