Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Ata kishin ftuar në dasmë familjarë, kolegë e miqtë e tyre të ngushtë. Mes tyre ishte edhe mikesha e Jonidës, Olta Daku, e cila në një intervistë për “Lart e poshtë” është shprehur se do ja prishë dasmën, pasi ishte bërë ‘xheloze’ për miqësinë e Jonidës me Elvanën.
“Unë vërtet jam shoqja e ngushtë e Jonidës, por nuk jam gjysma e saj. Gjysma e saj është Elvana Gjata. E kupton? Të ikën truri fare, do shkoj ta prish tani dasmën”, shprehet me humor Olta.
Çifti i skenës u njohën gjatë xhirimeve të serialit komik, “O Sa Mirë”, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua vetëm disa muaj më parë.
Pasi e bënë publike lidhjen e tyre, ata njoftuan edhe për datën e dasmës, të cilën e bënë në shtator. Këtë ditë të shënuar e zbukuruan me prezencën e tyre yje të njohur të botës së show-bizzit shqiptarë.