Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A do të çojë reforma në drejtësi pas hekurave të korruptuarit?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A do të çojë reforma në drejtësi pas hekurave të korruptuarit?

Nga Redi Shehu/Ka një problem, siç ka një problem me çdo përpjekje reformuese që ndërmerret nga lidershipi politik shqiptar. Problemi është se reformimet, së pari, ndërmerren jo si domosdoshmëri, e cila vjen nga përpjekjet përmirësuese që burojnë së brendshmi, si kërkesë tipike, si shfaqje e jashtme e shqetësimit të brendshëm, si merak për detyrën dhe përgjegjësinë.

Reformat tona, pothuaj në të gjithë lëmenjtë e qeverisjes, janë ndërmarrë të detyruara, të sforcuara, të imponuara nga mekanizma e faktorë ndërkombëtarë, të cilët kanë luajtur vazhdimisht rolin e ndërgjegjes kritike shqiptare, të munguar dhe të pa kuptuar nga të zgjedhurit tanë.

Jo vetëm kaq, por përpjekjet për reformime përmirësuese kanë qenë shpesh të refuzuara nga politika shqiptare, të kamufluara me gjuhën e sofistikuar të tretjes së fajit, diku tej.

Ka mbi dy dekada që situata politike në Shqipëri konfigurohet në raport me veten dhe në raport me zgjedhësit, ekskluzivisht dhe posaçërisht vetëm përmes krizave të njëpasnjëshme, të cilat sendërtohen gati-gati në një rend kronologjik për t’u pasur zili.

Për të mos thënë që kriza dhe shpeshherë skandali kanë qenë mënyrat e vetme për të formatuar dhe riformatuar pushtete në Shqipëri.

Madje, kjo formë është kaq e përhapur, saqë skandali ka riformatuar pushtete edhe të sferës ekonomike, akademike, e shpesh kulturore, te ne.

Pra, me pak fjalë, një shoqëri e mësuar të riformatohet përmes skandalesh, të cilat prodhojnë në formë të vazhdueshme kriza, e ka të pamundur të kuptojë dhe në fund edhe të shijojë atë që quhet stabilitet dhe njëtrajtshmëri e proceseve të veta politike.

Është përmendur gjatë përpjekja për të realizuar Reformën e fundit shqiptare në Drejtësi, e cila qëndronte mes presionit për reformë dhe rrezikut të rënies brenda ciklit të vjetër të gjysmëreformave, që kishin gjithmonë nevojë të reformoheshin.

Ndryshimi kësaj radhe qëndron në angazhimin e faktorit ndërkombëtar, i cili është më i vendosur se kurrë që Reforma të mos transformohet në gjysmëreformë, por në një epokë të re në administrimin e drejtësisë shqiptare, nga ku pritet edhe çlirimi përfundimtar nga prangat e korrupsionit dhe të taksidarëve të drejtësisë.

Kjo, se përpjekjeve reformuese shqiptare, u ka munguar thelbi më i rëndësishëm që ka të bëjë më qëllimin reformues. Çdo veprim apo iniciativë vlerësohet nisur nga qëllimi fillestar i saj.

Në këtë kuptim, edhe gjetja e qëllimit për Reformën në Drejtësi bëhet në raport me indekset e korrupsionit te ne.

Sot, ne jemi të vetëdijshëm se korrupsioni është problemi kryesor në destabilizimin e drejtësisë dhe të konceptit të saj tek ne.

Por ama, ryshfeti nuk është problemi më i madh korruptiv i drejtësisë shqiptare. Korrupsioni i motiveve, i qëllimeve, dhe trafiku i influencave drejtësi-politikë është korrupsioni më i madh dhe më vrastar në sistemin tonë të drejtësisë.

Në fakt, ne, problemin kryesor e kemi me korrupsionin e qëllimeve, prandaj edhe qeverisja nuk prodhon rezultate. Atëherë, gjëja e parë që të vjen në mendje është se e ngutshme te ne, së pari, është reforma e qëllimeve!

Pra, na duhet të reformojmë, së pari, qëllimin tonë, duke u larguar nga korruptimi i tij dhe pastaj t’i vërsulemi Reformës në tërësinë e saj. Çfarë kuptimi do të kishte kjo Reformë dhe çdo reformë, nëse qëllimi nismëtar i saj është i korruptuar dhe i keqdrejtuar që në premisë?

Nuk do të bënim asgjë më shumë se çfarë është bërë këtë çerekshekulli, ku reformimi ishte një rreth vicioz, dalja prej të cilit ka kërkuar kthimin së prapthi të asaj që qe realizuar deri më tani.

Sa herë që gjuha e përfaqësuesve ndërkombëtarë bëhej më konkrete, reale, dhe bile edhe kërcënuese, aq herë nga ana tjetër, gjuha e përfaqësuesve të politikës shqiptare sa vinte dhe anonte nga metafora dhe përhumbja e thelbit konkret të iniciativës së Reformës.

Pra, dy vektorë interesash ndiqnin kahe të kundërta, për faktin se kjo Reformë do të sulmonte folenë e korrupsionit dhe të padrejtësisë në këtë vend, e cila lidhej me qindra fije me politikën dhe sferën e saj të influencës.

Me këtë rast, politika shqiptare, në kufijtë maksimalë të pragmatizmit, mendoi ta shfrytëzonte këtë mundësi për të goditur politikisht dhe për ta shkatërruar fuqinë politike të kundërshtarit pikërisht përmes kleçkave që parashikonte Reforma në Drejtësi.

Një frikë e natyrshme i shoqëron të gjithë në lidhje me këtë Reformë. A mos ndoshta humbja e energjive pa fund në lojërat dhe rrugicat pa krye të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së pushteteve politike në Shqipëri do ta dëmtojë vetë thelbin e kësaj Reforme?

Për sa kohë kërkohet të bëhet një reformë kaq e rëndësishme, brenda të njëjtës godinë të rrënuar dhe me të njëjtët njerëz të komprometuar, atëherë ka një frikë evidente që thelbi i Reformës, i cili konsiston në pastrimin dhe kthimin e drejtësisë reale në këtë vend, të përfundojë në një lojë shahu politik, që për hir të stabilitetit në rajon, të sakrifikojmë edhe kësaj radhe gjëra të rëndësishme të ndërtimit të shtetit të së drejtës në këtë vend.

Nëse kjo është e vlefshme për politikanë që blejnë votën e popullit në një pazar primitiv, çfarë mund të thuhet për një pushtet politik, i cili korrupton në masivitet me anë të blerjes së votës përmes premtimeve elektorale të pambajtura? Kështu, pushteti politik i korruptuar, së pari, ka korruptuar moralin e lirisë në shoqërinë e vet, e për pasojë, edhe moralin e drejtësisë së saj.

Jo rastësisht, gjykatës, të cilët kanë gjykuar çështje të rëndësishme, që kanë pasur të bëjnë me probleme të mëdha politike dhe shoqërore, janë promovuar dhe përkrahur në nivelet më të larta të sistemit të drejtë- sisë.

Ky fakt, por edhe të tjera pa fund në lidhje me favoret e ndërsjella mes politikës dhe administruesve të drejtësisë, tregojnë që të dyja palët gjenden në një ambient komod reciprok, dhe asnjëra prej tyre nuk është realisht e interesuar që të ndryshojë pozicione përmes kulturës së reformimit të thellë dhe të sinqertë.

Prandaj, duhet të shohim se a është vërtet qëllimi që Reforma në Drejtësi të çojë prapa hekurave ata që gjatë gjithë kësaj kohe e kanë kthyer në sistem korrupsionin? Apo Reforma na duhet për të rinegociuar pushtetin mes aleatëve për një balancë te re forcash? Ajo që do të ndodhë me Reformën në Drejtësi varet nga sjellja e faktorëve që e bëjnë reformën të marrë jetë. (Panorama)

Tags: çojëdrejtesihekuravekorruptuaritreforma

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Foto/James Rodriguez ‘flirton’ me femrën më seksi të Kroacisë

Foto/James Rodriguez ‘flirton’ me femrën më seksi të Kroacisë

Greqi/Sherr në gjyq, shqiptarët shajnë gjykatësin

Greqi/Sherr në gjyq, shqiptarët shajnë gjykatësin

Greqi/Sherr në gjyq, shqiptarët shajnë gjykatësin

Kryemadhi harron 21 janarin: S’kemi frikë nga Rama, e rrëzojmë në 27







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com