Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Të dhëna të frikshme/ Shqiptarët, të fiksuar pas celularit. Do shokoheni sa kohë shpenzojnë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Të dhëna të frikshme/ Shqiptarët, të fiksuar pas celularit. Do shokoheni sa kohë shpenzojnë

A e dini se mesatarja e internetit të konsumuar për çdo përdorues aktiv të një numri celular në tremujorin e dytë të këtij viti ishte e barabartë me dërgimin e 3 mijë email-eve apo navigimin pa ndërprerje për 60 orë?

Të dhënat e fundit të AKEP tregojnë se në periudhën prill-qershor të këtij viti, mesatarisht çdo shqiptar konsumoi 2.85 Gigabajt internet, që përkon pikërisht me treguesit e mësipërm, ndërkohë që në rritje ishte edhe sasia e minutave të shpenzuara për të komunikuar nga celulari, si dhe numri i mesazheve.

Në raport me një vit më parë, në tremujorin e dytë të 2018 ka pasur rënie të kohës së komunikimit përmes një aparati celular si dhe të numrit të mesazheve, ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me internetin që është rritur gati 50%.

Sipas AKEP, totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T2 2018 ishte rreth 1.6 miliardë minuta, me një rritje prej 2.1% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 8.4% me T2 2017.

“Sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T2 2018 ishte rreth 15 milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.85 GB internet në muaj në T2 2018, që përbën një rritje me 7.2% në krahasim me T1 2018 dhe një rritje 46.2% krahasuar me T2 2017.

Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T2 2018 ishte: 197 minuta dalëse, 40 SMS dhe 2.85 GB Internet. Krahasuar me T1 2018, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 8.6%, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rritje respektivisht me 6.6% dhe me 7.2%” thuhet në raportin e AKEP ku jepen statistikat për periudhën prill-qershor.

Interesi në rritje për internetin shihet edhe nga mundësimi i tij përmes rrjetit të telefonisë fikse. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T2 2018 arriti në rreth 320 mijë, që përbën një rritje me 2.1% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 14.8% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2017. (Burimi:Monitor)

 

Tags: celularshqiptarette dhenat

TË LIDHURA

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve
Aktualitet

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

11:12 | 15/04/2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn
Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

10:56 | 15/04/2026
Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm
Aktualitet

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Next Post
“Një Zot e di pse, por mijëra djaj bashkë…”, mesazhi i veçantë i të dashurës për Izet Haxhinë

E quajti spiune e prostitutë, e dashura e Izet Haxhisë akuza ‘mikut’ të tij. Ka dy fjalë për Zylfie Haklajn

Zbardhen detajet/ Breshëri automatiku drejt të riut, familja e viktimës ishte e ngujuar

Zbardhen detajet/ Breshëri automatiku drejt të riut, familja e viktimës ishte e ngujuar

Ekzekutohet tek dera e shtëpisë, mori hak për plagosjen e para 6 viteve

Ekzekutohet tek dera e shtëpisë, mori hak për plagosjen e para 6 viteve







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve
Aktualitet

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

by mirseda
11:12 | 15/04/2026
0

Inspektorati i Përgjithshëm ka urdhëruar nisjen e një inspektimi të menjëhershëm në pallatin “Arlis”, pranë zonës së...

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

10:56 | 15/04/2026
Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

Ndotën mjedisin duke djegur kabllo e goma pranë lumit Mat, procedohen 2 persona

10:46 | 15/04/2026
Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

Nis seanca në GJKKO, mungon Veliaj: Përplasje mes avokatit dhe SPAK për njoftimin

10:27 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com