Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Të mos kujtohemi vetëm për një supë në vit!

8 vjet ago
in Të Gjitha

Aida Topalli/Dhjetori erdhi ftohtë këtë vit! Dikush e quan muajin më të madh të solidaritetit, dikush e quan muajin më të vështirë, ndërsa ka nga ata që e shohin si çdo muaj të vitit.

Atmosfera festive nisi që në ditët e fundit të nëntorit dhe do vijojë gjer në ditët e para të janarit.

Qytete të mbushura me drita, ulje nëpër qendra tregtare, njerëz që vrapojnë për të blerë dhuratat e fundvitit, party të mbushura me rini, darka festive, e herë-herë, tek-tuk, dikush, kujtohet për njerëzit në nevojë.

I shpërndan një dhuratë, një pako me ushqime, një batanije… Sa për të thënë që “njëherë në vit, kthejmë kokën edhe nga ju”.

Diferenca e treguar në 11 muajt e tjerë të vitit, shpërblehet me një “simbol” për Krishtlindje.

“Një pjatë më shume” sot për njerëzit në nevojë. Çfarë iniciative?! Ata njerëz do hanë sot, do ngopen. Çfarë fati!

Seç më vjen në mendje “Poema e Mjerimit”, “ Luli i Vocërr”, ajo bota e krijuar në shkrimet e Migjenit, kur “të mëdhenjtë” dalin në shesh, mbledhin popullin, dhe ju hedhin misër.

Ata hidhen për të “kapur” një kokërr, që “të mbushnin barkun”. Po a mbushet barku me një kokërr misër? Populli ishte i lumtur në atë moment, sepse ku ta gjenin misrin ata, barktharë e në zi, përuleshin para “të mëdhenjve” për “zemërgjerësinë” e treguar.

Do hamë supë sot! Supë për një vit!

Do marrim aq shumë dhurata për krishtlindje, saqë për një vit do jemi të siguruar.

Po shtëpia? Po uji? Po dritat? Po ushqimi për 364 ditët e tjera të vitit? Po një punë? Po ilaçet e gjyshit për zemrën? Po librat? Po ….

“Unë nuk kam një çati ku të fus kokën, nuk kam një jastëk ku të mbështetem, një dyshek ku të shtrihem, një batanije që të mbulohem, një oxhak që të ngrohem! Dhe unë nuk jam vetëm, kam mamanë, babanë, kam motrën dhe një vëlla të vogël. Atëherë mua më duhet një shtëpi, një oxhak dhe 6 jastëkë, dyshekë e batanije. Por babi im nuk punon, është invalid.

Mamaja ka vëllanë e vogël, na ka ne, është edhe me probleme shëndetësore dhe nuk punon dot. Nuk kemi me çfarë të hamë, flemë me barkun bosh. Ndihmë sociale marrim aq pak, saqë as për ilaçe nuk del.”- Jo një, as dy, as tre, por dhjetëra, qindra, mijëra herë e kam dëgjuar këtë pjesë.

Janë mijëra familje që kanë këtë pasqyrë në shtëpitë e tyre. Sot do dalin në diell, por nëse do ishte shi, as supë në shesh nuk do hanin dot.

Po ç’bëri ajo pjatë më shumë?

Bamirësia nuk është vetëm një ditë apo një javë në vit!

Duhet të kujtohemi për ata njerëz sa herë ulemi përpara tryezës, sa herë shkojmë në market, sa herë shtrihemi për të fjetur gjumë dhe sa herë zgjohemi në mëngjes.

Dikush ju dërgon për të ngrënë, dikush një batanije, dikush një dritare, një derë… Dhe kështu shtëpia u bë… Optimizmi rritet, sëmundjet pakësohen.

Lumturia bëhet reciproke…

Në fund, ne kemi diçka më shume, kemi lumturinë e të  ndarit të gjërave, ndërsa ata kanë shumë më shumë… Kanë një jetë më të mirë dhe njerëz që i përkrahin.

Solidarizohu… Mos u kujto vetëm sot… Kujtohu më shpesh.

Tags: DritatilacetKujtohemishtëpiasupëujivetemvit

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Maqedoni/Kryeprokurori i ri "kalon klasën"

Ngjarjet e rëndësishme të vitit 2017 në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

I rrënuar ekonomikisht dhe pranë vetëvrasjes, Galatasaray i ofron punë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com