27-vjeçari Indrit Pepa u vra tek dera e shtëpisë që herët në mëngjes, duke larë kështu hakun për plagosjen e para 6 viteve.
Ekzekutimi ka ndodhur në lagjen ‘Zef Hoti’, ku u masakrua nga plumbat i riu Indrit Pepa. Shkak i vrasjes është hakmarrja për një plagosje që Pepa ka kryer 6 vite më parë ndaj autorit, në vitin 2012, të identifikuar si një 49-vjeçar me inicialet A.M.
https://tiranatoday.com/zbardhen-detajet-bresheri-automatiku-drejt-te-riut-familja-e-viktimes-ishte-e-ngujuar/
Viktima prej kohësh jetonte jashtë Shqipërisë, dhe se ishte kthyer kohët e fundit në atdhe. Burimet bëjnë me dije se Indrit Pepa ishte babai i një vajze 4-vjeçare.
Policia njoftoi se autori është shpallur tashmë në kërkim, por ende nuk është kapur. Në njoftim thuhet se i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës.
https://tiranatoday.com/kush-eshte-i-riu-qe-u-vra-me-kallashnikov-debati-qe-pati-dje-me-disa-persona-policia-identifikon-autorin/