Ndërrimi i vitit është një nga festat ku shqiptarët e teprojnë më së shumti me ushqimet, të cilave duhet thënë se nuk u rezistojmë dot, e sidomos me alkoolin.
Por, pas mbarimit të pushimeve dhe kthimit në jetën e përditshme, është e rëndësishme që të pastrojmë trupin nga toksinat.
Për këtë, ju sjellim disa mënyra që ju ndihmojnë të pastroni trupin sa më shpejt.
Detoks me çaj, xhinxher dhe banane
Xhinxheri është luftues natyral i përzierjeve, ndërsa banania ju ndihmon të rikuperoni kaliumin e humbur pas pijes.
Smoothie frutash
Do t’ju ndihmojë të hidratoheni dhe është e pasur me kalium e antioksidantë.
Ushqim i yndyrshëm
Konsumimi i ndonjë hamburgeri ose patateve të skuqura pas pijes do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të reduktojë efektet e dëmshme të alkoolit.
Xhinxher i fermentuar
Përdorimi i lëngut të xhinxherit të fermentuar në një shishe të mbyllur do të reduktojë nivelin e aciditetit të stomakut.
Uthull molle
Një lugë gjelle me uthull molle ju ndihmon të pastroni stomakun nga një natë e mëparshme me pije.
Aktiviteti fizik
Ju mund të kryeni aktivitet fizik në palestër ose të dilni në natyrë. Djersitja, qarkullimi më i mirë i gjakut, vënia në punë e gjithë trupit do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë.