Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Nga: Astrit Patozi

Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që t’i vinin, në mos gradat, të paktën duartrokitjet.

E marr me mend dhe habinë apo hutimin e tij, sidomos në fillim, por jam i sigurt se ai edhe tani është ende i paqartë për arsyet e këtij rrebeshi të furishëm në mes të verës.

Dhe pyetja është se çfarë ka bërë Belindi i shkretë që të meritojë kaq shumë vemendje dhe armiqësi brenda llojit në një kohë kaq të shkurtër, në kushtet e një thatësire politike, kur foltores i nevojitej çdo kuakje bretkose, prej çfarëdo pellgu që të vinte. Sepse mendoj që ajo nuk e ka luksin të zgjedhë në korin përherë e më të rralluar të dishepujve të saj.

Belindi nuk ka dashur apo nuk ka pasur mundësi që të tregojë ndonjë aftësi apo cen të veçantë deri tani, përveç pranimit pa vërtetim të revolucionit paqësor dhe të rikthimit të pluralizmit politik në Shqipëri, si filozofi udhërrëfyese e foltores.

Që do të thotë se nuk e akuzon sot për ndonjë gabim, për të cilin duhet të paguajë faturën, por edhe nuk mund t’i gjesh ndonjë vlerë të veçantë, që ta përfytyrosh qoftë edhe për një çast si udhëheqës të perspektivës.

Të paktën deri tani ai as nuk ka tradhtuar kënd, por ndoshta as i ka mbajtur kujt karrigen në parlament apo diku tjetër para se të ulet. Dhe mbi të gjitha mund të quhet si një politikan të ri, që ndoshta nuk i vjen mbarë të përdorë atë arsenalin e vrazhdë të retorikës politike për kundërshtarin e sidomos për armikun e brendshëm, që është edhe identiteti i formacionit, ku ai bën pjesë që nga fillimi.

Dhe paradoksi është se pikërisht kjo biografi politike gati e panjollë është kthyer në një hall shumë shqetësues për Belind Këlliçin. Sepse normaliteti kthehet në problem të madh, kur i gjithë mjedisi është me dominancë anormale.

Është njësoj si të fusësh murgeshën në një shtëpi publike. Është e sigurt që do ta konsiderojnë në çast si më të përdalën dhe për pasojë edhe më të padëshirueshmen.

Tags: astrit patoziBelind KelliciPD

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore/Mbi 32 mijë maturantë i nënshtrohen testit të lëndës me zgjedhje

Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore/Mbi 32 mijë maturantë i nënshtrohen testit të lëndës me zgjedhje

Rama për median italiane: Brukseli nuk i ka mbajtur premtimet, ngërç i rrezikshëm

Rama për median italiane: Brukseli nuk i ka mbajtur premtimet, ngërç i rrezikshëm

Sharon Stone zbulon se ka humbur 9 fëmijë për shkak të abortit

Sharon Stone zbulon se ka humbur 9 fëmijë për shkak të abortit







JU REKOMANDOJMË

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare, 2 të vdekur dhe 8 të plagosur – mes tyre fëmijë

14:45 | 16/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Lavrov: BE i ka vendosur Serbisë dy ultimatume për integrimin
Kosovo

Lavrov: BE i ka vendosur Serbisë dy ultimatume për integrimin

by mirseda
16:30 | 16/03/2026
0

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka deklaruar se Bashkimi Evropian padyshim dëshiron që Serbia t’i bashkohet...

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

Play Off i Botërorit, 8 shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

16:17 | 16/03/2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk: Ka një kërcënim real që kjo të ndodhë!

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk: Ka një kërcënim real që kjo të ndodhë!

16:01 | 16/03/2026
Media britanike: Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë, mbahet me aparatura

Media britanike: Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë, mbahet me aparatura

15:54 | 16/03/2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

15:47 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com