Pas takimit me Metën, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, tha se zgjidhja për të dalë nga ngërçi kushtetues dhe kriza politike, duhet gjetur nga brenda dhe jo nga ndërkombëtarët. Në një deklaratë para mediave, ai zbuloi se për çfarë diskutoi ‘kokë më kokë’ me Kreun e Shtetit.
Kume u shpreh se në bisedën me Metën, fokusi ishte mbi rrugën që duhet ndjekur për daljen nga kriza. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai tha se presidenti Meta ka folur edhe për faktorin ndërkombëtar. Ku në këtë gjendje, shpresat nuk duhen mbajtur vetëm tek ta.
Meta i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: I kanë sytë tek xhepi i tyre
“Presidenti këmbënguli se të gjitha mund të zgjidhen vetëm nga ne, dhe të mos mbajmë sytë nga ndërkombëtarët. Sepse së shumti ata mund të jenë faktorë pengues, sesa zgjidhjes për problemet tona. Ky ishte qëndrimi i presidentit. Ne duhet t’i marrim në dorë fatet tona, dhe të gjejmë zgjidhjet për fëmijët tanë”, u shpreh ai.
“Ky qëndrim i presidentit në fakt ishte i përshtatur në vijim të asaj që unë kam paraqitur edhe më herët, që është një thirrje për tu bërë të gjithë bashkë e të realizojmë reformën e thellë legjislative. Që do të ketë mundësi të krijojë shtratin e nevojshëm të drejtësisë.
Në optikën time dhe të kolegëve të mi, ne jemi një vend që po qeverisemi jo më sipas rregullave dhe demokracisë përfaqësuese”, deklaroi Kume. “Ajo që unë dhe kolegët e mi kemi kërkuar, konvergjon me atë që Presidenti i Republikës parashtroi përpara nesh”.
VIDEO/ Metës ‘i mbyllën derën’ malësorët e Tropojës me porosi të Berishës