E diel, 20 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Të luftojmë kriminalitetin pa rrezikuar liritë

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vrau me thikë në zemër 33-vjeçarin pasi u zunë për rrugën, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë 33-vjeçari, Idajet Dulla. Ai është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...

Nga: Ervis Iljazaj

Le ta marrim të mirëqenë se vullneti i kësaj qeverie për të luftuar pasuritë e krimit dhe krimin e organizuar në përgjithësi është i vërtetë, dhe mos të dyshojmë se ato konferencat për shtyp me police me syze dhe djem të veshur mirë janë vërtetë operacione për luftën kundër krimit dhe jo një show. Përderisa nuk kemi asnjë të dhënë që kjo është një farsë, atëherë po i besojmë vërtetë Edi Ramës dhe qeverisë të tij në këtë fushatë.

Problemi është se mënyra se si luftohet krimi i organizuar ka rëndësi, shumë madje. Pra, kur ndjek një politikë të caktuar, edhe një politikë kundër krimit të organizuar nuk ka rëndësi vetëm rezultati, por edhe mënyra që ndjek për ta arritur atë rezultat. Sidomos në një shoqëri demokratike, ku duhet të vihen në peshore shumë të drejta dhe liri të cilat pa dyshim kanë dhe efekte kolaterale që duhen luftuar.

Dhe në këtë drejtim, ligji anti KÇK është një mënyrë totalisht e gabuar, i cili rrezikon liritë në një shoqëri të hapur dhe demokratike.

Nga shumica e juristëve tashmë pranohet se ky ligj shkel Kushtetutën e Shqipërisë, shkel të drejtën e pronës, si dhe ndarjen e pushteteve kur policisë së shtetit i jepen kompetenca të pushtetit gjyqësor. Në këtë kuptim, është mjaft e rrezikshme që në emër të luftës ndaj krimit të organizuar të shkelim këto liri dhe të drejta të cilat njerzimi i ka fituar me beteja që kanë zgjatur shekuj me radhë.

Si Kryeministri Rama, po ashtu edhe Ministri i Brendshëm Lleshaj shprehin nëpërmjet deklaratave të ndryshme një kritikë të ashpër ndaj kritikëve të këtij operacioni, duke pretenduar se këta njerëz po mbrojnë krimin dhe pasuritë e tyre. Kjo në fakt nuk është aspak e ndershme nga ana e tyre. Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri të mos jetë dakort me luftën kundër kriminalitetit, një nga problemet dhe sëmundjet më të mëdha të shoqërisë shqiptare përgjatë tranzicionit të stërgjatur të saj.

Lexo edhe :   Ekonomia “proteksioniste” shqiptare
Lexo edhe :   Ekonomia “proteksioniste” shqiptare

Çështja është se mënyra se si po bëhet kjo luftë është totalisht e gabuar. Dihet që ku ka liri ka dhe kriminalitet. Vetëm në Korenë e Veriut nuk ekziston krimi i organizuar, apo në regjimin komunist të Shqipërisë. Për një arsye shumë të thjeshtë. Ndalo të gjitha liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe nuk do të ketë kriminalitet. Një nga vendet sot në botë që regjistron numrin më të lartë të veprave penale janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirë po, kjo nuk do të thotë që ai është një shtet jo efikas. Sepse atje, për të luftuar krimin nuk i kanë rënë shkurt, duke shkelur liritë e njeriut. Kjo do të ishte mënyra më e thjeshtë. Demokracia dhe shteti i së drejtës janë regjimet politike më të vështira dhe më të kushtueshme. Sepse garantojnë lirinë, dhe mundohen të luftojnë efektet kolaterale që ajo jep, pa e rrezikuar atë.

Kjo histori është njësoj se ligji antishpifje. Meqë nga liria e fjalë ka shpifje, dhe sigurisht që ka dhe do ketë, atëherë për të luftuar shpifjen ndalojmë lirinë e medias. Kjo nuk është mënyra për të luftuar fenomenet negative që vijnë padyshim si efekte kolaterale të lirisë së njërzve.

Mënyra në një demokraci është lufta ndaj krimit, por pa prekur liritë dhe të drejtat. Në të kundërt, nuk jemi më një regjim demokratik, por një shtet autoritar dhe policor.

Problemi është se kjo filozofi, pra të luftojmë fenomenet negative duke parë vetëm rezultatin dhe jo mënyrën se si bëhen këto beteja, është duke u kthyer në një filozofi tashmë normale me këtë qeveri. Gjë e cila mund të kthehet edhe në mbështetje elektorale, mund të elektrizojë masat dhe t’i kënaqë ato, por vë në rrezik shtetin e së drejtës, lirinë dhe demokracinë e shoqërisë shqiptare. Kjo është rruga më e lehtë, dhe më e dëmshme për të ardhmen e këtij vendi./Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD: Mësuesit po shfrytëzohen si skllevër, qeveria të marrë masa

Eksperti i Arsimit në PD Ndriçim Mehmeti, deklaroi se mësuesit po shfrytëzohen si skllevër dhe se detyrohen të punojnë me 2, 3 dhe 4...

Balla nga asambleja e PS në Belsh: Hapja e listave tashmë është fakt, humbësit të heqin dorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit, në kuadër të takimeve organizative dhe...

“E akuzonte se ka 3-4 dashnore”, flet babai i të riut që tentoi vetëvrasjen në Fier

Lidhur me ngjarjen e djeshme ku Elton Meta ka kanosur me armë familjen e bashkëshortes së tij e më pas ka tentuar të vetëvritet...

Alarmante/ Rriten frikshëm shifrat e infektimeve në Francë

Shifrat në Francë vazhdojnë rritjen alarmante për shkak të koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.498 raste të reja me Covid-19,...

U kap me armë në makinë, Fjolla Morina pranon autorësinë: Kisha harruar të ndërroja çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar autorësinë e armës për të cilën u arrestua ditën e djeshme në doganën e Morinës në Kukës. Ajo ka...